Mbeshtetje me pako ushqimore -higjenike per 245 familje ne nevoje – Bashkia Shkoder, Korce dhe Klos

Në kuadër të situatës së vështirë të krijuar nga pandemia botërore e Covid-19, Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve, Rrjeti i Organizatave “Zëri i të Rinjve” me mbështjetjen financiare të UNFPA-së, në kuadër të projektit “Leave No One Behind”, bashkuan forcat dhe i erdhën në ndihmë 245 familje në nevojë nga Bashkia e Korçës, Shkodrës dhe Klosit me pako ushqimore – higjenike në këto ditë të vështira.
Falenderojmë gjithë ekipin e punës, që ndihmoi që nga paketimi i ndihmave e deri tek shpërndarja e tyre familje më familje!!!
Falenderojmë stafin e Observatorit që koordinoj punën, Youth Voice, vullnetarët e SOS Fshatrat e Fëmijëve, Y-Peer dhe AIESEC Albania, Bashkinë e Korçës, Bashkinë e Shkodrës, Bashkinë e Klosit, UNFPA-në dhe Agjencinë Zviceriane për Zhvillim (SDC) për mbështetjen dhe kontributin e dhënë!