Thirrje per Ekspert për realizimin e anketimeve me të rinjtë dhe administratën publike NEET
Tiranë, më 1 shtator 2022
Thirrje për shprehje interesi
“Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve”, në kuadër të zbatimit të projektit “Reaching the unreached!” të zbatuar në partneritet me UNICEF në Shqipëri, është i interesuar të angazhojë 1 ekspert, person fizik, ose person juridik.
Titulli i punës:
- Ekspert për realizimin e anketimeve me të rinjtë dhe administratën publike, zyrat arsimore, zyrat e punës, zyrat e mbrojtjes sociale në nivel bashkie për çështjen e të rinjve as në punësim, arsim apo trajnim (NEET) – 4 anketime
Kohëzgjatja e angazhimit: 15 shtator – 31 tetor 2022
Të interesuarit duhet të jenë të pajisur me diplomë master dhe të kenë të paktën 5 vite eksperiencë pune në fushën për të cilën aplikojnë, ose me diplomë bachelor dhe të kenë të paktën 7 vite eksperiencë pune.
Individët, personat fizik dhe/ose juridik të interesuar janë të lutur që të shprehin interesin duke dërguar bashkëngjitur një CV deri me datë 09.09.2022 (fizikisht ose me email):
Adresa: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjve
Rruga Brigada e VIII, Pall.LID, K.1, Z.1, Tiranë – Shqipëri
Email: info@observator.org.al
Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur që nga data e bërjes publike (01.09.2022) e deri në mbylljen e saj (09.09.2022). Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.