Kërkesë për Oferta-Prokurim pajisjesh në kuadër të zbatimit të projektit “Reaching the Unreached 2”
Krijuar më 18 Qershor 2024
Informacion i përgjithshëm
Kërkesa për oferta realizohet nga “Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjve” (Observatori), me adresë: Rruga “Brigada e VIII, Pall. LID, Kt. 1, Z. 1, Tirana, Albania”.
Observatori është një entitet jo-fitimprurës shqiptar i themeluar në vitin 2013, me misionin e sigurimit të dinjitetit dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve në të gjithë vendin nëpërmjet vëzhgimeve, kërkimeve dhe analizave, komunikimeve dhe advokacisë; duke bashkëpunuar me aktorët kyç dhe institucionet; duke u angazhuar në fushata ndërgjegjësuese dhe edukuese.
Observatori është i interesuar për të blerë artikujt sipas specifikimeve në vijim:
Produkti | Sasia |
1-Tablet – Android Lenovo Tab M11 128 GB 27.9 cm (11″) Mediatek 4 GB Wi-Fi 5 (802.11ac) Android 13 Grey
|
80 copë |
2-Covers case and keyboard of tablets
Backlit Touchpad Keyboard Case for Tablet Pad 1 inch , 3-Zone Backlit Wireless Trackpad Keyboard with Protective Slim Stand Cover Case for 11” Redmi Pad SE
|
80 copë |
3– Headphones –TRUST PRIMO HEADSET 21655
|
131 copë |
4- Charging Station – Charging Station – the unit to charge server (with 12 places of charging, 800 usd/85,520 all one piece)
|
12 copë |
5- Smart boards
Screen Diagonal 75′; Backlight Direct LED; Resolution 4K UHD (3840 X 2160); Aspect Ratio 16 : 9; Brightness 350nits (with glass) / 400nits (without glass); Contrast Ratio 1200:1; Dynamic Contrast Ratio 30,000:1; Viewing Angle 178 degree (H) / 178 degree (V); Color gamut (x% NTSC) 72%; Frame Rate 60Hz; Response Time 8ms; Color Depth 10-bit; Light life 50,000hrs; Orientation Landscape; Number of touches -Up to 40 Point Multi-touch; Touch interface USB- B X 2; Touch Resolution 32767 x 32767; Built-in speaker 16W x 2)
|
2 copë |
6- Access Points – Internets per schools 20 Mbps
|
14 njesi/muaj |
Transport i pajisjeve do të shpërndahen ne Zonat e percaktuarasi me poshte: Elbasan, Diber, Durres dhe Tirane.
|
3 ditë |
Garancia per pajisjet te jete 24 muaj nga data e marrjes ose dorezimit te produkteve
Çmimi i pajisjeve te jete vetem ne lekë
Table 1: Të gjithë artikujt duhet të jenë të rinj dhe në ambalazhimin origjinal
Vendi i dorëzimit të mallrave + interneti sipas përcaktimit të Observatorit do të jetë në shkollat pilot të projektit, përkatësisht në:
Nr. | Zona | Shkolla | Pajisjet që do të dërgohen | ||||
Smart Boards | Tablets, Cover of tablets, | Headphones | Charging Station – the unit to charge server | Internet | |||
1 | Diber | Haki Stermilli | 12 | 12 | 2 | Jo | |
2 | Diber | Demir Gashi | 13 | 1 | Jo | ||
3 | Elbasan | Hamit Mullisi | 19 | 1 | Jo | ||
4 | Elbasan | Sul Domi
|
1 | 20 | 20 | 2 | 7 muaj |
5 | Durres | Shaqe Mazreku | 20 | 2 | Jo | ||
6 | Tiranë | Lidhja Prizrenit | 23 | 23 | 2 | Jo | |
7 | Tirane | Qendra e Formimit Profesional | 1 | 24 | 24 | 2 | 7 muaj |
- Burimi i Financimit: Ky investim është financuar nga OBSERVATORI, nëpërmjet donacionet të bërë nga zyra e UNICEF – Shqipëri, ne kuader te projektit “Reaching the Unreached 2” – Fondi Limit eshte ne vleren 6 024 150 Leke.
- Gjuha: Gjuha e dokumentacionit për këtë proçedurë prokurimi është shqip, megjithatë nuk ka nevojë të përktheni në shqip çdo çertifikim të marrë nga Institucionet Qeveritare dhe kontratat / çertifikimet / referencat e marra nga palët e treta në anglisht.
- Dokumentat e kërkuara
Lista e Dokumentacionit që duhet të dorëzohet, janë:
- Proceduara e tenderit eshte e hapur dhe mund të marrin pjesë persona fizik dhe/ose juridik.
- Oferta financiare e shoqëruar me buxhet të detajuar për produktet e kërkuara përfshirë transportin në destinacion;
- Ekstrakt historik i kompanisë aplikuese nga Qendrës Kombëtare të Biznesit ose nga E-Albania qe konfirmon fushen e veprimtarise ne perputhje me kete procedure prokurimi dhe statusin e tyre aktiv.
- Vërtetim që kompania nuk ka procese gjyqësore me palë të tjera apo procese ekzekutimi të penaliteteve të ndryshme (jo më i vonë se tre muaj e fundit).
- Kopjet e pasqyrave financiare, për tre vitet e fundit.
- Vertetim nga E Albania qe subjekti nuk ka detyrime.
- Kontrata te ngjashme te pakten 1 me vlere te ngjashme dhe certifikate qe eshte perfunduar me sukses .
- Paraqitja e Certifikatave ISO eshte opsionale.
- Dorëzimi i dokumenteve: Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 15 Korrik 2024 në orën 16:00. Ofertat e paraqitura pas kësaj kohe nuk do të pranohen. Të gjithë të interesuarit, duhet të sjellin ofertat dhe dokumentacioni e kërkuar në zarfe të mbyllura dhe të vulosura. Dorëzimi mund të bëhet personalisht ose të dërgohet me postë në zyrën e Observatorit në Tiranë me adresë:
Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve
Rruga “Brigada e VIII”,
Pall. LID, Kt. 1, Z. 1
Tirana, Albania.
Ofertuesit do të dorëzoj një palë dokumenta origjinale dhe një palë dokumenta kopje të të gjithë dokumentacionit të tenderit. Dokumentet duhet të vendoset në zarf të mbyllur, duke i ndarë dhe shënuar zarfet: Origjinal dhe Kopje. Pra, gjithësej janë dy zarfe nga të cilët njëri përmban dokumentacionit original dhe njëri dokumentacionin kopje. Këto zarfe që përmbajnë origjinalin dhe kopjet do të bashkohen në një paketë të vetme të mbyllur. Oferta Financiare dhe dokumentacioni tjeter teknik/kualifikues duhet te jene te ndara ne zarfe te veçanta, dhe duhet te jene brenda zarfave si origjinali ashtu edhe kopja.
Paketat e brendshme dhe të jashtme duhet:
(a) Të mbajnë emrin, numrin idenfikuar (NIPT/NUID) dhe adresën e tenderuesit;
(b) T’i adresohet Observatorit në adresën e përshkruar më lart;
(c) Të ketë të shënuar titullin e tenderit;
(d) Të ketë të shënuar në krye të zarfit njoftimin “Të mos hapet para kohës dhe datës së hapjes së Ofertave”;
- Pagesat e blerjes: Pagesat do të ekzekutohen 100% pas dorëzimit të produktit në destinacion, perfundimit te instalimit dhe konfigurimit, si dhe kundrejt miratimit përfundimtar nga stafit drejtues të Observatorit .
- Vleresimi i aplikimeve: Zarfet do të hapen më 18 Korrik 2024 në orën 09:00 në zyrat e Observatorit, nga Komisioni i Vleresimit te Ofertave (KVO) qe eshte krijuar tek Observatori. Ftohen te marrin pjese drejtuesit e subjekteve ose perfaqesues te autorizur te tyre. Nje nga anetaret e KVO hap zarfat e dorezuar dhe nxjerr prej tyre vetem zafat e ofertes ekonomike dhe lexon emrin i Ofertuesit dhe vleren e Ofertes.
- Vlerësimi teknik: Aplikimet do të vlerësohen së pari në meritat teknike. Vlerësimi teknik merr në shqyrtim aftësinë e aplikantit për të përmbushur me sukses detyrën.
- Përzgjedhja e Fituesit: Përzgjedhja e aplikantit të suksesshëm do të bazohet në renditjen përfundimtare të aplikimeve ( të gjithë ato që kanë kaluar administrative) dhe do ti njoftohet fituesit. Fituesit do t’i kërkohen të paraqesë të gjitha origjinalet e kopjeve të paraqitura për verifikim.
- Vlefshmëria e Dokumentacionit: Dokumentat e kërkuara për këtë thirrje duhet të jenë të vlefshme deri tre muaj para datës së thirrjes.
Informacion shtesë:
- Të gjithë Dokumentat e Thirrjes duhet të plotësohen tërësisht për të shmangur skualifikimin;
- Të gjitha aplikimet bëhen në përputhje me dokumentet e thirrjes;
- Të gjithë aplikantët do të marrin dokumente identike: Asnjë aplikant nuk duhet të shtojë, të lëshojë, ose të ndryshojë ndonjë artikull, term ose kushte në letrat origjinale.
- Sqarimet në lidhje me thirrjen duhet të bëhen me shkrim tek Observatori deri në tre ditë pune para datës së mbylljes. Pyetjet mund të dërgohen me e-mail në adresen: info@observator.org.al. Përgjigjet për çdo pyetje të ngritur nga çdo aplikant do t’i jepen atij aplikanti me e-mail, brenda dy ditëve të punës nga data e marrjes.
- Mashtrimi dhe korrupsioni: Observatori kërkon që aplikantët, të respektojnë standardet më të larta të etikës gjatë prokurimit dhe ekzekutimit të kontratave. Në ndjekje të një politike të tillë, Observatori përcakton për qëllimin e kësaj dispozite, termat e përcaktuara më poshtë:
- “Praktikë korruptive” nënkupton Ofertimin, dhënien, marrjen ose kërkimin e çfarëdo vlere për të ndikuar veprimin e një zyrtari publik në procesin e prokurimit ose në ekzekutimin e kontratës.
- “Praktika mashtruese” do të thotë një keqpërfaqësim i fakteve me qëllim të ndikimit të një procesi të prokurimit ose ekzekutimit të një kontrate në dëm të Observatorit dhe përfshin praktikat sekrete të marrëveshjeve të paligjshme midis tenderuesve (para ose pas paraqitjes së ofertës) të dizajnuara për të vendosur çmimet e ofertës në nivele artificiale, jo konkurruese dhe të privojë huamarrësin nga përfitimet e konkurrencës së lirë dhe të hapur.
Observatori do të refuzojë një propozim nëse përcakton që aplikanti është angazhuar në praktika korruptive ose mashtruese në konkurrencën e kontratës. Observatori gjithashtu do të deklarojë një firmë të papërshtatshme për dhënien e një kontrate, ose në një kohë të pacaktuar ose për një periudhë të caktuar kohe, nëse përcakton që firma është angazhuar në praktika korruptive ose mashtruese në konkurrencë, ose në ekzekutimin e një kontrate të financuar nga Observatori.
Kontakti i drejtpërdrejtë me anetaret ekomisionit te vleresimit te OBSERVATORIT në lidhje me paraqitjen tuaj gjatë periudhës së vlerësimit të thirrjes është i ndaluar.
Çdo përpjekje e aplikantëve për të ndikuar në përfaqësuesit e OBSERVATORI në vlerësimin e aplikimeve ose vendimeve për dhënien e kontratës, do të rezultojë në refuzimin e menjëhershëm të aplikimit të tyre.
- Etika: Gjatë kohës së bashkëpunimit me Observatorin, Aplikanti duhet të respektojë politikat e brendshme të Observatorit dhe duhet të mbrojë gjithmonë interesat dhe të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve, sipas politikës dhe legjislacionit të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve; dhe të verë këto interesa mbi interesin e tij/saj personal si dhe të mos kryejë akte që kompromentojnë apo dëmtojnë fëmijët dhe të rinjtë.
- Ndryshimi i dokumentit të thirrjes: Në çdo kohë përpara afatit të fundit për dorëzimin e thirrjeve, Observatori mund të ndryshojë Dokumentin e Thirrjes duke lëshuar shtesa. Çdo shtesë e lëshuar do të jetë pjesë e Dokumentit të Thirrjes dhe do t’u komunikohet me shkrim të gjithë atyre që janë regjistruar. Për t’i dhënë aplikantëve të ardhshëm një kohë të arsyeshme në të cilën marrin një shtesë në përgatitjen e aplikimit të tyre, Observatori mund, sipas gjykimit të saj, të zgjasë afatin për dorëzimin e aplikimeve.
- Periudha e performancës Kohezgjatja e sherbimit perfshi shperndarjen do te jete 21 dite.
- Standardet e performancës: Punimet duhet të ndërmerren në përputhje me të gjitha rregullat dhe rregulloret përkatëse që janë aktualisht në fuqi në Shqipëri. Produkti përfundimtar duhet të jetë sipas specifikimeve teknike të detajuara në ToR.
- Kostoja e thirrjes: Aplikanti do të përballojë të gjitha kostot që lidhen me përgatitjen dhe dorëzimin e aplikimit të tij, dhe Observatori në asnjë rast nuk është përgjegjës për ato kosto, pavarësisht nga sjellja ose rezultati i procesit të thirrjes.
Datë: __/ __/ ____
Deklarata e Ofertuesit
Oferta jonë është e vlefshme për 30 ditë nga data e caktuar për afatin e paraqitjes së tenderit, në përputhje me dokumentet e tenderit, dhe ai do të mbetet detyrues për ne dhe mund të pranohet në çdo kohë para skadimit të asaj periudhe.
Për të ofruar çmimin e lartpërmendur, ne e pranojmë që kemi marrë parasysh të gjitha dokumentet e tenderit të dhënë duke përfshirë shtojcat.
Marrim përsipër, nëse oferta jonë pranohet të fillojë punën brenda 5 ditëve nga data e nënshkrimit të kontratës dhe të përfundojë dhe dorëzojë produktet në përputhje me kontratën brenda afateve te dakortesuar por jo me shume se afatet e llogaritura nga data e fillimit të kontratës.
Nëse i jepet kontrata, personi i përmendur më poshtë do të veprojë si Përfaqësuesi i Kontraktuesit:
_________________________________________ (Emri, mbiemri, nënshkrimi)
Përfaqësuesi ligjor
Datë: __/ __/ ____
Deklarat e Ofertuesit
Unë, i nënshkruari:
___________________________________________________
(Emri dhe numri i ID i përfaqësuesit ligjor)
Përfaqësuesi i Kompanisë:
_________________________________________________________
(Emri dhe adresa e kompanisë)
Deklaroni që kushtet e mëposhtme janë të zbatueshme për ne:
- Ne jemi një kompani e regjistruar.
- Ne nuk punësojmë personel nën moshën ligjore të punës.
- Ne sigurojmë të drejtat themelore sociale dhe kushte të drejta të punës për punonjësit tanë.
- Ne nuk jemi në situatë të konfliktit të interesit (me marrëdhënie paraprake me projektin ose në një marrëdhënie familjare ose biznesi me drejtorët ose menaxherët e OBSERVATORI.
Nënshkrimi i Përfaqësuesit Ligjor______________________