Donator: Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Kohëzgjatja: Prill 2016- Dhjetor 2016

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve ka zbatuar projektin “Mobilizimi i rinisë dhe i komunitetit për llogaridhënien e zyrtarëve publikë” përgjatë periudhës Prill 2016- Dhjetor 2016, një nismë e financuar nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile

Qëllimi i projektit ishte rritja e pjesëmarrjes dinamike të të rinjve në mënyrë që të jenë qytetarë aktivë, protagonistë të zhvillimit të tyre. Ky projekt ka ndihmuar dhe mbështetur të rinjtë (18-25 vjeç), për të marrë pjesë në mënyrë aktive në vendimmarrje, në ndërtimin e një komuniteti që i mban zyrtarët publik të përgjegjshëm.

Objektivat:

  • Të informohen dhe sensibilizohen të rinjtë për pjesëmarrje aktive qytetare në vendimmarrje;
  • Të inkurajohet debati politik dhe dialogu publik ndërmjet kandidatëve për kryetar të njësive vendore dhe grupeve të të rinjve;
  • Të matet perceptimi i të rinjve për rolin dhe ndikimin në prioritetet e strategjisë politike të kandidatit të përzgjedhur;
  • Të monitorohet programi dhe përgjegjësia e kryetarëve të zgjedhur, nëse nevojat dhe prioritetet e përmendura nga të rinjtë dhe të premtuara nga kryetari i zgjedhur (gjatë fushatës elektorale) janë të përfshira në prioritetet e politikës së tyre lokale.

Disa nga aktivitetet kryesore që janë realizuar janë:

  • Identifikimi i të rinjve të moshës 18- 25 vjeç, të cilët do të jenë pjesë e proçesit të votimit në zonat përkatëse
  • Zhvillimi i metodologjisë
  • Trajnime informative dhe ndërgjegjësuese për të rinjtë
  • Dëgjime publike
  • Ndarja e platformave politike në interes të të rinjve
  • Matja e perceptimeve të të rinjve të trajnuar mbi ndikimin që ky proçes ka patur në pjesëmarrjen e tyre në votim
  • Llogaridhënia, transparenca dhe ndarja e prioriteteve të strategjive politike të kandidatëve fitues
  • Raport