Këto 4 vite të bashkëpunimit intensiv dhe të zhvillimit të projektit, ne kemi mbështetur në të gjitha zyrat rajonale të vendit inicimin, draftimin dhe zhvillimin e strategjisë lokale të të drejtave të fëmijëve. Si rezultat i përpjekjeve tona intensive dhe mbështetjes, të drejtat dhe çështjet e fëmijëve sot janë pjesë e agjendës së institucioneve rajonale.
Në anën tjetër, observatorët e fëmijëve, të themeluara në rang qarku si strukturat e shoqërisë civile me mbështetjen e UNICEF-it, si në Shkodër, Elbasan, Korçë dhe Dibër, Kukës, Durrës, Gjirokastër, Vlorë, Tiranë, Lezhë, Fier dhe Berat janë kthyer në struktura monitoruese të të drejtave të fëmijëve duke luajtur kështu një rol kyç. Në rrjedhën e këtyre viteve të zbatimit të projektit, Observatori ka arritur të paraqesë situatën e të drejtave të fëmijëve në nivel kombëtar, nivel qarku, bashkie dhe komune. Observatori ka prodhuar raporte vjetore, që janë përdorur si një nga dokumentet themelore për inicimin e përpilimit të strategjive rajonale për të Drejtat e Fëmijëve (si: Dibër, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Fier, Gjirokastër, Kukës, etj).
Raporti i fundit i Observatorit (që mbulon vitin 2011), bazohet në 6 tema, nga të cilat cdo rajon ka analizuar një temë. Temat për rajon janë :
- Analizimi i treguesve të rinj për të drejtat e fëmijëve, të prezantuar nga Qeveria Shqipëtare ; Rajonet: Dibër , Berat;
- Buxhetimi për Fëmijët,- viti 2011; Rajonet Fier dhe Tiranë;
- Situata e të drejtave të Fëmijëve, fokusuar te fëmijët me nevoja të vecanta, – viti 2011; Rajonet Gjirokastër, Korçë dhe Elbasan;
- Varfëria dhe Fëmijët – viti 2011; Rajonet: Lezhë dhe Kukës;
- Fëmijët jashtë kujdesit prindëror- viti 2011; Rajonet : Vlorë dhe Durrës;
- Situata e fëmijëve Romë – viti 2011; Rajonet: Shkodër.
Një qasje strategjike drejt mirëqenies së fëmijëve duhet të thellohet dhe më shumë se marrëveshjet normative, politikave të ndjeshme për fëmijë, ngritjen e kapaciteteve të aktorëve të qeverisjes në lidhje me garantimin e të drejtave të fëmijëve, etj, – të cilat jo gjithmonë shfaqin paragjykimet e natyrshme rreth të drejtave të fëmijëve brenda sistemit. Qeverisje e mirë për fëmijët duhet gjithashtu të na drejtojë te shkaqet e mungesës së përgjegjësisë së sektorit publik kundrejt fëmijëve. Vendi për të kontrolluar cilësinë e qeverisjes së mirë nga perspektiva e fëmijëve është në pikat e kontaktit midis fëmijëve dhe shtetit. Është pikërisht niveli rajonal dhe lokal, vendi ku fëmijët kanë zakonisht akses të vazhdueshëm në përgjigjen e shtetit ndaj garantimin ose përjashtimit të fëmijëve, ku faktorët që kufizojnë mirëqenien e fëmijëve dhe pjesëmarrjen në ambientin social mund të bëhen më të dukshme dhe të adresuara me lehtë.
Roli kryesor dhe efektiviteti i çdo zyre të observatorit në rrethe, të njohur përmes këtyre 5 viteve të angazhimeve intensive dhe profesionale, janë të përmbledhura më poshtë:
- Forcimi i observatorëve në 12 rrethe, duke i kushtuar vëmendje të veçantë krijimit të urave të komunikimit me NJDF-të dhe NJMF-të ku ata ekzistojnë.
- Forcimi i lidhjeve ekzistuese dhe bashkëpunim me të gjithë aktorët në nivel lokal.
- Përfshirja dhe fuqizimi i aktorëve lokal në proces nëpërmjet informimit dhe motivimi i tyre për të ndërmarrë rolin e organizatave monitoruese në mënyrë që të sigurojnë zbatimin e duhur të të drejtave të fëmijëve nga ana e institucioneve qeveritare përmes këtyre aktiviteteve: diskutime të hapura, tryeza të rrumbullakëta, takime dhe seminare me aktorët rajonale;
- Mbështetja në implemenimin e të drejtave të fëmijës në nivel rrethi duke ndarë gjetjet e raporteve të Observatorit dhe rekomandimeve të rezultateve të kërkimeve në nivel komune dhe bashkie.
- Afrimit të problemeve të fëmijëve dhe familjeve të tyre në këtë fushë duke bërë hulumtime në lidhje me çështjet kyçe të të drejtave të fëmijëve; Ky angazhim i jep një kontakt të drejtpërdrejtë dhe mesazhin e vetë fëmijëve, prindërve dhe profesionistëve të tjerë në nivel komunitar;
- Vazhdon rinovimin e faqes kombëtare së web site-it të Observatorit qendror duke siguruar akses falas për fëmijët të rinjtë dhe aktorë të tjerë të interesuar.
- Observatorët në bashkëpunim të ngushtë me Njësitë e Mbrojtjes së të drejtave të Fëmijëve në nivelin lokal duhet të tërheqin vëmendjen e politik- bërësve për domosdoshmërinë e përfshirjes së të drejtave të fëmijëve në politikat e tyre dhe strategjitë rajonale duke siguruar dhe buxhetimin përkatës gjithashtu.
- ACA/ Observatorët , si pjesë e mekanizmave institucionalë duhet të konsiderohen si bërthamë e zhvillimit social; çdo zyrë dhe ekspert i Observatorit në nivel qarku duhet të bëjë përpjekjet e tij të vazhdueshme për të zbuluar mënyra të reja efektive për misionin tonë.
- Hartëzimi i situatës së të drejtave të fëmijëve (përfshirë varfërinë e fëmijëve, Fëmijët aftësi të kufizuara, fëmijët jashtë kujdesit prindëror ,fëmijët romë, buxhetimi për fëmijë dhe analiza e 80 treguesve të rinj , të prezantuara në VKM)