Projekti
“Policia dhe Komuniteti një bashkëpunim i domosdoshëm për një jetë më të sigurt”
Donator: Mbështetja Suedeze për MB/Psh mbi Policimin në Komunitet.
Kohëzgjatja: Dhjetor 2013- Janar 2014
Observatorët për të drejtat e fëmijëve në Qarkun Shkodër dhe Korçë përgjatë periudhës Dhjetor 2013 – Janar 2014 zbatuan projektet respektive “Policia dhe Komuniteti një Bashkëpunim i domosdoshëm për një jetë më të sigurt” financuar nga Mbështetja Suedeze për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit mbi Policimin në komunitet.
Të gjitha aktivitetet e ndërmarra ishin në përmbushje të Qëllimit kryesor të projektit dhe Objektivave të tij si më poshtë:
Qëllimi:
Krijimi i një rrjeti lokal me mandat përmisimin e komunikimit dhe zgjidhjen e problemeve sociale ne komunitet.
Objektivat:
a. Krijimi i një rrjeti të përhershëm komunikimi midis policisë, komunitetit dhe pushtetit vendor;
b. Informimi i komuniteteve, veçanërisht të rinjve mbi objektivat e Policimit në komunitet si një shërbim komunitar.
c. Rritja e informacionit dhe aksesit të komuniteteve ndaj shërbimeve të policisë.
Të gjitha aktivitetet e ndërmarra në Qarkun Korçë e Shkodër synonin të ndërhynin në disa aspekte të rëndësishme si: krijimin e një Policie moderne dhe efektive; gjetjen e mënyrave të reja krijuese; vendosjen e raporteve të bashkëpunimit ndërmjet Policisë dhe komunitetit; edukimin dhe inkurajimin e qytetarëve se Policia është burim që ato mund ta përdorin në ndihmë të tyre për të zgjidhur problemet si dhe rritjen e besimit tek figura e oficerit të Policisë.
Disa nga aktivitetet kryesore që u realizuan:
– U ngritën respektivisht 3 grupe komunitare në Bashkinë Shkodër e Vau të Dejës dhe gjithashtu 3 grupe komunitare në Bashkinë Korcë e Pogradec.
– U realizua trajnimi i punonjësve të Policisë së Shtetit dhe administratorëve të Rajoneve administrative në Shkodër e Vau i Dejës mbi Mbrojtjen e fëmijëve, mekanizmin referues dhe fenomenet negative që përballen sot të rinjtë.
– Trajnimi i grupeve komunitare (në përbërje të cilëve nëna, baballarë, të rinj) mbi Policimin në Komunitet si një shërbim komunitar në Bashkinë Shkodër; Korçë; Vau i Dejës e Pogradec.
– Të rinjtë e trajnuar shpërndanë informacionin mbi Policimin në Komunitet të ndihmuar nga inspektori i Policisë dhe kryetari i Rajonit respektivisht në shkollat : Mati
– Logoreci, Oso Kuka në Bashkinë Shkodër e shkolla e Mesme e Bashkuar në Vau të Dejes; Shkollat “ Naim Frashëri”, “Asdreni” e Gjimnazi i Gjuhëve të Huaja në Korçë.
– Ndërtimi i 3 këndeve informative në shkollat e Bashkisë Shkodër e Vau i Dejës.
– Sesion informues mbi Policimin ne Komunitet me grupe të margjinalizuara – përfitues të shërbimeve të SOS Fshatrat e Fëmijëve, Programi i Fuqizimit të familjes,Shkodër.
– Sesion informues mbi Policimin ne Komunitet me grupe te margjinalizuara- Romë Egjiptianë – përfitues të shërbimeve të Korçës.
– Takim me të rinjtë e Universitetit Fan Nolin në Korçë.
– Trajnim e sensibilizim i Studentëve të Fakultetit të Shkencave Humane Korçë.
– Workshop finalizues të projektit në Shkodër e Korçë.
– Aktivitet ndërgjegjësues në Pedonalen e qytetit Korçë.
– Kronika ne media me qellim shpërndarjen e informacionit në media në Shkodër e Korçë.
Aspekte për tu adresuar/Rekomandime
- Çështja e sigurisë në shkolla dhe në afërsi të tyre (vendosje e sinjalistikës rrugore, vijëzime të bardha, tabela sinjalizuese për praninë e shkollës; siguria e nxënësve).
- Patrullime me të shpeshta të Policisë së Shtetit në afërsi të shkollave dhe në komunitet.
- Procedura më të thjeshtëzuara në format dhe kohë lidhur denoncimet e rasteve nga komuniteti.
- Konsultime me oficerët e Policisë së Shtetit mund të bëhen edhe në të njëjtën zyre me atë të Rajonit administrativ. Mungesa e infrastrukturës.
- Fuqizimi i Mekanizmit referues dhe bashkëpunues nga komuniteti me qëllim parandalimin e fenomeneve.
- Fuqizimi i Qeverive te Nxënësve dhe parlamentit Rinor për të referuar rastet problematike.
- Përçimi i praktikave/ modeleve pozitive.