Thirrje për shprehje interesi
Tiranë, më 20 Maj 2022
“Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjëve”, në kuadër të zbatimit të projektit “Monitoring and reporting on children rights for better policy options” të zbatuar në partneritet me UNICEF në Shqipëri është i interesuar të përfitojë shërbim për 3 ekspertiza të ndryshme nga individë, persona fizik ose juridik.
Titulli i punës:
- Ekspert për korigjimin dhe përmirësimin në dizenjimin e dashboard të INSTAT për fëmijët dhe të rinjtë- 8 ditë pune;
- Ekspert për korigjimin në strukturën e dashboard të statistikave të Agjensisë Shtetërore për të Drejtat e Fëmijës- 5 ditë pune
- Ekspert për zhvillimin e dashboard të re mbi të dhënat nga vëzhgimi për trafikimin e qenieve njerëzore- 67 ditë pune.
Secili individ, person fizik, ose juridik mund të aplikojë vetëm në një pozicion pune.
Kohëzgjatja e angazhimit: 13 qershor – 29 korrik 2022
Të interesuarit duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të jenë të pajisur me diplomë në degën: Informatikë, Shkenca kompjuterike, Manaxhim i Sistemit te Informacionit, ose në fusha të ngjashme;
- Të kenë të paktën 7 vite eksperiencë pune në detyra të ngjashme;
- Të njohin dhe përdorin: C+ – Programming language; Umraco CMS Framework; HTML / JavaScript / CSS – User Interface dhe Front-end; apo D3.js për të ndërtuar grafikët në front-end.
- Të interesuarit me diplomë master apo më lart do të kenë prioriret.
Individët, personat fizik dhe/ose juridik të interesuar janë të lutur që të shprehin interesin duke dërguar bashkëngjitur një CV deri me datë 03.06.2022 (fizikisht ose me email):
Adresa: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjëve,
Rruga.Bridaga e VIII, Pall.LID, K.1,Z.1, Tirane – Shqipëri
Email: info@observator.org.al
Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur që nga data e bërjes publike (20.05.2022) e deri në mbylljen e saj (03.06.2022). Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.