THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI-THIRRJE PËR EKSPERT LOKAL MBI PRIVATËSINË DHE MBROJTJEN E TË DHËNAVE TË INDIKATORËVE TË PANELIT ME STATISTIKA ZYRTARE PËR FËMIJË DHE TË RINJ

Tiranë, më 03 Shkurt 2025
Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve”, në kuadër të zbatimit të projektit “Strengthening Child and Youth Statistics for Policy Impact in Albania” të zbatuar në partneritet me UNICEF në Shqipëri është i interesuar të përfitojë shërbim për ekspertizë nga individë, persona fizik ose juridik.
Titulli i punës: Ekspert lokal mbi privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave të indikatorëve të panelit me statistika zyrtare për fëmijë dhe të rinj – 12 ditë pune

Kohëzgjatja e angazhimit: 20 Shkurt – 31 Mars 2025

Detyrat dhe përgjegjësitë
Në koordinim me Observatorin, si dhe në bashkëpunim me ekspertët lokalë, eksperti do angazhohet në detyrat si vijon:

  • Rishikon tabelat e populluara me të dhëna për vitet 2021-2024.
  • Vlerëson strukturën, përmbajtjen dhe prezantimin e tabelave për të siguruar përputhshmërinë më GDPR dhe mbrojtjen e të dhënave.
  • Identifikon dhe rekomandon metoda për anonimzimin e të dhënave sensitive.
  • Udhëzon ekspertët mbi praktikat e mira për menaxhimin dhe shpërndarjen e sigurt të të dhënave.
  • Dokumenton gjetjet dhe rekomandon përmirësime.

Të interesuarit duhet të jenë të pajisur diplomë universitare ose pasuniversitare në Statistikë, Ekonomiks, Sociologji, Shkenca Shoqërore ose fusha të ngjashme. Dhe të kenë Njohuri të shkëlqyera mbi rregulloren ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave (GDPR, CCPA, etj.).
Eksperiencë në punën me dataset-e sensitive, veçanërisht ato që lidhen me fëmijët dhe të rinjtë

Si të aplikoni?
Individët e interesuar (persona fizikë ose juridikë) janë të ftuar të shprehin interesin e tyre duke dërguar CV-në e tyre fizikisht ose email deri më 17 Shkurt 2025.
Adresa: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjve
Rruga Brigada e VIII, Pall.LID, K.1,Z.1, Tiranë – Shqipëri
Email: hr@observator.org.al

  • Thirrja është e hapur nga 03 Shkurt deri më 17 Shkurt 2025.
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.