“Procedurë prokurimi për kontraktimin e shërbimeve të ekspertizës së jashtme për zbatimin e aktiviteteve të projektit “RISTOR – Rural Innovation Centres for Sustainable and Inclusive Tourism”

KËRKESË PËR OFERTA

 

Titulli: “Procedurë prokurimi për kontraktimin e shërbimeve të ekspertizës së jashtme për zbatimin e aktiviteteve të projektit “RISTOR – Rural Innovation Centres for Sustainable and Inclusive Tourism”

Programi Interreg VI-A IPA Greqi – Shqipëri 2021–2027

Autoriteti Kontraktor:

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve

Data e publikimit: 27/ 02/ 2026

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave: 03/ 04/ 2026, ora 17:00

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve (“Observatori”) është një organizatë jofitimprurëse e themeluar në vitin 2013, e cila punon për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe mirëqenies së fëmijëve dhe të rinjve përmes kërkimit shkencor, analizës së politikave, advokimit, ngritjes së kapaciteteve, si dhe bashkëpunimit me institucionet publike dhe aktorët kryesorë.

Kjo procedurë prokurimi zbatohet në kuadër të projektit “Rural Innovation Centers for Sustainable and Inclusive Tourism (RISTOR)”, i cili është miratuar për zbatim në kuadër të Thirrjes së Parë për Propozime për Projekte të Përbashkëta të Programit të Bashkëpunimit INTERREG (VI-A) IPA CBC “Greece–Albania 2021–2027”, nën Aksin Prioritar 3, Objektivi Specifik RSO4.

  1. QËLLIMI

Observatori në kuadër të zbatimit të projektit RISTOR, fton subjekte juridike (kompani/organizata) dhe persona fizikë të regjistruar që ofrojnë shërbime profesionale dhe disponojnë një NIPT aktiv, të paraqesin ofertat e tyre për kontraktimin e shërbimeve të ekspertizës së jashtme për zbatimin e aktiviteteve të projektit RISTOR.

“Kjo procedurë prokurimi zhvillohet në përputhje me rregullat e përcaktuara në Interreg VI-A IPA Greece–Albania 2021–2027 Programme Manual (Kapitulli: Zbatimi i Projektit – Prokurimi Publik), me parimet përkatëse të Bashkimit Evropian dhe ato kombëtare për prokurimin publik, si dhe me rregullat e brendshme të menaxhimit financiar të Observatorit.”

  1. STRUKTURA E LOT-EVE

Kjo procedurë zhvillohet me:

  • LOT 1 – Ekspert i jashtëm për menaxhim dhe koordinim të projektit (D.1.2) – Buxheti indikativ: 4,000 EUR
  • LOT 2 – Ekspertë për hartimin e analizës së aktorëve dhe analizës së tregut për turizëm të qëndrueshëm (rajoni Korçë) (D.4.1 & D.4.2) – Buxheti indikativ: 16,200 EUR
  • LOT 3 – Hartim dhe zbatim i programit të trajnimit për turizëm të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës (D.4.5 & D.5.2) – Buxheti indikativ: 11,300 EUR
  • LOT 4 – Zhvillim i modeleve të biznesit dhe planit lokal të veprimit (D.4.3 & D.5.1) – Buxheti indikativ: 9,000 EUR
  • LOT 5 – Shërbime ekspertize për evente rrjetëzimi dhe mbështetje për platformën e turizmit (D.5.3 & D.5.4) – Buxheti indikativ: 12,900 EUR
  1. PJESËMARRJA NË LOT-E

Në këtë procedurë mund të aplikojnë subjekte juridike (kompani/organizata) dhe persona fizikë të regjistruar që ofrojnë shërbime profesionale dhe disponojnë një NIPT aktiv. Të interesuarit mund të paraqesin ofertë:

  • për një (1) LOT,
  • për më shumë se një LOT, ose
  • për të gjithë LOT-et,

me kusht që të përmbushin kriteret e kualifikimit dhe kërkesat teknike të përcaktuara për secilin LOT për të cilin aplikojnë.

Çdo LOT do të vlerësohet në mënyrë të pavarur. Për secilin LOT mund të lidhet një kontratë e veçantë.

Autoriteti Kontraktor rezervon të drejtën të shpallë fitues të ndryshëm për LOT-e të ndryshme ose të akordojë më shumë se një LOT të njëjtit ofertues, nëse ai përmbush kriteret dhe renditet i pari në vlerësimin përkatës.

  1. KËRKESA TË DETYRUESHME PËR APLIKIMIN NË MË SHUMË SE NJË LOT

Për çdo LOT për të cilin aplikon, ofertuesi duhet të paraqesë dokumentacion teknik dhe financiar të plotë, të ndarë qartazi dhe të identifikuar specifikisht për secilin LOT.

Mosparaqitja e dokumentacionit të ndarë për secilin LOT mund të çojë në skualifikimin e ofertës për LOT-in përkatës.

Kapaciteti teknik dhe financiar do të vlerësohet veçmas për secilin LOT për të cilin paraqitet ofertë.

  1. SPECIFIKIMET DHE TERMAT E REFERENCËS

Specifikimet e detajuara për secilin LOT përfshihen në Termat e Referencës (ToR), të cilat janë pjesë integrale e kësaj Thirrjeje (Aneks C).

  1. BURIMI I FINANCIMIT

Kjo procedurë prokurimi zbatohet në kuadër të projektit “Rural Innovation Centers for Sustainable and Inclusive Tourism (RISTOR)”, i cili është miratuar për zbatim në kuadër të Thirrjes së Parë për Propozime për Projekte të Përbashkëta të Programit të Bashkëpunimit INTERREG (VI-A) IPA CBC “Greece–Albania 2021–2027”, nën Aksin Prioritar 3, Objektivi Specifik RSO4.

  1. GJUHA

Gjuha e punës për këtë procedurë prokurimi është shqip, megjithatë nuk ka nevojë të përktheni në shqip çdo çertifikim të marrë nga Institucionet Qeveritare dhe kontratat/ çertifikimet / referencat e marra nga palët e treta në anglisht.

  1. DOKUMENTET QË DUHET TË PARAQESË OFERTUESI

Dokumentet që duhet të paraqesë ofertuesi janë:

  1. Përshkrim i shkurtër i Propozimit Teknik/ Metodologjik për LOT-in, duke përfshirë qasjen metodologjike, aktivitetet kryesore, rezultatet e pritshme.
  2. Oferta financiare e detajuar (kostot për orë/ditë pune), brenda buxhetit maksimal të LOT-it.
  3. Dokumenti i Regjistrimit Ligjor
    • Për kompanitë: Ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Biznesit ose ekuivalente, që konfirmon statusin ligjor dhe fushën e veprimtarisë në lidhje me këtë procedurë prokurimi.
    • Për ekspertët individualë: Dokument që vërteton regjistrimin si person fizik i regjistruar me NIPT për ofrimin e shërbimeve profesionale.
  4. Deklaratë mbi Gjendjen Ligjore e nënshkruar nga ofertuesi (jo më e vjetër se 3 muaj) që konfirmon se:
    • nuk është në falimentim ose likuidim;
    • nuk është subjekt i procedurave gjyqësore që mund të ndikojnë në realizimin e kontratës;
    • nuk është dënuar për shkelje profesionale.
  5. Vërtetim për Shlyerjen e Detyrimeve Tatimore dhe të Sigurimeve Shoqërore, i lëshuar nga Drejtoria e Tatimeve, që konfirmon se aplikanti nuk ka detyrime të papaguara.
  6. Minimalisht 1 referencë/kontratë e ngjashme e përfunduar (ose vërtetim)/ raport/produkt i ngjashëm
  7. CV e ekspertit(ëve) që dëshmon përvojën profesionale dhe ekspertizën në fushën përkatëse.
  8. Deklaratat e Ofertuesit:
  1. DORËZIMI I OFERTAVE

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është: 03 Prill 2026, ora 17:00. Ofertat e paraqitura pas këtij afati nuk do të merren në konsideratë. Operatorët ekonomikë ose ekspertët individualë të interesuar duhet të dorëzojnë ofertën e tyre së bashku me të gjithë dokumentacionin e kërkuar në zarf të mbyllur ose nëpërmjet email.

Dorëzimi i ofertave dorazi, ose me postë duhet të bëhet në adresën e mëposhtme:

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve

Rruga “Brigada e VIII”

Pall. LID, Kati 1, Zyra 1

Tiranë, Shqipëri

Oferta Financiare dhe dokumentacioni tjeter teknik/kualifikues duhet te jene te ndara ne zarfe te vecanta.

Zarfi duhet:

  • Të mbajë emrin, numrin e idenfikimit (NIPT) dhe adresën e ofertuesit;
  • T‘i adresohet Observatorit në adresën e përshkruar më lart;
  • Të ketë të shënuar titullin e tenderit – Procedurë prokurimi për kontraktimin e shërbimeve të ekspertizës së jashtme për zbatimin e aktiviteteve të projektit “RISTOR – Rural Innovation Centres for Sustainable and Inclusive Tourism;
  • Të ketë të shënuar numrin e Lotit për të cilin po aplikon;
  • Të ketë të shënuar në krye të zarfit njoftimin “Të mos hapet para kohës dhe datës së hapjes së Ofertave”

Dorëzimi i ofertave me email duhet të bëhet në postën elektronike: hr@observator.org.al

Oferta Financiare dhe dokumentacioni tjeter teknik/kualifikues duhet te jene te ndara ne emaile te vecanta.

Titulli i email duhet të:

  • Të mbajë emrin, numrin e idenfikimit (NIPT);
  • Të ketë të shënuar titullin e tenderit – Procedurë prokurimi për kontraktimin e shërbimeve të ekspertizës së jashtme për zbatimin e aktiviteteve të projektit “RISTOR – Rural Innovation Centres for Sustainable and Inclusive Tourism;
  • Të ketë të shënuar numrin e Lotit për të cilin po aplikon;
  • Të ketë specifikuar Dokumenta Teknike apo Ofertë Financiare
  1. VLERËSIMI I OFERTAVE

Vlerësimi do të kryhet në dy faza: vlerësim teknik dhe vlerësim financiar.

Kontrata do të akordohet bazuar në renditjen përfundimtare të ofertave të kualifikuara për secilin LOT.

  • Vlerësimi Teknik

Ofertat do të vlerësohen fillimisht për përputhshmërinë e tyre teknike, duke vlerësuar kapacitetin e ofertuesit për të realizuar me sukses furnizimin e pajisjeve të kërkuara në përputhje me specifikimet teknike.

10.2     Vlerësimi financiar

Vlerësimi financiar pason vlerësimin teknik dhe bazohet në çmimin e ofertës. Kriteri i kostos vlerësohet duke i dhënë ofertës më të ulët të kualifikuar vendin e parë në renditje e kështu me radhë deri tek oferta më e lartë ekonomike qe do te zërë vendin e fundit në renditje.

  • Shpallja e Fituesit të Kontratës

Kontrata do të akordohet mbi bazën e renditjes përfundimtare të ofertave të kualifikuara, në përputhje me kriteret e vlerësimit të përcaktuara në dokumentacionin e tenderit. Ofertuesi fitues do të njoftohet me shkrim dhe mund t’i kërkohet të paraqesë dokumentet origjinale për verifikim.

  • INFORMACION SHTESË
  • Të gjitha dokumentet e tenderit duhet të plotësohen plotësisht, në mënyrë që të shmanget skualifikimi.
  • Ofertat duhet të përgatiten në përputhje të plotë me dokumentacionin e tenderit.
  • Asnjë ofertues nuk lejohet të ndryshojë apo të modifikojë kushtet dhe termat e përcaktuara në dokumentet origjinale të tenderit.
  • Kërkesat për sqarime duhet të paraqiten me shkrim jo më vonë se tre (3) ditë pune përpara afatit të dorëzimit të ofertave.
  • Kërkesat për sqarime mund të dërgohen në adresën e mëposhtme:

📧 info@observator.org.al

  • Përgjigjet do të jepen brenda dy (2) ditëve pune nga momenti i marrjes së kërkesës

 

  • MASHTRIMI DHE KORRUPSIONI

Observatori kërkon që aplikantët të respektojnë standardet më të larta të etikës gjatë prokurimit dhe ekzekutimit të kontratave. Në ndjekje të një politike të tillë, Observatori përcakton për qëllimin e kësaj dispozite, termat e përcaktuara më poshtë:

  1. “Praktikë korruptive” nënkupton Ofertimin, dhënien, marrjen ose kërkimin e çfarëdo vlere për të ndikuar veprimin e një zyrtari publik në procesin e prokurimit ose në ekzekutimin e kontratës.
  2. “Praktika mashtruese” do të thotë një keqpërfaqësim i fakteve me qëllim të ndikimit të një procesi të prokurimit ose ekzekutimit të një kontrate në dëm të Observatorit dhe përfshin praktikat sekrete të marrëveshjeve të paligjshme midis tenderuesve (para ose pas paraqitjes së ofertës) të dizajnuara për të vendosur çmimet e ofertës në nivele artificiale, jo konkurruese dhe të privojë huamarrësin nga përfitimet e konkurrencës së lirë dhe të hapur.

Observatori do të refuzojë një propozim nëse përcakton që Ofertuesi është angazhuar në praktika korruptive ose mashtruese në konkurrencën e kontratës. Observatori gjithashtu do të deklarojë një firmë të papërshtatshme për dhënien e një kontrate, ose në një kohë të pacaktuar ose për një periudhë të caktuar kohe, nëse përcakton që firma është angazhuar në praktika korruptive ose mashtruese në konkurrencë, ose në ekzekutimin e një kontrate të financuar nga Observatori.

Kontakti i drejtpërdrejtë me punonjësit ose menaxherët e Observatorit në lidhje me paraqitjen tuaj gjatë periudhës së vlerësimit të tenderit është i ndaluar.

Cdo përpjekje e tenderuesve për të ndikuar në përfaqësuesit e Observatorit në vlerësimin e ofertave ose vendimeve për dhënien e kontratës, do të rezultojë në refuzimin e menjëhershëm të ofertës së tyre.

  • ETIKA

Gjatë kohës së bashkëpunimit me Observatorin, Ofertuesi duhet të respektojë politikat e brendshme të Observatorit dhe duhet të mbrojë gjithmonë interesat dhe të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve, sipas politikës dhe legjislacionit të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve; dhe të verë këto interesa mbi interesin e tij/saj personal si dhe të mos kryejë akte që kompromentojnë apo dëmtojnë fëmijët dhe të rinjtë.

  • NDRYSHIMI I DOKUMENTIT TË THIRRJES KËRKESË PËR OFERTË

Në çdo kohë përpara afatit të fundit për dorëzimin e tenderëve, Observatori mund të ndryshojë Dokumentin e Tenderit duke lëshuar shtesa. Cdo shtesë e lëshuar do të jetë pjesë e Dokumentit të Tenderit dhe do t’u komunikohet me shkrim të gjithë atyre që janë regjistruar. Për t’i dhënë ofertuesve të ardhshëm një kohë të arsyeshme në të cilën marrin një shtesë në përgatitjen e tenderëve të tyre, Observatori mund, sipas gjykimit të saj, të zgjasë afatin për paraqitjen e tenderëve.

  • KOSTOJA E APLIKIMIT

Ofertuesi do të përballojë të gjitha kostot që lidhen me përgatitjen dhe dorëzimin e ofertës së tij, dhe Observatori në asnjë rast nuk është përgjegjës për ato kosto, pavarësisht nga sjellja ose rezultati i procesit të tenderimit.

Ekspert për përmiresimin e programeve edukative mbi monitorimin dhe vlerësimin e programeve dhe politikave

Tiranë, më 20 Janar 2023

 

Thirrje për shprehje interesi- Ekspert për të prmirësimin e kurikulës mbi monitorimin dhe vlerësimin

 

“Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve”, në kuadër të zbatimit të projektit “Monitoring and reporting on children rights for better policy options” të zbatuar në partneritet me UNICEF në Shqipëri është i interesuar të përfitojë shërbim për ekspertizë nga individë, persona fizik ose juridik.

Titulli i punës:

  1. Ekspert për identifikimin e boshllëqëve dhe mundësive në përmiresimin e programeve edukative në kuader të rritje së kapacititeve mbi monitorimin dhe vlerësimin e programeve dhe politikave. – 20 ditë pune

 

Kohëzgjatja e angazhimit 30 janar– 28 shkurt 2023

Të interesuarit duhet të jenë të pajisur me diplomë master dhe të kenë të paktën 7 vite eksperiencë pune në fushën për të cilën aplikojnë, ose me diplomë bachelor dhe të kenë të paktën 9 vite eksperiencë pune.

 

Individët, personat fizik dhe/ose juridik të interesuar janë të lutur anë të lutur që të shprehin interesin duke dërguar bashkëngjitur një CV deri me date deri me date 26.01.2023 (fizikisht ose me email):

Adresa: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjëve,

Rruga.Bridaga e VIII, Pall.LID, K.1,Z.1, Tirane – Shqipëri

Emailinfo@observator.org.al

 

Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur që nga data e bërjes publike (20.01.2023) e deri në mbylljen e saj (26.01.2023).  Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.

THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI-EKSPERT PËR PËRMIRËSIMIN E KURIKULËS MBI MONITORIMIN DHE VLERËSIMIN

Tiranë, më 9 Janar 2023

 

Thirrje për shprehje interesi- Ekspert për të prmirësimin e kurikulës mbi monitorimin dhe vlerësimin

 

“Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve”, në kuadër të zbatimit të projektit “Monitoring and reporting on children rights for better policy options” të zbatuar në partneritet me UNICEF në Shqipëri është i interesuar të përfitojë shërbim për ekspertizë nga individë, persona fizik ose juridik.

Titulli i punës:

  1. Ekspert për përmirësimin e kurikulës mbi monitorimin dhe vlerësimin, duke përfshirë: Përmirësimin e kurikulës së lëndës “Vlerësimi i Programeve dhe Politikave Sociale” që zhvillohet në nivel masteri në Departamentin e Punës dhe Politikës Sociale; Përmirësimi i kurikulës duke patur më tepër në fokus çështjet e fëmijëve, çështjet gjinore, të drejtat e njeriut dhe çështje të etikës; Përmirësimi i leksioneve, përgatitja e mjeteve praktike për studentët dhe një guidë- 40 ditë pune

 

Kohëzgjatja e angazhimit 16 janar– 28 shkurt 2023

Të interesuarit duhet të jenë të pajisur me diplomë master dhe të kenë të paktën 7 vite eksperiencë pune në fushën për të cilën aplikojnë, ose me diplomë bachelor dhe të kenë të paktën 9 vite eksperiencë pune.

 

Individët, personat fizik dhe/ose juridik të interesuar janë të lutur anë të lutur që të shprehin interesin duke dërguar bashkëngjitur një CV deri me date deri me date 14.01.2023 (fizikisht ose me email):

Adresa: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjëve,

Rruga.Bridaga e VIII, Pall.LID, K.1,Z.1, Tirane – Shqipëri

Email: info@observator.org.al

 

Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur që nga data e bërjes publike (09.01.2023) e deri në mbylljen e saj (14.01.2023).  Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.

Kërkesë Për Ofertë

Tiranë, më 02 Dhjetor 2022

“Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve” është e interesuar që të punësoj Subjekt per Organizimin e Eventeve për zbatimin e Projektit me donator UNICEF Monitoring and Reporting on children rights for better policy option” .

 

Subjektet duhet të sigurojnë nevojat e mëposhtme :

  • Qera Salle (6 dite)
  • Refreshment ( 322 persona)
  • Pushim Kafeje (50 persona)
  • Sherbim Transporti per femije ( 4 aktivitete )

 

Subjektet e interesuara preferohet të kenë eksperienca të mëparshme angazhimi me Organizatat, Nderkombetare dhe Institucionet lokale dhe Qendrore, .

Subjektet e interesuar janë të lutur që të dërgojnë Oferten Financiare  brenda dt. 02.12.2022  në adresën:

 

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe Të Rinjve

Rruga “Brigada e VIII”, Pall LID”

Kt 1, Z. 1 Tirane – Albania

E-mail: info@observator.org.al

Web: www.observator.org.al

 

Ky ripostim thirrjeje do të qëndrojë e hapur që nga data e bërjes publike (02 Dhjetor 2022) e deri në mbylljen e saj (13 Dhjetor 2022 ).  Vetëm subjektet e përzgjedhur do të kontaktohen.

KËRKESË PËR OFERTË

Tiranë, më 01 Dhjetor 2022

“Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve” është e interesuar që të punësoj Subjekt per Organizimin e Eventeve për zbatimin e Projektit me donator UNICEF “ I am Young and my voice matter.

 

Subjektet duhet të sigurojnë nevojat e mëposhtme :

  • Moderator (50 Aktivitete)
  • Sherbim Transporti ( 50 aktivitete )
  • Shprenzime akomodim+ushqim ( 50 persona)

 

Subjektet e interesuara preferohet të kenë eksperienca të mëparshme angazhimi me Organizatat, Nderkombetare dhe Institucionet lokale dhe Qendrore.

Subjektet e interesuar janë të lutur që të dërgojnë Oferten Financiare  brenda dt. 01.12.2022  në adresën:

 

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe Të Rinjve

Rruga “Brigada e VIII”, Pall LID”

Kt 1, Z. 1 Tirane – Albania

E-mail: info@observator.org.al

Web: www.observator.org.al

 

Ky ripostim thirrjeje do të qëndrojë e hapur që nga data e bërjes publike (01 Dhjetor 2022) e deri në mbylljen e saj (15 Dhjetor 2022 ).  Vetëm subjektet e përzgjedhur do të kontaktohen.

THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI-EKSPERTË PËR TË ANALIZUAR DHE INTERPRETUAR TREGUESIT E PRIVIMIT TË FËMIJËVE

Tiranë, më 16 Nëntor 2022

 

Thirrje për shprehje interesi- Ekspertë për të analizuar dhe interpretuar treguesit e privimit të fëmijëve

 

“Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve”, në kuadër të zbatimit të projektit “Monitoring and reporting on children rights for better policy options” të zbatuar në partneritet me UNICEF në Shqipëri është i interesuar të përfitojë shërbim për  ekspertizë nga individë, persona fizik ose juridik.

Titulli i punës:

  1. Ekspert për të përgatitur një broshurë për të analizuar treguesit e privimit dhe intepretimin e tyre- 7 ditë pune
  2. Ekspert për të përgatitur një broshurë shpjeguese të treguesve të privimit të privimit të fëmijëve- 12 ditë pune

 

Kohëzgjatja e angazhimit 24 nëntor– 29 dhjetor 2022

Të interesuarit duhet të jenë të pajisur me diplomë master dhe të kenë të paktën 7 vite eksperiencë pune në fushën për të cilën aplikojnë, ose me diplomë bachelor dhe të kenë të paktën 9 vite eksperiencë pune.

 

Individët, personat fizik dhe/ose juridik të interesuar janë të lutur anë të lutur që të shprehin interesin duke dërguar bashkëngjitur një CV deri me date deri me datë 22.11.2022 (fizikisht ose me email):

Adresa: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjëve,

Rruga.Bridaga e VIII, Pall.LID, K.1,Z.1, Tirane – Shqipëri

Emailinfo@observator.org.al

 

Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur që nga data e bërjes publike (16.11.2022) e deri në mbylljen e saj (22.11.2022).  Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.

Prokurim materialesh në kuadër të zbatimit të projektit “Monitoring and Reporting on children rights for better policy option”

Informacion i përgjithshëm

 

Kërkesa për oferta realizohet nga “Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjve” (Observatori), me adresë: Rruga “Brigada e VIII” Pall. LID, Kt. 1, Z. 1, Tirana, Albania, Tiranë,

 

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve (Observatori) në Shqipëri është një entitet jo-qeveritar i themeluar në vitin 2013 si një rrjet zyrash lokale që synon të monitorojë situatën e fëmijëve dhe të rinjve në nivel lokal, kombëtar dhe strategjik – dhe për të ndjekur buxhetin kombëtar të ndarë dhe shpenzimet e kryera për ta.

 

Misioni i Observatorit është të sigurojmë dinjitetin dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve në të gjithë Shqipërinë përmes vëzhgimit, kërkimit dhe analizës, komunikimit dhe avokimit; duke bashkëpunuar me aktorët/ institucionet e tjera; dhe duke u përfshirë në fushata ndërgjegjësimi dhe edukimi të publikut.

 

Observatori është i interesuar për të blerë artikujt sipas tabelës në vijim:

 

Produkti Sasia
Kosto Dizenjimi per broshure 1 copë
Kosto printimi broshure 200 copë
Qera dhome 5 dite
Snacks 290 persona
Materiale Kancelarie 310 copë
Kosto transporti per femijet 5 aktivitete

Table 1: Të gjithë artikujt duhet të jenë të rinj dhe në ambalazhimin origjinal

  1. Burimi i Financimit: Ky investim është financuar nga OBSERVATORI, nëpërmjet donacionet të bërë nga zyra e UNICEF – Shqipëri.
  2. Gjuha: Gjuha e punës për këtë proçedurë prokurimi është shqip, megjithatë nuk ka nevojë të përktheni në shqip çdo çertifikim të marrë nga Institucionet Qeveritare dhe kontratat / çertifikimet / referencat e marra nga palët e treta në anglisht.

Mund të marrin pjesë persona fizik dhe/ose juridik.

 

  1. Dokumentat e kërkuara

Lista e Dokumentacionit që duhet të dorëzohet, janë:

  1. Oferta financiare e shoqëruar me buxhet të detajuar për produktet e kërkuara përfshirë transportin në destinacion;
  2. Ekstrakt historik i kompanisë aplikuese nga Qendrës Kombëtare të Biznesit ose nga E-Albania.
  3. Vërtetim që kompania nuk ka procese gjyqësore me palë të tjera apo procese ekzekutimi të penaliteteve të ndryshme (jo më i vonë se tre muaj e fundit). Ky dokument mund të zëvendësohet edhe me vetdeklarim për të cilin në rast deklarimi të rremë do të mbahet përgjegjësi penale.
  4. Kopjet e pasqyrave financiare, për tre vitet e fundit.
  5. Deklaratë e konfliktit të interesit mes drejtorët ose menaxherët e OBSERVATORI dhe kompanisë, nëse ka ndonjë. Mungesa e një deklarimi të tillë, nëse ekziston konflikti, do të çojë në përjashtimin nga tenderi aktual dhe përjashtimin e mundshëm nga procedurat e tenderit në të ardhmen.
  6. Dorëzimi i dokumenteve: Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 07 Nentor 2022 në orën 16:00. Ofertat e paraqitura pas kësaj kohe nuk do të pranohen. Të gjithë të interesuarit, duhet të sjellin ofertat dhe dokumentacioni e kërkuar në zarfe të mbyllura dhe të vulosura. Dorëzimi mund të bëhet personalisht ose të dërgohet me postë në zyrën e Observatorit në Tiranë me adresë:

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve

Rruga “Brigada e VIII”,

Pall. LID, Kt. 1, Z. 1

Tirana, Albania.

 

Ofertuesit do të dorëzoj një palë dokumenta origjinale dhe një palë dokumenta kopje të të gjithë dokumentacionit të tenderit. Dokumentet duhet të vendoset në zarf të mbyllur, duke i ndarë dhe shënuar zarfet: Origjinal dhe Kopje. Pra, gjithësej janë dy zarfe nga të cilët njëri përmban dokumentacionit original dhe njëri dokumentacionin kopje.  Këto zarfe që përmbajnë origjinalin dhe kopjet do të bashkohen në një paketë të vetme të mbyllur. Oferta Financiare dhe dokumentacioni tjeter teknik/kualifikues duhet te jene te ndara ne zarfe te vecanta, si origjinali ashtu edhe kopja.

 

Paketat e brendshme dhe të jashtme duhet:

(a) Të mbajnë emrin, numrin idenfikuar (NIPT/NUID) dhe adresën e tenderuesit;

(b) T’i adresohet Observatorit në adresën e përshkruar më lart;

(c) Të ketë të shënuar titullin e tenderit;

(d) Të ketë të shënuar në krye të zarfit njoftimin “Të mos hapet para kohës dhe datës së hapjes së Ofertave”;

  1. Pagesat e blerjes: Pagesat do të ekzekutohen 100% pas dorëzimit të produktit në destinacion dhe miratimit përfundimtar nga stafit drejtues të Observatorit .

Ofertat ose edhe kontratat e nënshkruara, që do të rezultojnë në pagesa të kostove të pazakonta tregtare në krahasim me çmimet e tregut, do të refuzohen ose anulohen me efekt të menjëhershëm, pa ndonjë pasojë për blerësin. Blerësi pa dhënë asnjë arsye mund të anullojë kontratën përderisa ajo nuk është ekzekutuar.

 

  1. Hapja e ofertave: Zarfet do të hapen më 06 Shtator 2022 në 09:00 orë në zyrat e Observatorit, nga përfaqësuesit e Observatorit. Emri i Ofertuesit, Oferta, çdo ulje dhe koha e përfundimit, si dhe fituesi do të shpallet dhe regjistrohet në procesverbal.
  2. Vlerësimi i ofertës: Komisioni do të kontrollojë ofertat për të siguruar që ato nuk përmbajnë gabime matematikore apo ndryshime në specifikimet teknike të mallrave. Për të ndihmuar në ekzaminimin, vlerësimin dhe krahasimin e ofertave, Komisioni, në diskrecionin e tij, mund të kërkojë ndihmë nga profesionistë të tjerë në cilësinë e konsulentit pranë Komisionit. Observatori rezervon të drejtën të ndryshojë sasinë mallrave të kërkuara të përcaktuara në Dokumentet e Tenderit pa ndonjë ndryshim në çmimin e njësisë ose kushteve dhe kushteve të tjera dhe të pranojë ose refuzojë çdo, të gjitha ose një pjesë të ofertave të paraqitura.

Një konsideratë e ulët do t’i jepet ofertave për anomalitë e çmimeve. Ofertat e gjetura nga Komisioni i Vlerësimit të jenë jorealiste të ulta do të skualifikohen mbi këtë bazë pavarësisht nga rezultati i tyre.

 

  1. Vlerësimi teknik: Ofertat do të vlerësohen së pari në meritat teknike. Vlerësimi teknik merr në shqyrtim aftësinë e kompanisë për të përmbushur me sukses detyrën, bazuar në dokumentacionin teknik të paraqitur. Mangësitë në këtë të fundit do të skualifikojnë ofertuesin.

 

  1. Vlerësimi financiar, pason vlerësimin teknik dhe bazohet në çmimin e ofertës. Kriteri i kostos vlerësohet duke i dhënë ofertës më të ulët të kualifikuar vendin e parë në renditje e kështu me radhë deri tek oferta më e lartë ekonomike qe do te zërë vendin e fundit në renditje.

 

  1. Përzgjedhja e Fituesit: Përzgjedhja e aplikantit të suksesshëm do të bazohet në renditjen përfundimtare të ofertuesve dhe do ti njoftohet fituesit. Fituesit mund t’i kërkohet të paraqesë të gjitha origjinalet e kopjeve të paraqitura për verifikim. Çdo ndryshim i dokumenteve do të jetë shkak për gjobitje, deri në përjashtim të përhershëm nga procesi i prokurimit i Observatorit.

 

  1. Vlefshmëria e Dokumentacionit: Dokumentat e kërkuara për këtë tender nuk mund të jenë më të vjetra se tre muaj në datën e tenderit.

 

Aplikantët nuk mund të aplikojnë nëse:

  • Nuk janë të regjistruar në Shqipëri si tregtar apo shoqëri tregtare.
  • Janë të falimentuar ose në proces falimentimi.
  1. Informacion shtesë:
  • Të gjithë Dokumentat e Tenderit duhet të plotësohen plotësisht për të shmangur skualifikimin;
  • Të gjitha ofertat bëhen në përputhje me dokumentet e tenderit;
  • Të gjithë aplikantët do të marrin dokumente identike: Asnjë aplikant nuk duhet të shtojë, të lëshojë, ose të ndryshojë ndonjë artikull, term ose kushte në letrat origjinale. Nëse ata e bëjnë këtë do të jetë arsye për skualifikim të menjëhershëm.
  • Të gjitha çmimet/ofertat duhet të përfshijnë të gjitha taksat, tatimet, detyrimet doganore, etj., si dhe shpenzimet e transportit deri në dorëzimin në destinacionin e përcaktuar nga Observatori.
  • Buxheti i detajuar duhet të përfshijë të gjitha informacionet e kërkuara.
  • Sqarimet në lidhje me projektin duhet të bëhen me shkrim tek Observatori deri në tre ditë pune para datës së mbylljes. Pyetjet mund të dërgohen me postë elektronike në adresen: info@observator.org.al. Përgjigjet për çdo pyetje të ngritur nga çdo aplikant do t’i jepen atij aplikanti me shkrim, brenda dy ditëve të punës nga data e marrjes.
  1. Mashtrimi dhe korrupsioni: Observatori kërkon që furnizuesit, kontraktorët dhe konsulentët, të respektojnë standardet më të larta të etikës gjatë prokurimit dhe ekzekutimit të kontratave. Në ndjekje të një politike të tillë, Observatori përcakton për qëllimin e kësaj dispozite, termat e përcaktuara më poshtë:
    1. “Praktikë korruptive” nënkupton Ofertimin, dhënien, marrjen ose kërkimin e çfarëdo vlere për të ndikuar veprimin e një zyrtari publik në procesin e prokurimit ose në ekzekutimin e kontratës.
    2. “Praktika mashtruese” do të thotë një keqpërfaqësim i fakteve me qëllim të ndikimit të një procesi të prokurimit ose ekzekutimit të një kontrate në dëm të Observatorit dhe përfshin praktikat sekrete të marrëveshjeve të paligjshme midis tenderuesve (para ose pas paraqitjes së ofertës) të dizajnuara për të vendosur çmimet e ofertës në nivele artificiale, jo konkurruese dhe të privojë huamarrësin nga përfitimet e konkurrencës së lirë dhe të hapur

 

Observatori do të refuzojë një propozim nëse përcakton që Ofertuesi është angazhuar në praktika korruptive ose mashtruese në konkurrencën e kontratës. Observatori gjithashtu do të deklarojë një firmë të papërshtatshme për dhënien e një kontrate, ose në një kohë të pacaktuar ose për një periudhë të caktuar kohe, nëse përcakton që firma është angazhuar në praktika korruptive ose mashtruese në konkurrencë, ose në ekzekutimin e një kontrate të financuar nga Observatori.

 

Kontakti i drejtpërdrejtë me punonjësit ose menaxherët e OBSERVATORI në lidhje me paraqitjen tuaj gjatë periudhës së vlerësimit të tenderit është i ndaluar.

 

Cdo përpjekje e tenderuesve për të ndikuar në përfaqësuesit e OBSERVATORI në vlerësimin e ofertave ose vendimeve për dhënien e kontratës, do të rezultojë në refuzimin e menjëhershëm të ofertës së tyre.

 

  1. Etika: Gjatë kohës së bashkëpunimit me Observatorin, Ofertuesi duhet të respektojë politikat e brendshme të Observatorit dhe duhet të mbrojë gjithmonë interesat dhe të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve, sipas politikës dhe legjislacionit të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve; dhe të verë këto interesa mbi interesin e tij/saj personal si dhe të mos kryejë akte që kompromentojnë apo dëmtojnë fëmijët dhe të rinjtë.

 

  1. Ndryshimi i dokumentit të tenderit: Në çdo kohë përpara afatit të fundit për dorëzimin e tenderëve, Observatori mund të ndryshojë Dokumentin e Tenderit duke lëshuar shtesa. Cdo shtesë e lëshuar do të jetë pjesë e Dokumentit të Tenderit dhe do t’u komunikohet me shkrim të gjithë atyre që janë regjistruar. Për t’i dhënë ofertuesve të ardhshëm një kohë të arsyeshme në të cilën marrin një shtesë në përgatitjen e tenderëve të tyre, Observatori mund, sipas gjykimit të saj, të zgjasë afatin për paraqitjen e tenderëve.

 

  1. Vlefshmëria e ofertës: oferta do të jetë e vlefshme të paktën për periudhën 30 ditë kalendarike nga data e paraqitjes së saj.

 

  1. Periudha e performancës: Kontraktuesi duhet të përfundojë punën brenda 10 diteve duke filluar nga dita e fillimit të caktuar në kontratë.

 

  1. Standardet e performancës: Punimet duhet të ndërmerren në përputhje me të gjitha rregullat dhe rregulloret përkatëse që janë aktualisht në fuqi në Shqipëri. Produkti përfundimtar duhet të jetë sipas specifikimeve teknike të detajuara në ToR.

 

  1. Kostoja e tenderit: Ofertuesi do të përballojë të gjitha kostot që lidhen me përgatitjen dhe dorëzimin e ofertës së tij, dhe Observatori në asnjë rast nuk është përgjegjës për ato kosto, pavarësisht nga sjellja ose rezultati i procesit të tenderimit.

 

 

 

Datë: __/ __/ ____

 

 

Deklarata e Ofertuesit

 

 

Oferta jonë është e vlefshme për 30 ditë kalendarike nga data e caktuar për afatin e paraqitjes së tenderit, në përputhje me dokumentet e tenderit, dhe ai do të mbetet detyrues për ne dhe mund të pranohet në çdo kohë para skadimit të asaj periudhe.

 

Për të ofruar çmimin e lartpërmendur, ne e pranojmë që kemi marrë parasysh të gjitha dokumentet e tenderit të dhënë duke përfshirë shtojcat.

 

Marrim përsipër, nëse oferta jonë pranohet të fillojë punën brenda 2 ditëve nga data e nënshkrimit të kontratës dhe të përfundojë dhe dorëzojë produktet në përputhje me kontratën brenda dy muajve, të llogaritura nga data e fillimit të kontratës.

 

Ne e kuptojmë se së bashku me pranimin tuaj me shkrim të përfshirë në njoftimin tuaj për çmimin, do të përbëjnë një kontratë detyruese midis nesh, derisa të përgatitet dhe ekzekutohet një kontratë zyrtare;

 

Ne e kuptojmë dhe e pranojmë që Observatori nuk është i detyruar të zgjedhë çmimin më të ulët për çdo ofertë që mund të merret, dhe që çdo ose të gjitha ofertat mund të refuzohen pa caktuar ndonjë arsye për një refuzim të tillë.

 

Nëse i jepet kontrata, personi i përmendur më poshtë do të veprojë si Përfaqësuesi i Kontraktuesit:

 

 

 

 

_________________________________________ (Emri, mbiemri, nënshkrimi)

Përfaqësuesi ligjor

 

 

Datë: __/ __/ ____

 

 

Deklarat e Ofertuesit

 

 

 

Unë, i nënshkruari:

___________________________________________________

(Emri dhe numri i ID i përfaqësuesit ligjor)

 

 

 

Përfaqësuesi i Kompanisë:

_________________________________________________________

(Emri dhe adresa e kompanisë)

 

 

 

Deklaroni që kushtet e mëposhtme janë të zbatueshme për ne:

  • Ne jemi një kompani e regjistruar.
  • Ne nuk jemi të falimentuar ose në proces falimentimi.
  • Ne kemi përmbushur detyrimet në lidhje me pagesën e sigurimeve shoqërore dhe taksat.
  • Ne nuk punësojmë personel nën moshën ligjore të punës.
  • Ne sigurojmë të drejtat themelore sociale dhe kushte të drejta të punës për punonjësit tanë.
  • Ne nuk jemi në situatë të konfliktit të interesit (me marrëdhënie paraprake me projektin ose në një marrëdhënie familjare ose biznesi me drejtorët ose menaxherët e OBSERVATORI).

 

 

 

Nënshkrimi i Përfaqësuesit Ligjor______________________

 

RIPUBLIKUAR-THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI- EKSPERTË PËR TË PËRGATITUR EU INDEKS

Tiranë, më 25 Tetor 2022

 

Thirrje për shprehje interesi- Ekspertë për të përgatitur EU Indeks

“Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve”, në kuadër të zbatimit të projektit “Monitoring and reporting on children rights for better policy options” të zbatuar në partneritet me UNICEF në Shqipëri është i interesuar të përfitojë shërbim për 2 ekspertizë nga individë, persona fizik ose juridik.

 

Titulli i punës:

  1. Ekspert për të testuar treguesit e mbledhur në kuadër të hartimit të Indeksit të EU të Deprivimit të Fëmijëve- 10 ditë pune
  2. Ekspert për të përgatitur Indeksin e EU të Deprivimit të Fëmijëve- 20 ditë pune

Secili individ, person fizik, ose juridik mund të aplikojë vetëm në një pozicion pune.

Kohëzgjatja e angazhimit 26 shtator 2022 – 28 shkurt 2022

Të interesuarit duhet të jenë të pajisur me diplomë master dhe të kenë të paktën 7 vite eksperiencë pune në fushën për të cilën aplikojnë, ose me diplomë bachelor dhe të kenë të paktën 9 vite eksperiencë pune.

 

Individët, personat fizik dhe/ose juridik të interesuar janë të lutur anë të lutur që të shprehin interesin duke dërguar bashkëngjitur një CV deri me date deri me datë 25.10.2022 (fizikisht ose me email):

Adresa: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjëve,

Rruga.Bridaga e VIII, Pall.LID, K.1,Z.1, Tirane – Shqipëri

Emailinfo@observator.org.al

 

Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur që nga data e ripublikimin (21.10.2022) e deri në mbylljen e saj (25.10.2022).  Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.

Thirrje për shprehje interesi- Lehtesues aktiviteti

Tiranë, më 20 Tetor 2022

 

“Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve”, në kuadër të zbatimit të projektit “Monitoring and reporting on children rights for better policy options” të zbatuar në partneritet me UNICEF në Shqipëri është i interesuar të përfitojë shërbim për 1 ekspertizë nga individë, persona fizik ose juridik.

 

Titulli i punës: Lehtësues përaktivitet bootcamp me fëmijë (2 evente * 1 ditë) në Bashkinë Korcë duke përfshirë dizenjimin e aktiviteteve, dakordësimin e strukturës me aktorët përgjegjës, përgatitjen e eventeve, moderimin dhe drejtimin si dhe dokumentimin e tyre -15 ditë pune

 

Kohëzgjatja e angazhimit: 01 Nentor 2022 -28 Shkurt 2023

Të interesuarit duhet të jenë të pajisur me diplomë master dhe të kenë të paktën 3 vite eksperiencë pune në fushën për të cilën aplikojnë, ose me diplomë bachelor dhe të kenë të paktën 5 vite eksperiencë pune.

 

Individët, personat fizik dhe/ose juridik të interesuar janë të lutur që të shprehin interesin duke dërguar bashkëngjitur një CV deri me date deri me datë 26.10.2022 (fizikisht ose me email):

Adresa: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjëve,

Rruga.Bridaga e VIII, Pall.LID, K.1,Z.1, Tirane – Shqipëri

Email: info@observator.org.al

 

Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur që nga data e bërjes publike (20.10.2022) e deri në mbylljen e saj (26.10.2022).  Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.

Thirrje për shprehje interesi- Trajner

Tiranë, më 20 Tetor 2022

 

“Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve”, në kuadër të zbatimit të projektit “Monitoring and reporting on children rights for better policy options” të zbatuar në partneritet me UNICEF në Shqipëri është i interesuar të përfitojë shërbim për 1 ekspertizë nga individë, persona fizik ose juridik.

 

Titulli i punës: Trajner për 2 workshope me këshillin e fëmijëve në Bashkinë Korcë duke përfshirë dizenjimin e workshopeve, dakordësimin e axhendës me aktorët përgjegjës, përgatitjen e aktiviteteve,  drejtimin dhe dokumentimin e tyre-15 ditë pune

Titulli i punës: Lehtësues përaktivitet bootcamp me fëmijë (2 evente * 1 ditë) në Bashkinë Korcë duke përfshirë dizenjimin e aktiviteteve, dakordësimin e strukturës me aktorët përgjegjës, përgatitjen e eventeve, moderimin dhe drejtimin si dhe dokumentimin e tyre -15 ditë pune

Kohëzgjatja e angazhimit: 01 Nentor 2022 -28 Shkurt 2023

Të interesuarit duhet të jenë të pajisur me diplomë master dhe të kenë të paktën 3 vite eksperiencë pune në fushën për të cilën aplikojnë, ose me diplomë bachelor dhe të kenë të paktën 5 vite eksperiencë pune.

 

Individët, personat fizik dhe/ose juridik të interesuar janë të lutur që të shprehin interesin duke dërguar bashkëngjitur një CV deri me date deri me datë 26.10.2022 (fizikisht ose me email):

Adresa: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjëve,

Rruga.Bridaga e VIII, Pall.LID, K.1,Z.1, Tirane – Shqipëri

Email: info@observator.org.al

 

Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur që nga data e bërjes publike (20.10.2022) e deri në mbylljen e saj (26.10.2022).  Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.