Observatori Elbasan – 14 Nëntor 2011
Komente mbi Draftin “Plani i Veprimit 2011-2015 të Strategjisë Kombëtare për Fëmijë”
Zyra e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve – Elbasan ka organizuar tryeza të rrumbullakta me aktorët lokalë për t’i njohur ata me Draft- Planin e Veprimit 2011-2015 të Strategjisë Kombëtare për Fëmijë të hartuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Gjithashtu Observatori ka marrë opinionet e aktorëve në lidhje me këtë draft. Disa nga institucionet lokale që morrën pjesë në diskutimet rreth Planit të Veprimit ishin: Aid to the Balkans, Drejtoria e Policisë Elbasan, Zëri 16+, World Vision, I.C.C dhe Terre des Hommes. Institucionet shprehën mendimet e tyre për përmirësimin e disa pikave në Draft- Planin e Veprimit:
- Shoqërimi i Plan Veprimit me buxhet përkatës nga Qeveria Qëndrore
- Treguesit e monitorimit të jenë më real dhe të matshëm
- Unifikimi i të dhënave që mblidhen nga institucionet shtetërore duhet të jenë më konkrete me qëllim analizimin e drejtë të situatave mbi të cilat më vonë hartohen politika.
- Ti kushtohet rëndësia e duhur Shërbimit Alternativ, si një shërbim shumë i nevojshëm për kohët që po kalojmë dhe me efikas përsa i përket cilësisë.
- Mbështjeta e CPU-ve në ngritje kapacitetesh
- Krijimi i hapsirave ligjore financiare për mbështetjen e inisiativave të CPU-ve
- Krijimin e mekanizmave detyrues që Pushteti Vendor të marrë përgjegjësitë e veta në hartimin e Politikave Efikase peër Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve nëpërmjet Planeve Lokale të Veprimit dhe fuqizimit të CPU-ve.