Që kur situata e emigrimit të refugjatëve sirianë është në fokus të mediave ndërkombëtare dhe kombëtare, Shqipëria si të gjitha vendet e Evropës ka qënë pjesë për akomodimin e tyre. Sirianët kanë ardhur në afërsi të kufijve Shqiptarë dhe shteti ynë po pergatitet për të përballuar këtë situatë në mënyra të ndryshme.
Observatori për të Drejtat e Fëmijëve ka ndërtuar kapacitet e saj që të jenë të gatshëm për të trajtuar këtë situatë. Observatori shpreh gatishmërinë e saj për t’u përfshirë në situatën emergjente me stafin e saj në 12 qarqet e Shqipërisë dhe të përfshihen në të gjitha përgatitjet dhe në trajnimet si të urgjencës / vlerësimin e situatës humanitare /monitorimin e të drejtave të njeriut dhe të fëmijëve /situatat humanitare, Observatori ka bërë një hetim të situatës së refugjatëve Sirianë të pasqyruara në median e shkruar kombëtare dhe ndërkombëtare dhe në mediat elektronike. Në këtë material ju mund të gjeni një pasqyrë të situatës së refugjatëve sirianë në lidhje me Shqipërinë.
Faqe nyje e informacionit nga UNICEF mbi krizën e emigrantëve dhe refugjatëve
Observatori per te drejtat e femijeve eshte e pergatitur me rrjetin e tij te stafit dhe vullnetareve per te ofruar mbeshtetjen ndaj nje fluksi te mundshem te emigranteve. Kjo ne menyre per tu perfshire ne monitorimin e te drejtave te femijeve, vleresimit te situatave dhe vleresimit te aksioneve nderhyrese.
Ne vijim, zyra rajonale e UNICEF per Evropen lindore ka vene ne dispozicion nje faqe web informacioni kyc, mbushur me burime dhe lajme lidhur me krizen e emigranteve. Klikoni ketu per te gjetur nje mori te dhenash rreth krizes.