Donator: Fondi Kanadez për Nismat Lokale

Duration: 1 Nëntor 2015- 26 Shkurt 2016

Observatori për të Drejtat e Fëmijëvev ka zbatuar projektin “Parandalimi I martesave të hershme në Shqipëri” përgjatë periudhës 1 Nëntor 2015- 26 Shkurt 2016, një nismë e mbështetur nga Fondi Kanadez për Nismat Lokale.

 Qëllimi i projektit ishte adresimi i rritjes së mekanizmave dhe shërbimeve të mbrojtjes së fëmijëve për të arritur në mënyrë efektive, mbështetje dhe referuar rastet e fëmijëve dhe familjeve në situatën e ndjeshmërisë së veçantë në fillim të martesave nën moshë.

Objektivat:

  • Të rritet ndërgjegjësimi i publikut në lidhje me fenomenin e martesave nën moshë duke u fokusuar në fuqizimin e vajzave të reja dhe duke mobilizuar familjet dhe komunitetet në të gjitha rajonet e vendit.
  • Të identifikohet dhe monitorohet fenomeni i martesës nën moshë në të gjitha rajonet e Shqipërisë, dhe duke u përqëndruar kryesisht në zonat sub urbane dhe në zhvillim.
  • Të shpërndahen gjetjet e projektit dhe gjithë procesit të përfshirë në të, me të gjitha palët e interesuara lokale dhe qendrore të cilët kanë kontribuar gjatë gjithë procesit të implementimit të projektit.

Disa nga aktivitetet kryesore që janë realizuar janë:

  • Takime informative për të informuar publikun e gjerë në lidhje me shkaqet dhe pasojat e martesave nën moshë, dhe do të organizohen me të gjitha palët e interesuara lokale dhe angazhimit të prindërve, burrave, djemve dhe anëtarë të tjerë të komunitetit.
  • Materiale promocionale.
  • Vlerësimi dhe dokumentimi i mekanizmave aktuale funksionale që punojnë mbi mbrojtjen e fëmijëve (ligj, akte nënligjore, marrëveshje, protokolle, etj).
  • Takime konsultative me përfaqësues të institucioneve publike qendrore dhe lokale nga arsimi, shëndetësia, policia, drejtësia, kujdesi i nënës, etj, në mënyrë që të ndahet informacioni/ përvoja/ praktikat dhe shpërndahen njohuritë me drejtuesit dhe vendimmarrësit, në lidhje me fenomenin e martesave nën moshë.
  • Hartimi i metodologjisë studimore.
  • Konferencë Kombëtare.