17 Shkurt 2015

Qeveria Kanadaze dhe Bankers Petroleum Lëvrojnë 70,000 CAD për familjet e përmbytura

Në ndihmë të situatës kritike dhe emergjente të krijuar si pasojë e përmbytjeve, Qeveria Kanadeze dhe BANKERS Petroleum, shprehin solidaritetin  në këto ditë të vështira për banorët e zonave të prekura.

Qeveria Kanadeze dhe BANKERS Petroleum, në bashkëpunim me “Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve”, mbështesin 145 familje Komunën Dërmenas (Povelcë dhe Darzezë), duke ofruar ndihmë humanitare sipas nevojave kryesore të evidentuara nga Prefektura e Qarkut Fier dhe konfirmuar në terren, në: dyshekë, batanije, çarçafë dhe jastekë me një vlerë prej 70,000 dollarë kanadezë.

Qëllimi i kësaj ndihme është që këto familje në vështirësi tepër të madhe të mund të rikuperohen pas emergjencës përmes produkteve cilësore duke u ofruar më tepër ngrohtësi/ konfort për një periudhë të gjatë kohe.

Procesi i shpërndarjes së ndihmave po kryhet drejtëpërsëdrejti në familjet e prekura, dhe lehtësohet e garantohet falë bashkëpunimit me:

  • Shtabin e Emergjencave Civile në Republikën e Shqipërisë;
  • Prefektura Fier;
  • Komuna Dërmenas, Fier

Procesi i shpërndarjes së këtyre ndihmave, u realizua sot, ditën e Martë, dt 17 Shkurt 2015, dhe nisi me deklaratën për shtyp në Qendrën e Grumbullimit të Ndihmave në orën 09.00 dhe më pas stafi u drejtua drejt komunës Dërmenas, Fshati Darzeze për shpërndarjen e ndihmave në orën 10.00.

Prezent në ditën e shpërndarjes së ndihmave, ishin diplomatë dhe përfaqësuesi i Ambasadës Kanadeze Marc – Antoine Dumas Attashe Politiko Ekonomik, përfaqësuar të Konsullatës Kanadeze në Shqipëri, Robert Carss, Zevendës President për Cështjet e Sigurisë & Social-Mjedisore the BANKERS Petroleum, drejtues të zyrës së Observatorit, përfaqësues të Pushtetit qendror dhe vendor, si dhe drejtues të Shtabit të Emergjencave Civile.