Projekti
“Vepro tani për garantimin e dinjitetit njerëzor, – Forcimi i rolit dhe përgjegjësisë së aktorëve lokalë mbi parandalimin dhe kurimin e dhunës në familje, e cila mund të rezultojë në martesën e hershme të fëmijëve dhe/ ose në prostitucion”
Donator: Fondi Kanadez për Iniciativat Lokale
Kohëzgjatja: 1 Janar 2015- 15 Mars 2015
Observatori për të Drejtat e Fëmijëve ka zbatuar projektin “Vepro tani për garantimin e dinjitetit njerëzor, – Forcimi i rolit dhe përgjegjësisë së aktorëve lokalë mbi parandalimin dhe shërimin e dhunës në familje, e cila mund të rezultojë në martesën e hershme e fëmijëve dhe/ ose në prostitucion” përgjatë periudhës 1 janar 2015- 15 mars 2015, një iniciativë e mbështetur nga Fondi Kanadez për Iniciativat Lokale.
Janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet në përmbushjen e qëllimit kryesor të projektit dhe objektivat e tij, si vijon:
Qëllimi:
Zhvillimi i një qasje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për të zbatuar të drejtat e fëmijës për parandalimin e dhunës në familje, ‘martesat’ e hershme të fëmijëve dhe trafikimin njerëzor dhe duke sensibilizuar familjen dhe komunitetin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të njeriut, me qëllim kryesor komunitetin Rom.
Objektivat:
- Ndërgjegjësimi i publikut dhe shpërndarja e informacionit për anëtarët e komuniteteve Rome, për dëmet dhe rreziqet me të cilat përballen fëmijët gjatë ‘martesave’ të hershme, sjellje të dhunshme brenda shtëpisë së tyre, të cilat mund të rezultojnë tragjikisht në një rrjet të trafikimit njerëzor.
- Identifikimi dhe monitorimi i fenomenit të dhunës në familje, ‘martesave’ të hershme të fëmijëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore në fushat e zbatimit të projektit.
- Ndjekja e kësaj iniciative me veprime të tjera të nevojshme për të ndërtuar një model të ndërhyrjes që do të mund të zbatohet dhe në vendbanimet e tjera kur komunitetet Rome largohen.
Disa nga aktivitetet kryesore që janë realizuar:
- Organizimi I takimeve dhe forumeve të hapura me udhëheqësit e komunitetit romë, nënave dhe vajzave të reja. Këto takime dhe forume synuan në shkëmbimin e njohurive dhe praktikave të sjelljes dhe komunikimit të përshtatshëm në lidhje me fëmijën dhe të drejtave të njeriut.
- Vëzhgimet në terren që Observatori për të Drejtat e Fëmijëve ka bërë në 3 zona pilot (Shkozë, Tufinë dhe Liqeni) në të cilat jeton komuniteti Rom.
- Shperndarja e materialeve informuese dhe ndërgjegjësuese. Familjet rome dhe anëtarët e komunitetit u informuan rreth pasojave të ardhura nga dhuna në familje, martesat e hershme të fëmijëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
- Takim konsultativ u realizua në kuadër të përmbushjes së qëllimit të nismës, e cila është forcimi i rolit dhe përgjegjësisë së aktorëve lokalë në parandalimin dhe trajtimin e dhunës në familje e cila mund të rezultojë në zhvillimin e fenomenit të ‘martesave’ të hershme dhe të prostitucionit.
- Hartimi i studimit “Martesa e fëmijëve në Shqipëri- vështrim specifik në Komunitetin Rom”. Studimi është bazuar në një shqyrtim të detajuar të dokumenteve dhe studimeve të kryera nga institucionet publike dhe private në një periudhë prej 5 vjetësh dhe në bazë të rezultateve të vëzhgimit të fenomenit të ‘martesave’ të hershme në tre zona pilot: Shkozë, Liqeni dhe Tufinë.
Aspektet për t’u adresuar / Rekomandimet
- Nevoja për specifikim të qartë në legjislacionin Shqiptar se martesat e fëmijëve dënohen. Martesa e anëtarëve të komunitetit Rom në moshë të hershme nuk është e rastësishme, por është një fenomen kulturor.
- Nevoja që aktorë të ndryshëm shtetëror dhe jo shtetëror të kenë një fokus të veçantë në reduktimin e fenomenit të martesave të fëmijëve.
- Nevoja për fushata ndërgjegjësuese në komunitetin Rom mbi impaktin dhe efektet e martesave të hershme.
- Nevoja për informim të komunitetit Rom mbi mënyrat e planifikimit familjar.
- Ngritja dhe funksionimi i sistemit të referimit të rasteve të martesave të hershme. Plani i mbrojtjes së fëmijëve duhet të reflektojë aspektet e martesave të hershme. Sistemi i referimit të rasteve është shumë i rëndësishëm për t’u adresuar dhe për të gjetur një zgjidhje.
- Intensifikimi i bashkëpunimit me policinë.
- Shkolla duhet të pasqyroj lëndë dhe veprimtari argëtuese.
- Intensifikimi i punës sensibilizuese me prindërit.
- Përmirësimi i politikave sociale në mbrojtje të grupeve vulnerabël.
- Rritja e shpenzimeve në drejtim të promocionit të shëndetit.
Përfshirja e martesave të hershme tek Strandartet e Mbrojtjes së Fëmijëve, si një teknikë pune edhe me ekipet multidisiplinare deri në nivel vendor.