THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI- EKSPERT LOKAL MBI PRIVATËSINË DHE MBROJTJEN E TË DHËNAVE TË TREGUESVE ME FOKUS FËMIJËT DHE TË RINJTË PËR TU PROPOZUAR PËR RAPORTIN TEMATIK NGA CENSI I POPULLSISË DHE BANESAVE 2023

Tiranë, më 03 Shkurt 2025
Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve”, në kuadër të zbatimit të projektit “Strengthening Child and Youth Statistics for Policy Impact in Albania”të zbatuar në partneritet me UNICEF në Shqipëri është i interesuar të përfitojë shërbim për ekspertizë nga individë, persona fizik ose juridik.
Titulli i punës: Ekspert lokal mbi privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave të treguesve me fokus fëmijët dhe të rinjtë për tu propozuar për raportin tematik nga Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023– 12 ditë pune

Kohëzgjatja e angazhimit: 20 Shkurt – 31 Mars 2025

Detyrat dhe përgjegjësitë

Në koordinim me Observatorin, si dhe në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë dhe kombëtarë të përzgjedhur për zhillimin e listës së treguesve dhe planeve të tabulimit, eksperti do angazhohet në detyrat si vijon:

  • Rishikon tableat e gjeneruara nga baza e të dhënave të censit me tregues për fëmijë dhe të rinj.
  • Vlerëson strukturën, përmbajtjen dhe prezantimin e tabelave për të siguruar përputhshmërinë më GDPR dhe mbrojtjen e të dhënave.
  • Identifikon dhe rekomandon metoda për anonimzimin e të dhënave sensitive.
  • Udhëzon ekspertët mbi praktikat e mira për menaxhimin dhe shpërndarjen e sigurt të të dhënave.
  • Dokumenton gjetjet dhe rekomandon përmirësime.
  • Bashkëpunon me ekspertët lokale dhe ndërkombëtarë për adresimin e çështjeve dhe shqetësimeve mbi mbrojtjen e të dhënave dhe për të siguruar përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Të interesuarit duhet të ketë një diplomë universitare ose pasuniversitare në Statistikë, Ekonomiks, Sociologji, Shkenca Shoqërore ose një fushë të ngjashme. Duhet të zotërojë njohuri të shkëlqyera mbi kornizën ligjore dhe rregulloret ndërkombëtare si GDPR, CCPA, si dhe të ketë të paktën 3 vjet përvojë pune në fushën e privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave në Shqipëri.
Eksperienca në punën me dataset-e sensitive, veçanërisht ato që lidhen me fëmijët dhe të rinjtë, është e preferueshme. Gjithashtu, kandidati duhet të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi, përfshirë dokumentimin dhe prezantimin e gjetjeve, si dhe njohuri të avancuara të gjuhës angleze.

Si të aplikoni?
Individët e interesuar (persona fizikë ose juridikë) janë të ftuar të shprehin interesin e tyre duke dërguar CV-në e tyre fizikisht ose email deri më 17 Shkurt 2025.
Adresa: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjve
Rruga Brigada e VIII, Pall.LID, K.1, Z.1, Tiranë – Shqipëri
Email: hr@observator.org.al

  •  Thirrja është e hapur nga 03 Shkurt deri më 17 Shkurt 2025.
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.