Observatori Kukës – 28 Gusht 2013

Kukës më, 28 Gusht 2013

Informacion mbi takimin e realizuar në Kukës në kuadër të projektit “Forcimi i Shërbimeve të Mirëqenies Sociale të Fëmijëve në nivel rajonal, në përgjigje të implementimit të politikës të mospërjashtimit social të fëmijëve – RIDE”

 

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Kukës dhe me mbështetjen e përfaqësisë së UNICEF-it në Shqipëri, datë 28.08.2013 në ambientet e Këshillit të Qarkut Kukës organizoi takimin e parë me grupin e punës në kuadër të zbatimit të projektit: “Forcimi i Shërbimeve të Mirëqenies Sociale të Fëmijëve në nivel rajonal, në përgjigje të implementimit të politikës të mospërjashtimit social të fëmijëve”.

 

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve lokale (Drejtoria e Policisw sw Qarkut Kukws, Drejtoria Arsimore Rajonale – Kukws, Drejtoria Rajonale e Inspektoriatit Shtetwror tw Punws etj), , përfaqësues nga OJF lokale , punonjës të njësisë për të drejtat e fëmijëve në komunë, dhe administratorë sociale.

Takimi u realizua sipas programit ku u prezantuan pjesëmarrësit dhe fjala përshëndetëse iu dha Kryetarit të Qarkut Kukës Z.Ibsen Elezi, i cili garantoi mbeshtetjen e tij të vazhdueshme në realizimin e suksesshëm të ketij projekti.

Më pas fjalën e mori Z. Jonuz Kola në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv të shoqatës ALB-AID, i cili mbështeti dhe përgëzoi këtë nismë, e cila do të ndikojë pozitivisht në politikat e mbështetjes sociale të fëmijëve.

Znj.Elma Tërshana me cilësinë e drejtueses së projektit bëri një prezantim të Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve dhe  të projektit “Forcimi i Shërbimeve të Mirëqenies Sociale të Fëmijëve në nivel rajonal, në përgjigje të implementimit të politikës së mospërjashtimit social të fëmijëve”. Ky projekt synon ndër të tjera që të identifikojë ato raste të abuzimit të fëmijëve, të cilët sistemi përkatës i mbrojtjes nuk i identifikon dot. Nëse flasim për fëmijët që jetojnë në familje të varfra me NE, pjesë e varfërisë janë dhe ato familje që nuk u është pranuar kërkesa për NE apo dhe ato familje që për shkak të procedurave nuk arrijnë të aplikojnë për NE. Gjithashtu pjesëmarrësit morën informacion mbi shtrirjen territoriale të këtij projekti edhe në qarqet Shkodër e Fier.

Nga të pranishmit pati pyetje dhe diskutime për situatën e të drejtave të fëmijëve në Qarkun Kukës, gjithashtu u kërkua që rastet të cilat identifikohen nga zyra rajonale të diskutohen çdo fillim muaji me grupin e punës;

Disa nga konkluzionet e këtij takimi ishin;

– Të ngrihet rrjeti i bashkëpunimit dhe brenda muajit Shtator 2013 të realizohet takimi i dytë.

– Rastet e diskutuara në takim të dokumentohen dhe  grupi i punës të fillojë menjëherë nga puna  për t’i dhënë zgjidhje problemeve.

– Të kontaktohen të gjitha njësitë vendore në qark dhe të krijohet rrjeti i bashkëpunimit me të gjitha këto njësi.

 

Punoi:

Shkëlqim Muça

Ekspert Observatori për të Drejtat e Fëmijëve, Kukës