THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI-EKSPERT PËR PËRMIRËSIMIN E KURIKULËS MBI MONITORIMIN DHE VLERËSIMIN
Tiranë, më 9 Janar 2023
Thirrje për shprehje interesi- Ekspert për të prmirësimin e kurikulës mbi monitorimin dhe vlerësimin
“Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve”, në kuadër të zbatimit të projektit “Monitoring and reporting on children rights for better policy options” të zbatuar në partneritet me UNICEF në Shqipëri është i interesuar të përfitojë shërbim për ekspertizë nga individë, persona fizik ose juridik.
Titulli i punës:
- Ekspert për përmirësimin e kurikulës mbi monitorimin dhe vlerësimin, duke përfshirë: Përmirësimin e kurikulës së lëndës “Vlerësimi i Programeve dhe Politikave Sociale” që zhvillohet në nivel masteri në Departamentin e Punës dhe Politikës Sociale; Përmirësimi i kurikulës duke patur më tepër në fokus çështjet e fëmijëve, çështjet gjinore, të drejtat e njeriut dhe çështje të etikës; Përmirësimi i leksioneve, përgatitja e mjeteve praktike për studentët dhe një guidë- 40 ditë pune
Kohëzgjatja e angazhimit 16 janar– 28 shkurt 2023
Të interesuarit duhet të jenë të pajisur me diplomë master dhe të kenë të paktën 7 vite eksperiencë pune në fushën për të cilën aplikojnë, ose me diplomë bachelor dhe të kenë të paktën 9 vite eksperiencë pune.
Individët, personat fizik dhe/ose juridik të interesuar janë të lutur anë të lutur që të shprehin interesin duke dërguar bashkëngjitur një CV deri me date deri me date 14.01.2023 (fizikisht ose me email):
Adresa: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjëve,
Rruga.Bridaga e VIII, Pall.LID, K.1,Z.1, Tirane – Shqipëri
Email: info@observator.org.al
Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur që nga data e bërjes publike (09.01.2023) e deri në mbylljen e saj (14.01.2023). Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.