Thirrje për pjesëmarrës – Ide promovuese nga të rinjtë
Thirrje për pjesëmarrës
Ide promovuese nga të rinjtë
Afati: 27 Janar 2023
Ju njoftojmë se “Observatori për të drejtat e të Rinjve dhe Fëmijëve” në partneritet me zyrën e UNICEF në Shqipëri ka hapur thirjen për të rinj pjesëmarrës në dhënien e ideve inovative/ promovuese. Kjo thirrje është e hapur në kuadër të promovimit të platformës U-Report dhe është e vlefshme për të gjithë të rinjtë e qytetit të Tiranës.
Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe Rinisë (Observatori) është një entitet joqeveritar i krijuar në vitin 2013, me mision të sigurojë dinjitetin dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve në të gjithë Shqipërinë nëpërmjet vëzhgimit, kërkimit dhe analizës, komunikimit dhe avokimit; duke bashkëpunuar me aktorë/institucione të tjera dhe duke u angazhuar në fushata ndërgjegjësimi dhe edukimi publik. Observatori është i pranishëm në të gjithë vendin me dymbëdhjetë ekspertë rajonalë (një për çdo rajon të vendit).
Qëllimi i kësaj thirrje është:
- Të mbledh një grup të rinjsh prej 8-15 personash me qëllim dhënien e ideve inovative/promovuese, të cilat dëshirojnë t’i zbatojnë.
- Të zhvillojë një seri takimesh që nga dhënia e ideve fillestare deri te ajo fituese, e cila do të zbatohet.
- Të mbështesë financiarisht idenë fituese në zbatimin e saj.
- Tu jap të rinjve pjesëmarrës mundësinë për të shprehur veten nëpërmjet artit, letërsisë, marketingut apo mënyrave të tjera duke patur gjithmonë në fokus një nga temat e trajtuara në platformën U-Report:
- Vendimarrja e të rinjve;
- Promovimi i parandalimit të braktisjes shkollore në shkollat e mesme;
- Aftësitë për jetën te të rinjtë;
- Digjitalizimi;
- Orientimi për Karrierën;
- Cilësia e Ajrit dhe Mbrojtja e Mjedisit;
- Aktivizmi Rinor etj.
- Të pajisë të rinjtë me një certifikatë pjesëmarrëse të njohur në promovimin e platformës U-Report në Shqipëri.
Informacione në lidhje me idetë promovuese
Ideja duhet të konsistojë në një nga pikat e mëposhtme:
- Të trajtojë një temë/çështje që prek të rinjtë drejtpërdrejtë.
- Të jetë në përputhje me të gjithë temat e trajtuara deri tani në platformën U-Report ose që mund të lind si rrjedhojë e tyre (linku i së cilës më poshtë)
https://westernbalkans.ureport.in/opinions/
- Të jetë një ide e zbatueshme dhe që vjen nga të rinjtë si një risi.duke trajtuar problematikat e tyre dhe çështje që shqetësojnë ata ose komunitetin rreth tyre.
Shpenzimet: Organizata do të mbulojë të gjithë koston e zbatimit të idesë fituese deri në shumën prej 50,000 lekë të reja.
Cilët mund të aplikojnë?
Kjo thirrje është e hapur për gjithë të rinjtë të cilët janë:
- Midis moshës 15-29 vjeç
- Të jenë banues në qytetin e Tiranës
- Të gatshëm për të dhënë ide promovuese dhe për të ndjekur rrjedhën e zbatimit të tyre.
Si të aplikoni?
Të gjithë të rinjtë e interesuar duhet të plotësojnë formën e aplikimit në linkun: https://docs.google.com/forms/d/1UfdxQB5fyDMnjfuxgYDAëvM1hlaF9Rqcot4x6P7351I/edit
Observatori ofron mundësi të barabarta angazhimi për të gjithë individët e interesuar dhe inkurajon aplikime nga të gjithë, pavarësisht nga feja, raca, etnia, gjinia, orientimi seksual apo pikëpamjet politike.
Nëse keni ndonjë pyetje apo nevojë për informacione të tjera ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në info@observator.org.al