THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI- EKSPERT LOKAL MBI PRIVATËSINË DHE MBROJTJEN E TË DHËNAVE TË TREGUESVE ME FOKUS FËMIJËT DHE TË RINJTË PËR TU PROPOZUAR PËR RAPORTIN TEMATIK NGA CENSI I POPULLSISË DHE BANESAVE 2023

Tiranë, më 03 Shkurt 2025
Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve”, në kuadër të zbatimit të projektit “Strengthening Child and Youth Statistics for Policy Impact in Albania”të zbatuar në partneritet me UNICEF në Shqipëri është i interesuar të përfitojë shërbim për ekspertizë nga individë, persona fizik ose juridik.
Titulli i punës: Ekspert lokal mbi privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave të treguesve me fokus fëmijët dhe të rinjtë për tu propozuar për raportin tematik nga Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023– 12 ditë pune

Kohëzgjatja e angazhimit: 20 Shkurt – 31 Mars 2025

Detyrat dhe përgjegjësitë

Në koordinim me Observatorin, si dhe në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë dhe kombëtarë të përzgjedhur për zhillimin e listës së treguesve dhe planeve të tabulimit, eksperti do angazhohet në detyrat si vijon:

  • Rishikon tableat e gjeneruara nga baza e të dhënave të censit me tregues për fëmijë dhe të rinj.
  • Vlerëson strukturën, përmbajtjen dhe prezantimin e tabelave për të siguruar përputhshmërinë më GDPR dhe mbrojtjen e të dhënave.
  • Identifikon dhe rekomandon metoda për anonimzimin e të dhënave sensitive.
  • Udhëzon ekspertët mbi praktikat e mira për menaxhimin dhe shpërndarjen e sigurt të të dhënave.
  • Dokumenton gjetjet dhe rekomandon përmirësime.
  • Bashkëpunon me ekspertët lokale dhe ndërkombëtarë për adresimin e çështjeve dhe shqetësimeve mbi mbrojtjen e të dhënave dhe për të siguruar përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Të interesuarit duhet të ketë një diplomë universitare ose pasuniversitare në Statistikë, Ekonomiks, Sociologji, Shkenca Shoqërore ose një fushë të ngjashme. Duhet të zotërojë njohuri të shkëlqyera mbi kornizën ligjore dhe rregulloret ndërkombëtare si GDPR, CCPA, si dhe të ketë të paktën 3 vjet përvojë pune në fushën e privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave në Shqipëri.
Eksperienca në punën me dataset-e sensitive, veçanërisht ato që lidhen me fëmijët dhe të rinjtë, është e preferueshme. Gjithashtu, kandidati duhet të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi, përfshirë dokumentimin dhe prezantimin e gjetjeve, si dhe njohuri të avancuara të gjuhës angleze.

Si të aplikoni?
Individët e interesuar (persona fizikë ose juridikë) janë të ftuar të shprehin interesin e tyre duke dërguar CV-në e tyre fizikisht ose email deri më 17 Shkurt 2025.
Adresa: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjve
Rruga Brigada e VIII, Pall.LID, K.1, Z.1, Tiranë – Shqipëri
Email: hr@observator.org.al

  •  Thirrja është e hapur nga 03 Shkurt deri më 17 Shkurt 2025.
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI-THIRRJE PËR EKSPERT LOKAL MBI PRIVATËSINË DHE MBROJTJEN E TË DHËNAVE TË INDIKATORËVE TË PANELIT ME STATISTIKA ZYRTARE PËR FËMIJË DHE TË RINJ

Tiranë, më 03 Shkurt 2025
Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve”, në kuadër të zbatimit të projektit “Strengthening Child and Youth Statistics for Policy Impact in Albania” të zbatuar në partneritet me UNICEF në Shqipëri është i interesuar të përfitojë shërbim për ekspertizë nga individë, persona fizik ose juridik.
Titulli i punës: Ekspert lokal mbi privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave të indikatorëve të panelit me statistika zyrtare për fëmijë dhe të rinj – 12 ditë pune

Kohëzgjatja e angazhimit: 20 Shkurt – 31 Mars 2025

Detyrat dhe përgjegjësitë
Në koordinim me Observatorin, si dhe në bashkëpunim me ekspertët lokalë, eksperti do angazhohet në detyrat si vijon:

  • Rishikon tabelat e populluara me të dhëna për vitet 2021-2024.
  • Vlerëson strukturën, përmbajtjen dhe prezantimin e tabelave për të siguruar përputhshmërinë më GDPR dhe mbrojtjen e të dhënave.
  • Identifikon dhe rekomandon metoda për anonimzimin e të dhënave sensitive.
  • Udhëzon ekspertët mbi praktikat e mira për menaxhimin dhe shpërndarjen e sigurt të të dhënave.
  • Dokumenton gjetjet dhe rekomandon përmirësime.

Të interesuarit duhet të jenë të pajisur diplomë universitare ose pasuniversitare në Statistikë, Ekonomiks, Sociologji, Shkenca Shoqërore ose fusha të ngjashme. Dhe të kenë Njohuri të shkëlqyera mbi rregulloren ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave (GDPR, CCPA, etj.).
Eksperiencë në punën me dataset-e sensitive, veçanërisht ato që lidhen me fëmijët dhe të rinjtë

Si të aplikoni?
Individët e interesuar (persona fizikë ose juridikë) janë të ftuar të shprehin interesin e tyre duke dërguar CV-në e tyre fizikisht ose email deri më 17 Shkurt 2025.
Adresa: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjve
Rruga Brigada e VIII, Pall.LID, K.1,Z.1, Tiranë – Shqipëri
Email: hr@observator.org.al

  • Thirrja është e hapur nga 03 Shkurt deri më 17 Shkurt 2025.
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Kërkesë për Oferta-Prokurim pajisjesh në kuadër të zbatimit të projektit “Reaching the Unreached 2”

Krijuar më 18 Qershor 2024

 

Informacion i përgjithshëm

 

Kërkesa për oferta realizohet nga “Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjve” (Observatori), me adresë: Rruga “Brigada e VIII, Pall. LID, Kt. 1, Z. 1, Tirana, Albania”.

 

Observatori është një entitet jo-fitimprurës shqiptar i themeluar në vitin 2013, me misionin e sigurimit të dinjitetit dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve në të gjithë vendin nëpërmjet vëzhgimeve, kërkimeve dhe analizave, komunikimeve dhe advokacisë; duke bashkëpunuar me aktorët kyç dhe institucionet; duke u angazhuar në fushata ndërgjegjësuese dhe edukuese.

 

Observatori është i interesuar për të blerë artikujt sipas specifikimeve në vijim:

 

Produkti Sasia
1-Tablet – Android Lenovo Tab M11 128 GB 27.9 cm (11″) Mediatek 4 GB Wi-Fi 5 (802.11ac) Android 13 Grey

 

80 copë
2-Covers case and keyboard of tablets

Backlit Touchpad Keyboard Case for Tablet  Pad 1 inch , 3-Zone Backlit Wireless Trackpad Keyboard with Protective Slim Stand Cover Case for 11” Redmi Pad SE

 

80 copë
3HeadphonesTRUST PRIMO HEADSET 21655

 

131 copë
4- Charging Station – Charging Station – the unit to charge server (with 12  places of charging, 800 usd/85,520 all one piece)

 

 

12 copë
5- Smart boards

Screen Diagonal 75′;

Backlight Direct LED;

Resolution 4K UHD (3840 X 2160);

Aspect Ratio 16 : 9;

Brightness 350nits (with glass) / 400nits (without glass);

Contrast Ratio 1200:1;

Dynamic Contrast Ratio 30,000:1;

Viewing Angle 178 degree (H) / 178 degree (V);

Color gamut (x% NTSC) 72%;

Frame Rate 60Hz;

Response Time 8ms;

Color Depth 10-bit;

Light life 50,000hrs;

Orientation Landscape;

Number of touches -Up to 40 Point Multi-touch;

Touch interface USB- B X 2;

Touch Resolution 32767 x 32767;

Built-in speaker 16W x 2)

 

2 copë
6- Access Points – Internets per schools 20 Mbps

 

14 njesi/muaj
Transport i pajisjeve do të shpërndahen ne Zonat e percaktuarasi me poshte: Elbasan, Diber, Durres dhe Tirane.

 

 

3 ditë

Garancia per pajisjet te jete 24 muaj nga data e marrjes ose dorezimit te produkteve

Çmimi i pajisjeve te jete vetem ne lekë

Table 1: Të gjithë artikujt duhet të jenë të rinj dhe në ambalazhimin origjinal

 

Vendi i dorëzimit të mallrave + interneti sipas përcaktimit të Observatorit do të jetë në shkollat pilot të projektit, përkatësisht në:

Nr. Zona Shkolla Pajisjet që do të dërgohen  
Smart Boards Tablets, Cover of tablets, Headphones Charging Station – the unit to charge server Internet
1 Diber Haki Stermilli   12 12 2 Jo
2 Diber Demir Gashi     13 1 Jo
3 Elbasan Hamit Mullisi     19 1 Jo
4 Elbasan Sul Domi

 

1 20 20 2 7 muaj
5 Durres Shaqe Mazreku     20 2 Jo
6 Tiranë Lidhja Prizrenit   23 23 2 Jo
7 Tirane Qendra e Formimit Profesional 1 24 24 2 7 muaj

 

  1. Burimi i Financimit: Ky investim është financuar nga OBSERVATORI, nëpërmjet donacionet të bërë nga zyra e UNICEF – Shqipëri, ne kuader te projektit “Reaching the Unreached 2”Fondi Limit eshte ne vleren 6 024 150 Leke.

 

  1. Gjuha: Gjuha e dokumentacionit për këtë proçedurë prokurimi është shqip, megjithatë nuk ka nevojë të përktheni në shqip çdo çertifikim të marrë nga Institucionet Qeveritare dhe kontratat / çertifikimet / referencat e marra nga palët e treta në anglisht.

 

  1. Dokumentat e kërkuara

 

Lista e Dokumentacionit që duhet të dorëzohet, janë:

 

  1. Proceduara e tenderit eshte e hapur dhe mund të marrin pjesë persona fizik dhe/ose juridik.
  2. Oferta financiare e shoqëruar me buxhet të detajuar për produktet e kërkuara përfshirë transportin në destinacion;
  3. Ekstrakt historik i kompanisë aplikuese nga Qendrës Kombëtare të Biznesit ose nga E-Albania qe konfirmon fushen e veprimtarise ne perputhje me kete procedure prokurimi dhe statusin e tyre aktiv.
  4. Vërtetim që kompania nuk ka procese gjyqësore me palë të tjera apo procese ekzekutimi të penaliteteve të ndryshme (jo më i vonë se tre muaj e fundit).
  5. Kopjet e pasqyrave financiare, për tre vitet e fundit.
  6. Vertetim nga E Albania qe subjekti nuk ka detyrime.
  7. Kontrata te ngjashme te pakten 1 me vlere te ngjashme dhe certifikate qe eshte perfunduar me sukses .
  8. Paraqitja e Certifikatave  ISO eshte opsionale.

 

  1. Dorëzimi i dokumenteve: Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 15 Korrik 2024 në orën 16:00. Ofertat e paraqitura pas kësaj kohe nuk do të pranohen. Të gjithë të interesuarit, duhet të sjellin ofertat dhe dokumentacioni e kërkuar në zarfe të mbyllura dhe të vulosura. Dorëzimi mund të bëhet personalisht ose të dërgohet me postë në zyrën e Observatorit në Tiranë me adresë:

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve

Rruga “Brigada e VIII”,

Pall. LID, Kt. 1, Z. 1

Tirana, Albania.

 

Ofertuesit do të dorëzoj një palë dokumenta origjinale dhe një palë dokumenta kopje të të gjithë dokumentacionit të tenderit. Dokumentet duhet të vendoset në zarf të mbyllur, duke i ndarë dhe shënuar zarfet: Origjinal dhe Kopje. Pra, gjithësej janë dy zarfe nga të cilët njëri përmban dokumentacionit original dhe njëri dokumentacionin kopje. Këto zarfe që përmbajnë origjinalin dhe kopjet do të bashkohen në një paketë të vetme të mbyllur. Oferta Financiare dhe dokumentacioni tjeter teknik/kualifikues duhet te jene te ndara ne zarfe te veçanta, dhe duhet te jene brenda zarfave si origjinali ashtu edhe kopja.

 

Paketat e brendshme dhe të jashtme duhet:

(a) Të mbajnë emrin, numrin idenfikuar (NIPT/NUID) dhe adresën e tenderuesit;

(b) T’i adresohet Observatorit në adresën e përshkruar më lart;

(c) Të ketë të shënuar titullin e tenderit;

(d) Të ketë të shënuar në krye të zarfit njoftimin “Të mos hapet para kohës dhe datës së hapjes së Ofertave”;

  1. Pagesat e blerjes: Pagesat do të ekzekutohen 100% pas dorëzimit të produktit në destinacion, perfundimit te instalimit dhe konfigurimit, si dhe kundrejt miratimit përfundimtar nga stafit drejtues të Observatorit .
  2. Vleresimi i aplikimeve: Zarfet do të hapen më 18 Korrik 2024 në orën 09:00 në zyrat e Observatorit, nga Komisioni i Vleresimit te Ofertave (KVO) qe eshte krijuar tek Observatori. Ftohen te marrin pjese drejtuesit e subjekteve ose perfaqesues te autorizur te tyre. Nje nga anetaret e KVO hap zarfat e dorezuar dhe nxjerr prej tyre vetem zafat e ofertes ekonomike dhe lexon emrin i Ofertuesit dhe vleren e Ofertes.

 

  1. Vlerësimi teknik: Aplikimet do të vlerësohen së pari në meritat teknike. Vlerësimi teknik merr në shqyrtim aftësinë e aplikantit për të përmbushur me sukses detyrën.
  2. Përzgjedhja e Fituesit: Përzgjedhja e aplikantit të suksesshëm do të bazohet në renditjen përfundimtare të aplikimeve ( të gjithë ato që kanë kaluar administrative) dhe do ti njoftohet fituesit. Fituesit do t’i kërkohen të paraqesë të gjitha origjinalet e kopjeve të paraqitura për verifikim.
  3. Vlefshmëria e Dokumentacionit: Dokumentat e kërkuara për këtë thirrje duhet të jenë të vlefshme deri tre muaj para datës së thirrjes.

 

Informacion shtesë:

  • Të gjithë Dokumentat e Thirrjes duhet të plotësohen tërësisht për të shmangur skualifikimin;
  • Të gjitha aplikimet bëhen në përputhje me dokumentet e thirrjes;
  • Të gjithë aplikantët do të marrin dokumente identike: Asnjë aplikant nuk duhet të shtojë, të lëshojë, ose të ndryshojë ndonjë artikull, term ose kushte në letrat origjinale.
  • Sqarimet në lidhje me thirrjen duhet të bëhen me shkrim tek Observatori deri në tre ditë pune para datës së mbylljes. Pyetjet mund të dërgohen me e-mail në adresen: info@observator.org.al. Përgjigjet për çdo pyetje të ngritur nga çdo aplikant do t’i jepen atij aplikanti me e-mail, brenda dy ditëve të punës nga data e marrjes.
  1. Mashtrimi dhe korrupsioni: Observatori kërkon që aplikantët, të respektojnë standardet më të larta të etikës gjatë prokurimit dhe ekzekutimit të kontratave. Në ndjekje të një politike të tillë, Observatori përcakton për qëllimin e kësaj dispozite, termat e përcaktuara më poshtë:
    1. “Praktikë korruptive” nënkupton Ofertimin, dhënien, marrjen ose kërkimin e çfarëdo vlere për të ndikuar veprimin e një zyrtari publik në procesin e prokurimit ose në ekzekutimin e kontratës.
    2. “Praktika mashtruese” do të thotë një keqpërfaqësim i fakteve me qëllim të ndikimit të një procesi të prokurimit ose ekzekutimit të një kontrate në dëm të Observatorit dhe përfshin praktikat sekrete të marrëveshjeve të paligjshme midis tenderuesve (para ose pas paraqitjes së ofertës) të dizajnuara për të vendosur çmimet e ofertës në nivele artificiale, jo konkurruese dhe të privojë huamarrësin nga përfitimet e konkurrencës së lirë dhe të hapur.

 

Observatori do të refuzojë një propozim nëse përcakton që aplikanti është angazhuar në praktika korruptive ose mashtruese në konkurrencën e kontratës. Observatori gjithashtu do të deklarojë një firmë të papërshtatshme për dhënien e një kontrate, ose në një kohë të pacaktuar ose për një periudhë të caktuar kohe, nëse përcakton që firma është angazhuar në praktika korruptive ose mashtruese në konkurrencë, ose në ekzekutimin e një kontrate të financuar nga Observatori.

 

Kontakti i drejtpërdrejtë me anetaret ekomisionit te vleresimit te OBSERVATORIT në lidhje me paraqitjen tuaj gjatë periudhës së vlerësimit të thirrjes është i ndaluar.

 

Çdo përpjekje e aplikantëve për të ndikuar në përfaqësuesit e OBSERVATORI në vlerësimin e aplikimeve ose vendimeve për dhënien e kontratës, do të rezultojë në refuzimin e menjëhershëm të aplikimit të tyre.

 

  1. Etika: Gjatë kohës së bashkëpunimit me Observatorin, Aplikanti duhet të respektojë politikat e brendshme të Observatorit dhe duhet të mbrojë gjithmonë interesat dhe të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve, sipas politikës dhe legjislacionit të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve; dhe të verë këto interesa mbi interesin e tij/saj personal si dhe të mos kryejë akte që kompromentojnë apo dëmtojnë fëmijët dhe të rinjtë.
  2. Ndryshimi i dokumentit të thirrjes: Në çdo kohë përpara afatit të fundit për dorëzimin e thirrjeve, Observatori mund të ndryshojë Dokumentin e Thirrjes duke lëshuar shtesa. Çdo shtesë e lëshuar do të jetë pjesë e Dokumentit të Thirrjes dhe do t’u komunikohet me shkrim të gjithë atyre që janë regjistruar. Për t’i dhënë aplikantëve të ardhshëm një kohë të arsyeshme në të cilën marrin një shtesë në përgatitjen e aplikimit të tyre, Observatori mund, sipas gjykimit të saj, të zgjasë afatin për dorëzimin e aplikimeve.
  3. Periudha e performancës Kohezgjatja e sherbimit perfshi shperndarjen do te jete 21 dite.
  4. Standardet e performancës: Punimet duhet të ndërmerren në përputhje me të gjitha rregullat dhe rregulloret përkatëse që janë aktualisht në fuqi në Shqipëri. Produkti përfundimtar duhet të jetë sipas specifikimeve teknike të detajuara në ToR.
  5. Kostoja e thirrjes: Aplikanti do të përballojë të gjitha kostot që lidhen me përgatitjen dhe dorëzimin e aplikimit të tij, dhe Observatori në asnjë rast nuk është përgjegjës për ato kosto, pavarësisht nga sjellja ose rezultati i procesit të thirrjes.

 

 

 

Datë: __/ __/ ____

 

 

Deklarata e Ofertuesit

 

 

Oferta jonë është e vlefshme për 30 ditë nga data e caktuar për afatin e paraqitjes së tenderit, në përputhje me dokumentet e tenderit, dhe ai do të mbetet detyrues për ne dhe mund të pranohet në çdo kohë para skadimit të asaj periudhe.

 

Për të ofruar çmimin e lartpërmendur, ne e pranojmë që kemi marrë parasysh të gjitha dokumentet e tenderit të dhënë duke përfshirë shtojcat.

 

Marrim përsipër, nëse oferta jonë pranohet të fillojë punën brenda 5  ditëve nga data e nënshkrimit të kontratës dhe të përfundojë dhe dorëzojë produktet në përputhje me kontratën brenda afateve te dakortesuar por jo me shume se afatet e llogaritura nga data e fillimit të kontratës.

 

 

Nëse i jepet kontrata, personi i përmendur më poshtë do të veprojë si Përfaqësuesi i Kontraktuesit:

 

 

 

 

_________________________________________ (Emri, mbiemri, nënshkrimi)

Përfaqësuesi ligjor

 

 

 

 

Datë: __/ __/ ____

 

 

Deklarat e Ofertuesit

 

 

 

Unë, i nënshkruari:

___________________________________________________

(Emri dhe numri i ID i përfaqësuesit ligjor)

 

 

 

Përfaqësuesi i Kompanisë:

_________________________________________________________

(Emri dhe adresa e kompanisë)

 

 

 

Deklaroni që kushtet e mëposhtme janë të zbatueshme për ne:

  • Ne jemi një kompani e regjistruar.

 

  • Ne nuk punësojmë personel nën moshën ligjore të punës.

 

  • Ne sigurojmë të drejtat themelore sociale dhe kushte të drejta të punës për punonjësit tanë.

 

  • Ne nuk jemi në situatë të konfliktit të interesit (me marrëdhënie paraprake me projektin ose në një marrëdhënie familjare ose biznesi me drejtorët ose menaxherët e OBSERVATORI.

 

 

Nënshkrimi i Përfaqësuesit Ligjor______________________

 

 

Ripostim-Terma Reference – Ekspert

Shpallur me datë: 10 Janar 2024

Shtyhet deri më: 02 Shkurt 2024

Titulli/ Lënda: Observatori hap thirrjen për ekspertiza sipas fushave të programeve dhe fton eskperte të shprehin interesin e tyre ( ishte brenda dt. 25 Janar 2024) shtyhet deri me 02 Shkurt 2024.

Observatori për të Drejtat e Fëmijve dhe të Rinjve (Observatori) u ngrit si një program i UNICEF (në vitin 2009 ) në Shqipëri, një strukturë e parë e shoqërisë civile për monitorimin e të drejtave të fëmijëve në nivel vendor. Observatori u regjistrua më 30 maj 2013 (vendimi i gjykatës nr. 813), dhe funksionon si një struktura vëzhguese dhe mobilizuese, bazuar në nivel rajonal. Ajo operon me misionin për të garantuar dinjitetin dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve në të gjithë Shqipërinë nëpërmjet vëzhgimit, kërkimit dhe analizës, komunikimit dhe avokimit; duke bashkëpunuar me aktorë/institucione të tjera; dhe duke u angazhuar në fushata ndërgjegjësimi dhe edukimi publik. Observatori është i pranishëm në të gjithë vendin me dymbëdhjetë ekspertë rajonalë (një për çdo rajon të vendit).

Gjatë këtyre 10 viteve të zbatimit të projekteve dhe programeve ne kemi fuqizuar rrjetin tonë në të gjitha rajonet, kemi qenë aktive me programe të ndryshme fuqizimi dhe mobilizimi, kemi bërë më të fortë praninë tonë në shoqërinë shqiptare dhe kemi avancuar bashkëpunimin në rrjet nga niveli kombëtar në atë lokal. Observatori ka zbatuar tashme 80 projekte, duke trajtuar ndër të tjera monitorimin e planeve (kombëtare dhe vendore), strategjitë, zbatimin e ligjeve që synojnë fëmijët dhe familjet me probleme ekonomike dhe të rinjtë jashtë sistemit arsimor apo tregut të punës; Observatori ka zhvilluar plane për ngritjen e kapaciteteve për grupet e synuara me bazë, mbi gjetjet e monitorimit dhe praktikat ndërkombëtare, të prezantuara falë partneritetit të donatorëve.

Observatori është angazhuar për një iniciativë të përbashkët me ministritë e linjës si Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministri i Shtetit për Rininë, njësitë e qeverisjes vendore, si dhe organizata të tjera ndërkombëtare për forcimin e ndërhyrjeve në sisteme dhe ligje, për ofrimin e politikave dhe shërbimeve të qëndrueshme dhe të integruara të mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve.

Për të arritur qëllimin dhe objektivat strategjike, Observatori angazhohet në procese që kërkojnë një ekspertizë të nivelit të lartë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, punës së fëmijëve, trafikimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve, drejtësisë për të miturit, zhvillimit të të rinjve, reduktimit të rrezikut nga fatkeqësitë, arsimit gjithëpërfshirës, qeverisje të mirë dhe decentralizimin e shërbimeve për fëmijët, familjen dhe komunitetet më vulnerabël. Këto procese ndërmerren kryesisht nga ekspertë të jashtëm në mbikëqyrje të ngushtë dhe në bashkëpunim me stafin teknik të Observatori.

Në këtë kuadër Observatori po hap këtë thirrje për shprehje interesi dhe dakortesi angazhimi për ekspertë/konsulentë që do të konkurrojnë për të qenë pjesë e listës së konsulencës se 3 viteve te ardshme (2024-2027), të cilët  ofrojnë një sërë shërbimesh në fusha të ndryshme ekspertize siç specifikohet në seksionet më poshtë.

Llojet e ekspertizës/konsulencës së kërkuar:

  • Hartimi i modulit të trajnimit
  • Ofrimi i trajnimit (fizikisht ose online)
  • Vlerësimi i nevojës
  • Vlerësimi dhe rishikimi
  • Hulumtim dhe analizë
  • Hartimi i proceseve (strategji, avokim/lobim, roadmap, etj.)
  • Rishikimi ligjor dhe hartimi i akteve ligjore
  • Ngritja e Kapaciteteve Institucionale
  • Dizajnimi, hartim politikash dhe rekomandimesh për situata të ndryshme të të drejtave të fëmijëve;
  • Lektrim apo Lehtësimi i seminareve apo konferencave
  • Prodhimi i materialeve promocionale, video, web design, etj

Fushat e kërkuara/të preferuara të ekspertizës jane:

  • Arsimi
  • Politika dhe mbrojtje sociale
  • Të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore
  • Qeverisja qendrore dhe vendore
  • Shëndeti
  • Inovacion

Parimet e punës dhe mbrojtjes së fëmijëve përfshijnë shkurtimisht, por nuk kufizohen në:

  • Trajtojini fëmijët me respekt dhe dinjitet;
  • Dëgjoni pikëpamjet dhe opinionet e fëmijëve;
  • Informoni prindërit/kujdestarët/at ligjorë të fëmijëve dhe merrni një pëlqim me shkrim përpara çdo ndërveprimi me fëmijët (kjo përfshin leje të posaçme me shkrim kur bëhet fjalë për fotografi/video);
  • Jini të ndjeshëm ndaj moshës dhe pjekurisë së fëmijës, prejardhjes kulturore dhe normave lokale sociale dhe familjare dhe respektoni ato;
  • Visheni në mënyrë të përshtatshme nga ana kulturore;
  • Jini gjithmonë në shoqërinë e një të rrituri tjetër (mundësisht prindi/kujdestari ligjor ose mësuesi) kur takoni një fëmijë;
  • Mos abuzoni me fëmijët (abuzimi seksual, emocional, psikologjik dhe fizik).

Ekspertet e interesuar, janë të mirëpritur të shprehin intresin dhe gadishmërinë në bashkëpunim me Observatorin, përmes postës elektronike: hr@observator.org.al  brenda dt 02 Shkurt 2024.  Mesazhi konfirmues, duhet të ketë minimanisht:

  1. Fushën/at në të cilin shprehin interesin
  2. CV
  3. Dhe cdo dokument tjetër që e vlerësoni të nevojshme.

Ekspertët e përzgjedhur do të njoftohen dhe do të jenë pjesë e listës së ekspertëve për tu kontraktuar nga Observatori sipas kërkesave dhe nevojave në projekte dhe nisma përgjatë 3 viteve të ardhme (Janar 2024 – Janar 2027).  Observatori angazhohet për një procedurë transparente, duke ruatjur konfidencialitetin e dhënat përsonale të cdo eksperti/ personi të angazhuar.

Terma Reference – Ekspert

Shpallur me datë: 10 Janar 2024

Deri më: 25 Janar 2024

Titulli/ Lënda: Observatori hap thirrjen për ekspertiza sipas fushave të programeve dhe fton eskperte të shprehin interesin e tyre brenda dt. 25 Janar 2024.

Observatori për të Drejtat e Fëmijve dhe të Rinjve (Observatori) u ngrit si një program i UNICEF (në vitin 2009 ) në Shqipëri, një strukturë e parë e shoqërisë civile për monitorimin e të drejtave të fëmijëve në nivel vendor. Observatori u regjistrua më 30 maj 2013 (vendimi i gjykatës nr. 813), dhe funksionon si një struktura vëzhguese dhe mobilizuese, bazuar në nivel rajonal. Ajo operon me misionin për të garantuar dinjitetin dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve në të gjithë Shqipërinë nëpërmjet vëzhgimit, kërkimit dhe analizës, komunikimit dhe avokimit; duke bashkëpunuar me aktorë/institucione të tjera; dhe duke u angazhuar në fushata ndërgjegjësimi dhe edukimi publik. Observatori është i pranishëm në të gjithë vendin me dymbëdhjetë ekspertë rajonalë (një për çdo rajon të vendit).

Gjatë këtyre 10 viteve të zbatimit të projekteve dhe programeve ne kemi fuqizuar rrjetin tonë në të gjitha rajonet, kemi qenë aktive me programe të ndryshme fuqizimi dhe mobilizimi, kemi bërë më të fortë praninë tonë në shoqërinë shqiptare dhe kemi avancuar bashkëpunimin në rrjet nga niveli kombëtar në atë lokal. Observatori ka zbatuar tashme 80 projekte, duke trajtuar ndër të tjera monitorimin e planeve (kombëtare dhe vendore), strategjitë, zbatimin e ligjeve që synojnë fëmijët dhe familjet me probleme ekonomike dhe të rinjtë jashtë sistemit arsimor apo tregut të punës; Observatori ka zhvilluar plane për ngritjen e kapaciteteve për grupet e synuara me bazë, mbi gjetjet e monitorimit dhe praktikat ndërkombëtare, të prezantuara falë partneritetit të donatorëve.

Observatori është angazhuar për një iniciativë të përbashkët me ministritë e linjës si Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministri i Shtetit për Rininë, njësitë e qeverisjes vendore, si dhe organizata të tjera ndërkombëtare për forcimin e ndërhyrjeve në sisteme dhe ligje, për ofrimin e politikave dhe shërbimeve të qëndrueshme dhe të integruara të mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve.

Për të arritur qëllimin dhe objektivat strategjike, Observatori angazhohet në procese që kërkojnë një ekspertizë të nivelit të lartë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, punës së fëmijëve, trafikimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve, drejtësisë për të miturit, zhvillimit të të rinjve, reduktimit të rrezikut nga fatkeqësitë, arsimit gjithëpërfshirës, qeverisje të mirë dhe decentralizimin e shërbimeve për fëmijët, familjen dhe komunitetet më vulnerabël. Këto procese ndërmerren kryesisht nga ekspertë të jashtëm në mbikëqyrje të ngushtë dhe në bashkëpunim me stafin teknik të Observatori.

Në këtë kuadër Observatori po hap këtë thirrje për shprehje interesi dhe dakortesi angazhimi për ekspertë/konsulentë që do të konkurrojnë për të qenë pjesë e listës së konsulencës se 3 viteve te ardshme (2024-2027), të cilët  ofrojnë një sërë shërbimesh në fusha të ndryshme ekspertize siç specifikohet në seksionet më poshtë.

Llojet e ekspertizës/konsulencës së kërkuar:

  • Hartimi i modulit të trajnimit
  • Ofrimi i trajnimit (fizikisht ose online)
  • Vlerësimi i nevojës
  • Vlerësimi dhe rishikimi
  • Hulumtim dhe analizë
  • Hartimi i proceseve (strategji, avokim/lobim, roadmap, etj.)
  • Rishikimi ligjor dhe hartimi i akteve ligjore
  • Ngritja e Kapaciteteve Institucionale
  • Dizajnimi, hartim politikash dhe rekomandimesh për situata të ndryshme të të drejtave të fëmijëve;
  • Lektrim apo Lehtësimi i seminareve apo konferencave
  • Prodhimi i materialeve promocionale, video, web design, etj

Fushat e kërkuara/të preferuara të ekspertizës jane:

  • Arsimi
  • Politika dhe mbrojtje sociale
  • Të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore
  • Qeverisja qendrore dhe vendore
  • Shëndeti
  • Inovacion

 

Parimet e punës dhe mbrojtjes së fëmijëve përfshijnë shkurtimisht, por nuk kufizohen në:

  • Trajtojini fëmijët me respekt dhe dinjitet;
  • Dëgjoni pikëpamjet dhe opinionet e fëmijëve;
  • Informoni prindërit/kujdestarët/at ligjorë të fëmijëve dhe merrni një pëlqim me shkrim përpara çdo ndërveprimi me fëmijët (kjo përfshin leje të posaçme me shkrim kur bëhet fjalë për fotografi/video);
  • Jini të ndjeshëm ndaj moshës dhe pjekurisë së fëmijës, prejardhjes kulturore dhe normave lokale sociale dhe familjare dhe respektoni ato;
  • Visheni në mënyrë të përshtatshme nga ana kulturore;
  • Jini gjithmonë në shoqërinë e një të rrituri tjetër (mundësisht prindi/kujdestari ligjor ose mësuesi) kur takoni një fëmijë;
  • Mos abuzoni me fëmijët (abuzimi seksual, emocional, psikologjik dhe fizik).

 

Ekspertet e interesuar, janë të mirëpritur të shprehin intresin dhe gadishmërinë në bashkëpunim me Observatorin, përmes postës elektronike: hr@observator.org.al  brenda dt 25 Janar 2024.  Mesazhi konfirmues, duhet të ketë minimanisht:

  1. Fushën/at në të cilin shprehin interesin
  2. CV
  3. Dhe cdo dokument tjetër që e vlerësoni të nevojshme.

Ekspertët e përzgjedhur do të njoftohen dhe do të jenë pjesë e listës së ekspertëve për tu kontraktuar nga Observatori sipas kërkesave dhe nevojave në projekte dhe nisma përgjatë 3 viteve të ardhme (Janar 2024 – Janar 2027).  Observatori angazhohet për një procedurë transparente, duke ruatjur konfidencialitetin e dhënat përsonale të cdo eksperti/ personi të angazhuar.

Ekspert për përmiresimin e programeve edukative mbi monitorimin dhe vlerësimin e programeve dhe politikave

Tiranë, më 20 Janar 2023

 

Thirrje për shprehje interesi- Ekspert për të prmirësimin e kurikulës mbi monitorimin dhe vlerësimin

 

“Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve”, në kuadër të zbatimit të projektit “Monitoring and reporting on children rights for better policy options” të zbatuar në partneritet me UNICEF në Shqipëri është i interesuar të përfitojë shërbim për ekspertizë nga individë, persona fizik ose juridik.

Titulli i punës:

  1. Ekspert për identifikimin e boshllëqëve dhe mundësive në përmiresimin e programeve edukative në kuader të rritje së kapacititeve mbi monitorimin dhe vlerësimin e programeve dhe politikave. – 20 ditë pune

 

Kohëzgjatja e angazhimit 30 janar– 28 shkurt 2023

Të interesuarit duhet të jenë të pajisur me diplomë master dhe të kenë të paktën 7 vite eksperiencë pune në fushën për të cilën aplikojnë, ose me diplomë bachelor dhe të kenë të paktën 9 vite eksperiencë pune.

 

Individët, personat fizik dhe/ose juridik të interesuar janë të lutur anë të lutur që të shprehin interesin duke dërguar bashkëngjitur një CV deri me date deri me date 26.01.2023 (fizikisht ose me email):

Adresa: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjëve,

Rruga.Bridaga e VIII, Pall.LID, K.1,Z.1, Tirane – Shqipëri

Emailinfo@observator.org.al

 

Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur që nga data e bërjes publike (20.01.2023) e deri në mbylljen e saj (26.01.2023).  Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.

Thirrje për pjesëmarrës – Ide promovuese nga të rinjtë

Thirrje për pjesëmarrës

Ide promovuese nga të rinjtë

Afati: 27 Janar 2023

Ju njoftojmë se “Observatori për të drejtat e të Rinjve dhe Fëmijëve” në partneritet me zyrën e UNICEF në Shqipëri ka hapur thirjen për të rinj pjesëmarrës në dhënien e ideve inovative/ promovuese. Kjo thirrje është e hapur në kuadër të promovimit të platformës U-Report dhe është e vlefshme për të gjithë të rinjtë e qytetit të Tiranës.

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe Rinisë (Observatori) është një entitet joqeveritar i krijuar në vitin 2013, me mision të sigurojë dinjitetin dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve në të gjithë Shqipërinë nëpërmjet vëzhgimit, kërkimit dhe analizës, komunikimit dhe avokimit; duke bashkëpunuar me aktorë/institucione të tjera dhe duke u angazhuar në fushata ndërgjegjësimi dhe edukimi publik. Observatori është i pranishëm në të gjithë vendin me dymbëdhjetë ekspertë rajonalë (një për çdo rajon të vendit).

Qëllimi i kësaj thirrje është:

  • Të mbledh një grup të rinjsh prej 8-15 personash me qëllim dhënien e ideve inovative/promovuese, të cilat dëshirojnë t’i zbatojnë.
  • Të zhvillojë një seri takimesh që nga dhënia e ideve fillestare deri te ajo fituese, e cila do të zbatohet.
  • Të mbështesë financiarisht idenë fituese në zbatimin e saj.
  • Tu jap të rinjve pjesëmarrës mundësinë për të shprehur veten nëpërmjet artit, letërsisë, marketingut apo mënyrave të tjera duke patur gjithmonë në fokus një nga temat e trajtuara në platformën U-Report:
  1. Vendimarrja e të rinjve;
  2. Promovimi i parandalimit të braktisjes shkollore në shkollat e mesme;
  3. Aftësitë për jetën te të rinjtë;
  4. Digjitalizimi;
  5. Orientimi për Karrierën;
  6. Cilësia e Ajrit dhe Mbrojtja e Mjedisit;
  7. Aktivizmi Rinor etj.
  • Të pajisë të rinjtë me një certifikatë pjesëmarrëse të njohur në promovimin e platformës U-Report në Shqipëri.

Informacione në lidhje me idetë promovuese

Ideja duhet të konsistojë në një nga pikat e mëposhtme:

  • Të trajtojë një temë/çështje që prek të rinjtë drejtpërdrejtë.
  • Të jetë në përputhje me të gjithë temat e trajtuara deri tani në platformën U-Report ose që mund të lind si rrjedhojë e tyre (linku i së cilës më poshtë)

https://westernbalkans.ureport.in/opinions/

  • Të jetë një ide e zbatueshme dhe që vjen nga të rinjtë si një risi.duke trajtuar problematikat e tyre dhe çështje që shqetësojnë ata ose komunitetin rreth tyre.

Shpenzimet: Organizata do të mbulojë të gjithë koston e zbatimit të idesë fituese deri në shumën prej 50,000 lekë të reja.

Cilët mund të aplikojnë?

Kjo thirrje është e hapur për gjithë të rinjtë të cilët janë:

  • Midis moshës 15-29 vjeç
  • Të jenë banues në qytetin e Tiranës
  • Të gatshëm për të dhënë ide promovuese dhe për të ndjekur rrjedhën e zbatimit të tyre.

Si të aplikoni?

Të gjithë të rinjtë e interesuar duhet të plotësojnë formën e aplikimit në linkun: https://docs.google.com/forms/d/1UfdxQB5fyDMnjfuxgYDAëvM1hlaF9Rqcot4x6P7351I/edit

Observatori ofron mundësi të barabarta angazhimi për të gjithë individët e interesuar dhe inkurajon aplikime nga të gjithë, pavarësisht nga feja, raca, etnia, gjinia, orientimi seksual apo pikëpamjet politike.

Nëse keni ndonjë pyetje apo nevojë për informacione të tjera ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në info@observator.org.al

THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI-EKSPERT PËR PËRMIRËSIMIN E KURIKULËS MBI MONITORIMIN DHE VLERËSIMIN

Tiranë, më 9 Janar 2023

 

Thirrje për shprehje interesi- Ekspert për të prmirësimin e kurikulës mbi monitorimin dhe vlerësimin

 

“Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve”, në kuadër të zbatimit të projektit “Monitoring and reporting on children rights for better policy options” të zbatuar në partneritet me UNICEF në Shqipëri është i interesuar të përfitojë shërbim për ekspertizë nga individë, persona fizik ose juridik.

Titulli i punës:

  1. Ekspert për përmirësimin e kurikulës mbi monitorimin dhe vlerësimin, duke përfshirë: Përmirësimin e kurikulës së lëndës “Vlerësimi i Programeve dhe Politikave Sociale” që zhvillohet në nivel masteri në Departamentin e Punës dhe Politikës Sociale; Përmirësimi i kurikulës duke patur më tepër në fokus çështjet e fëmijëve, çështjet gjinore, të drejtat e njeriut dhe çështje të etikës; Përmirësimi i leksioneve, përgatitja e mjeteve praktike për studentët dhe një guidë- 40 ditë pune

 

Kohëzgjatja e angazhimit 16 janar– 28 shkurt 2023

Të interesuarit duhet të jenë të pajisur me diplomë master dhe të kenë të paktën 7 vite eksperiencë pune në fushën për të cilën aplikojnë, ose me diplomë bachelor dhe të kenë të paktën 9 vite eksperiencë pune.

 

Individët, personat fizik dhe/ose juridik të interesuar janë të lutur anë të lutur që të shprehin interesin duke dërguar bashkëngjitur një CV deri me date deri me date 14.01.2023 (fizikisht ose me email):

Adresa: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjëve,

Rruga.Bridaga e VIII, Pall.LID, K.1,Z.1, Tirane – Shqipëri

Email: info@observator.org.al

 

Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur që nga data e bërjes publike (09.01.2023) e deri në mbylljen e saj (14.01.2023).  Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.

Kërkesë Për Ofertë

Tiranë, më 02 Dhjetor 2022

“Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve” është e interesuar që të punësoj Subjekt per Organizimin e Eventeve për zbatimin e Projektit me donator UNICEF Monitoring and Reporting on children rights for better policy option” .

 

Subjektet duhet të sigurojnë nevojat e mëposhtme :

  • Qera Salle (6 dite)
  • Refreshment ( 322 persona)
  • Pushim Kafeje (50 persona)
  • Sherbim Transporti per femije ( 4 aktivitete )

 

Subjektet e interesuara preferohet të kenë eksperienca të mëparshme angazhimi me Organizatat, Nderkombetare dhe Institucionet lokale dhe Qendrore, .

Subjektet e interesuar janë të lutur që të dërgojnë Oferten Financiare  brenda dt. 02.12.2022  në adresën:

 

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe Të Rinjve

Rruga “Brigada e VIII”, Pall LID”

Kt 1, Z. 1 Tirane – Albania

E-mail: info@observator.org.al

Web: www.observator.org.al

 

Ky ripostim thirrjeje do të qëndrojë e hapur që nga data e bërjes publike (02 Dhjetor 2022) e deri në mbylljen e saj (13 Dhjetor 2022 ).  Vetëm subjektet e përzgjedhur do të kontaktohen.