Terma Reference – Ekspert
Shpallur me datë: 10 Janar 2024
Deri më: 25 Janar 2024
Titulli/ Lënda: Observatori hap thirrjen për ekspertiza sipas fushave të programeve dhe fton eskperte të shprehin interesin e tyre brenda dt. 25 Janar 2024.
Observatori për të Drejtat e Fëmijve dhe të Rinjve (Observatori) u ngrit si një program i UNICEF (në vitin 2009 ) në Shqipëri, një strukturë e parë e shoqërisë civile për monitorimin e të drejtave të fëmijëve në nivel vendor. Observatori u regjistrua më 30 maj 2013 (vendimi i gjykatës nr. 813), dhe funksionon si një struktura vëzhguese dhe mobilizuese, bazuar në nivel rajonal. Ajo operon me misionin për të garantuar dinjitetin dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve në të gjithë Shqipërinë nëpërmjet vëzhgimit, kërkimit dhe analizës, komunikimit dhe avokimit; duke bashkëpunuar me aktorë/institucione të tjera; dhe duke u angazhuar në fushata ndërgjegjësimi dhe edukimi publik. Observatori është i pranishëm në të gjithë vendin me dymbëdhjetë ekspertë rajonalë (një për çdo rajon të vendit).
Gjatë këtyre 10 viteve të zbatimit të projekteve dhe programeve ne kemi fuqizuar rrjetin tonë në të gjitha rajonet, kemi qenë aktive me programe të ndryshme fuqizimi dhe mobilizimi, kemi bërë më të fortë praninë tonë në shoqërinë shqiptare dhe kemi avancuar bashkëpunimin në rrjet nga niveli kombëtar në atë lokal. Observatori ka zbatuar tashme 80 projekte, duke trajtuar ndër të tjera monitorimin e planeve (kombëtare dhe vendore), strategjitë, zbatimin e ligjeve që synojnë fëmijët dhe familjet me probleme ekonomike dhe të rinjtë jashtë sistemit arsimor apo tregut të punës; Observatori ka zhvilluar plane për ngritjen e kapaciteteve për grupet e synuara me bazë, mbi gjetjet e monitorimit dhe praktikat ndërkombëtare, të prezantuara falë partneritetit të donatorëve.
Observatori është angazhuar për një iniciativë të përbashkët me ministritë e linjës si Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministri i Shtetit për Rininë, njësitë e qeverisjes vendore, si dhe organizata të tjera ndërkombëtare për forcimin e ndërhyrjeve në sisteme dhe ligje, për ofrimin e politikave dhe shërbimeve të qëndrueshme dhe të integruara të mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve.
Për të arritur qëllimin dhe objektivat strategjike, Observatori angazhohet në procese që kërkojnë një ekspertizë të nivelit të lartë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, punës së fëmijëve, trafikimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve, drejtësisë për të miturit, zhvillimit të të rinjve, reduktimit të rrezikut nga fatkeqësitë, arsimit gjithëpërfshirës, qeverisje të mirë dhe decentralizimin e shërbimeve për fëmijët, familjen dhe komunitetet më vulnerabël. Këto procese ndërmerren kryesisht nga ekspertë të jashtëm në mbikëqyrje të ngushtë dhe në bashkëpunim me stafin teknik të Observatori.
Në këtë kuadër Observatori po hap këtë thirrje për shprehje interesi dhe dakortesi angazhimi për ekspertë/konsulentë që do të konkurrojnë për të qenë pjesë e listës së konsulencës se 3 viteve te ardshme (2024-2027), të cilët ofrojnë një sërë shërbimesh në fusha të ndryshme ekspertize siç specifikohet në seksionet më poshtë.
Llojet e ekspertizës/konsulencës së kërkuar:
- Hartimi i modulit të trajnimit
- Ofrimi i trajnimit (fizikisht ose online)
- Vlerësimi i nevojës
- Vlerësimi dhe rishikimi
- Hulumtim dhe analizë
- Hartimi i proceseve (strategji, avokim/lobim, roadmap, etj.)
- Rishikimi ligjor dhe hartimi i akteve ligjore
- Ngritja e Kapaciteteve Institucionale
- Dizajnimi, hartim politikash dhe rekomandimesh për situata të ndryshme të të drejtave të fëmijëve;
- Lektrim apo Lehtësimi i seminareve apo konferencave
- Prodhimi i materialeve promocionale, video, web design, etj
Fushat e kërkuara/të preferuara të ekspertizës jane:
- Arsimi
- Politika dhe mbrojtje sociale
- Të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore
- Qeverisja qendrore dhe vendore
- Shëndeti
- Inovacion
Parimet e punës dhe mbrojtjes së fëmijëve përfshijnë shkurtimisht, por nuk kufizohen në:
- Trajtojini fëmijët me respekt dhe dinjitet;
- Dëgjoni pikëpamjet dhe opinionet e fëmijëve;
- Informoni prindërit/kujdestarët/at ligjorë të fëmijëve dhe merrni një pëlqim me shkrim përpara çdo ndërveprimi me fëmijët (kjo përfshin leje të posaçme me shkrim kur bëhet fjalë për fotografi/video);
- Jini të ndjeshëm ndaj moshës dhe pjekurisë së fëmijës, prejardhjes kulturore dhe normave lokale sociale dhe familjare dhe respektoni ato;
- Visheni në mënyrë të përshtatshme nga ana kulturore;
- Jini gjithmonë në shoqërinë e një të rrituri tjetër (mundësisht prindi/kujdestari ligjor ose mësuesi) kur takoni një fëmijë;
- Mos abuzoni me fëmijët (abuzimi seksual, emocional, psikologjik dhe fizik).
Ekspertet e interesuar, janë të mirëpritur të shprehin intresin dhe gadishmërinë në bashkëpunim me Observatorin, përmes postës elektronike: hr@observator.org.al brenda dt 25 Janar 2024. Mesazhi konfirmues, duhet të ketë minimanisht:
- Fushën/at në të cilin shprehin interesin
- CV
- Dhe cdo dokument tjetër që e vlerësoni të nevojshme.
Ekspertët e përzgjedhur do të njoftohen dhe do të jenë pjesë e listës së ekspertëve për tu kontraktuar nga Observatori sipas kërkesave dhe nevojave në projekte dhe nisma përgjatë 3 viteve të ardhme (Janar 2024 – Janar 2027). Observatori angazhohet për një procedurë transparente, duke ruatjur konfidencialitetin e dhënat përsonale të cdo eksperti/ personi të angazhuar.