Donator: UNDP, UN Women

Kohëzgjatja: Shtator 2015- Shtator 2016

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve është duke zbatuar projektin “Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave- Çelësi i suksesit në politikat e ndërmarra- përfshirja e të rinjve” gjatë periudhës Shtator 2015- Shtator 2016, një iniciativë e mbështetur nga UNDP dhe UN Women.

Qëllimi i projektit është ndikimi në uljen e dhunës në familje dhe në baza gjinore dhe promovimin e barazisë gjinore në 2 fusha të ndryshme në Shqipëri, duke angazhuar burrat dhe djemtë në partneritet me gratë dhe vajzat si aleatë, modele dhe agjentë ndryshimi, duke përfshirë aktorët lokalë si dhe të rinjtë.

Objektivat:

  • Të përfshihen aktorët lokalë në fushatë për reduktimin e dhunës me bazë gjinore dhe promovimin e barazisë gjinore në Shqipëri;
  • Të inkurajohen dhe mobilizohen të rinjtë si agjentë promovues për advokimin në reduktimin e dhunës me bazë gjinore dhe promovimin e barazisë gjinore.

Disa nga aktivitetet kryesore të nismës janë:

  • Tryeza të rrumbullakta me zyrtarët publikë
  • Publikimi i materialeve promocionale
  • Rregjistrimi i videove “portokalli”
  • Mbështetje e medias
  • Raportim i të gjitha aktiviteteve
  • Raport ilustrues me histori, foto dhe raste të mbledhura
  • Krijimi I 2 grupeve me vajza dhe djem të rinj nga shkollat dhe qendat sociale
  • Trajnimi i anëtarëve të klubit të të rinjve
  • Fushata portokalli e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës
  • Ekspozitë portokalli