Observatori Korçë – 16 Nëntor 2011

Komente mbi Draftin Plani i Veprimit 2011-2015 të Strategjisë Kombëtare për Fëmijë

Zyra e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve – Korçë ka organizuar tryeza të rrumbullakta me aktorët lokalë për t’i njohur ata me Draft- Planin e Veprimit 2011-2015 të Strategjisë Kombëtare për Fëmijë të hartuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Gjithashtu Observatori ka marrë opinionet e aktorëve në lidhje me këtë draft. Disa nga institucionet lokale që morrën pjesë në diskutimet rreth Planit të Veprimit ishin: përfaqësues nga Qarku, Bashkia, Arsimi dhe OJF-të. Institucionet shprehën mendimet e tyre për përmirësimin e disa pikave në Draft- Planin e Veprimit:

  • Duhet të hapet Njësia e Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve
  • Nuk ka institucione rehabilitimi për djem (që të funksionojnë të gjitha pikat e renditura në draft).
  • Qeveritë e nxënësve kanë nevojë për trajnime (më tepër për komunat)
  • Inspektoriati i punës duhet të ketë kompetenca për të ndërhyrë edhe në subjektet informale me qëllim parandalimin e punës së fëmijëve.
  • Nuk ka dhoma të veçanta për shoqërimin e fëmijëve në paraburgim.
  • Gjykata duhet të ketë salla të vogla për gjykimin e të miturve.
  • Institucionet vendore duhet të jenë funksionale me buxhete përkatëse, përmendim këtu buxheti për fëmijë
  • Duhet të ketë psikologë në kopshte dhe punonjës socialë në shkolla.