Mobilizimi i të rinjve dhe i komunitetit për llogaridhënien e zyrtarëve publikë
Donator: Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile
Kohëzgjatja: Prill 2016- Dhjetor 2016
Observatori për të Drejtat e Fëmijëve ka zbatuar projektin “Mobilizimi i rinisë dhe i komunitetit për llogaridhënien e zyrtarëve publikë” përgjatë periudhës Prill 2016- Dhjetor 2016, një nismë e financuar nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile
Qëllimi i projektit ishte rritja e pjesëmarrjes dinamike të të rinjve në mënyrë që të jenë qytetarë aktivë, protagonistë të zhvillimit të tyre. Ky projekt ka ndihmuar dhe mbështetur të rinjtë (18-25 vjeç), për të marrë pjesë në mënyrë aktive në vendimmarrje, në ndërtimin e një komuniteti që i mban zyrtarët publik të përgjegjshëm.
Parandalimi i martesave të hershme
Donator: Fondi Kanadez për Nismat Lokale
Kohëzgjatja: 1 Nëntor 2015- 26 Shkurt 2016
Observatori për të Drejtat e Fëmijëvev ka zbatuar projektin “Parandalimi I martesave të hershme në Shqipëri” përgjatë periudhës 1 Nëntor 2015- 26 Shkurt 2016, një nismë e mbështetur nga Fondi Kanadez për Nismat Lokale.
Qëllimi i projektit ishte adresimi i rritjes së mekanizmave dhe shërbimeve të mbrojtjes së fëmijëve për të arritur në mënyrë efektive, mbështetje dhe referuar rastet e fëmijëve dhe familjeve në situatën e ndjeshmërisë së veçantë në fillim të martesave nën moshë.
Barazia gjinore dhe fuqizimi i gruas - Celësi i suksesit në politikat e ndërmarra - përfshirja e të rinjve
Donator: UNDP, UN Women
Kohëzgjatja: Shtator 2015- Shtator 2016
Observatori për të Drejtat e Fëmijëve është duke zbatuar projektin “Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave- Çelësi i suksesit në politikat e ndërmarra- përfshirja e të rinjve” gjatë periudhës Shtator 2015- Shtator 2016, një iniciativë e mbështetur nga UNDP dhe UN Women.
Qëllimi i projektit është ndikimi në uljen e dhunës në familje dhe në baza gjinore dhe promovimin e barazisë gjinore në 2 fusha të ndryshme në Shqipëri, duke angazhuar burrat dhe djemtë në partneritet me gratë dhe vajzat si aleatë, modele dhe agjentë ndryshimi, duke përfshirë aktorët lokalë si dhe të rinjtë.
"Vepro tani për garantimin e dinjitetit njerëzor, - Forcimi i rolit dhe përgjegjësisë së aktorëve lokalë mbi parandalimin dhe kurimin e dhunës në familje, e cila mund të rezultojë në martesën e hershme të fëmijëve dhe/ ose në prostitucion”
Donator: Fondi Kanadez për Iniciativat Lokale
Kohëzgjatja: 1 Janar 2015- 15 Mars 2015
Observatori për të Drejtat e Fëmijëve ka zbatuar projektin “Vepro tani për garantimin e dinjitetit njerëzor, – Forcimi i rolit dhe përgjegjësisë së aktorëve lokalë mbi parandalimin dhe shërimin e dhunës në familje, e cila mund të rezultojë në martesën e hershme e fëmijëve dhe/ ose në prostitucion” përgjatë periudhës 1 janar 2015- 15 mars 2015, një iniciativë e mbështetur nga Fondi Kanadez për Iniciativat Lokale.
Janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet në përmbushjen e qëllimit kryesor të projektit dhe objektivat e tij.
Qëllimi:
Zhvillimi i një qasje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për të zbatuar të drejtat e fëmijës për parandalimin e dhunës në familje, ‘martesat’ e hershme të fëmijëve dhe trafikimin njerëzor dhe duke sensibilizuar familjen dhe komunitetin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të njeriut, me qëllim kryesor komunitetin Rom.
Qeveria Kanadaze dhe Bankers Petroleum Lëvrojnë 70,000 CAD për familjet e përmbytura
Donator: Qeveria Kanadaze dhe Bankers Petroleum
Entiteti zbatues: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve (ODF)
Qeveria Kanadeze dhe BANKERS Petroleum, në bashkëpunim me “Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve”, mbështesin 145 familje në Komunën Dërmenas (Povelcë dhe Darzezë), duke ofruar ndihmë humanitare sipas nevojave kryesore të evidentuara nga Prefektura e Qarkut Fier dhe konfirmuar në terren, në: dyshekë, batanije, çarçafë dhe jastekë me një vlerë prej 70,000 dollarë kanadezë.
"Forcimi i Shërbimeve të Mirëqenies Sociale të Fëmijëve në nivel Rajonal - RIDE"
Donator: UNICEF – Shqipëri
Entiteti zbatues: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve (ODF)
Roli i Observatorit këtë vit (Maj 2013 – Maj 2014), në bashkëpunim me Njësinë për të Drejtat e Fëmijëve, do të konsistojë në koordinimin dhe hramonizimin e të gjithë strukturave të mirëqënies sociale në nivel rajonal dhe lokal, për t’u siguruar se asnjë fëmijë nuk përjashtohet nga gëzimi i të drejtave të tyre. Kjo inisiativë e re do të ndihmojë në ngritjen e një strukture të integruar dhe koordinuar për mundësimin e përkujdesit social dhe shërbimeve të mbrojtjes sociale, të cilat mungojnë aktualisht – veçanërisht në nivel rajonal/lokal.
"Çdo fëmijë Rom në kopsht: Ndërtimi i rrjeteve të advokimit dhe praktikave të suksesshme të integrimit të fëmijëve Rom"
Donator: UNICEF – Shqipëri
Partnerët në zbatimin e nismës:
Observatori për të Drejtat e Fëmijëve (OCR),
Qendra për të Drejtat e Fëmijëve të Shqipërisë (CRCA);
Shoqata e Grave të Reja Kristiane (YWCA)
Fusha e veprimit: Politikat për zhvillimin e fëmijërisë së hershme dhe përgjegjësia e qeverive lokale.
Policia dhe Komuniteti një bashkëpunim i domosdoshëm për një jetë më të sigurt
Projekti
“Policia dhe Komuniteti një bashkëpunim i domosdoshëm për një jetë më të sigurt”
Donator: Mbështetja Suedeze për MB/Psh mbi Policimin në Komunitet.
Kohëzgjatja: Dhjetor 2013- Janar 2014
Lajmet e fundit
- THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI- EKSPERT LOKAL MBI PRIVATËSINË DHE MBROJTJEN E TË DHËNAVE TË TREGUESVE ME FOKUS FËMIJËT DHE TË RINJTË PËR TU PROPOZUAR PËR RAPORTIN TEMATIK NGA CENSI I POPULLSISË DHE BANESAVE 2023 03/02/2025
- THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI-THIRRJE PËR EKSPERT LOKAL MBI PRIVATËSINË DHE MBROJTJEN E TË DHËNAVE TË INDIKATORËVE TË PANELIT ME STATISTIKA ZYRTARE PËR FËMIJË DHE TË RINJ 03/02/2025
- Kërkesë për Oferta-Prokurim pajisjesh në kuadër të zbatimit të projektit “Reaching the Unreached 2” 19/06/2024
- Ripostim-Terma Reference – Ekspert 25/01/2024
- Terma Reference – Ekspert 10/01/2024