Ekspert për përmiresimin e programeve edukative mbi monitorimin dhe vlerësimin e programeve dhe politikave

Tiranë, më 20 Janar 2023

 

Thirrje për shprehje interesi- Ekspert për të prmirësimin e kurikulës mbi monitorimin dhe vlerësimin

 

“Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve”, në kuadër të zbatimit të projektit “Monitoring and reporting on children rights for better policy options” të zbatuar në partneritet me UNICEF në Shqipëri është i interesuar të përfitojë shërbim për ekspertizë nga individë, persona fizik ose juridik.

Titulli i punës:

  1. Ekspert për identifikimin e boshllëqëve dhe mundësive në përmiresimin e programeve edukative në kuader të rritje së kapacititeve mbi monitorimin dhe vlerësimin e programeve dhe politikave. – 20 ditë pune

 

Kohëzgjatja e angazhimit 30 janar– 28 shkurt 2023

Të interesuarit duhet të jenë të pajisur me diplomë master dhe të kenë të paktën 7 vite eksperiencë pune në fushën për të cilën aplikojnë, ose me diplomë bachelor dhe të kenë të paktën 9 vite eksperiencë pune.

 

Individët, personat fizik dhe/ose juridik të interesuar janë të lutur anë të lutur që të shprehin interesin duke dërguar bashkëngjitur një CV deri me date deri me date 26.01.2023 (fizikisht ose me email):

Adresa: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjëve,

Rruga.Bridaga e VIII, Pall.LID, K.1,Z.1, Tirane – Shqipëri

Emailinfo@observator.org.al

 

Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur që nga data e bërjes publike (20.01.2023) e deri në mbylljen e saj (26.01.2023).  Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.

Thirrje për pjesëmarrës – Ide promovuese nga të rinjtë

Thirrje për pjesëmarrës

Ide promovuese nga të rinjtë

Afati: 27 Janar 2023

Ju njoftojmë se “Observatori për të drejtat e të Rinjve dhe Fëmijëve” në partneritet me zyrën e UNICEF në Shqipëri ka hapur thirjen për të rinj pjesëmarrës në dhënien e ideve inovative/ promovuese. Kjo thirrje është e hapur në kuadër të promovimit të platformës U-Report dhe është e vlefshme për të gjithë të rinjtë e qytetit të Tiranës.

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe Rinisë (Observatori) është një entitet joqeveritar i krijuar në vitin 2013, me mision të sigurojë dinjitetin dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve në të gjithë Shqipërinë nëpërmjet vëzhgimit, kërkimit dhe analizës, komunikimit dhe avokimit; duke bashkëpunuar me aktorë/institucione të tjera dhe duke u angazhuar në fushata ndërgjegjësimi dhe edukimi publik. Observatori është i pranishëm në të gjithë vendin me dymbëdhjetë ekspertë rajonalë (një për çdo rajon të vendit).

Qëllimi i kësaj thirrje është:

  • Të mbledh një grup të rinjsh prej 8-15 personash me qëllim dhënien e ideve inovative/promovuese, të cilat dëshirojnë t’i zbatojnë.
  • Të zhvillojë një seri takimesh që nga dhënia e ideve fillestare deri te ajo fituese, e cila do të zbatohet.
  • Të mbështesë financiarisht idenë fituese në zbatimin e saj.
  • Tu jap të rinjve pjesëmarrës mundësinë për të shprehur veten nëpërmjet artit, letërsisë, marketingut apo mënyrave të tjera duke patur gjithmonë në fokus një nga temat e trajtuara në platformën U-Report:
  1. Vendimarrja e të rinjve;
  2. Promovimi i parandalimit të braktisjes shkollore në shkollat e mesme;
  3. Aftësitë për jetën te të rinjtë;
  4. Digjitalizimi;
  5. Orientimi për Karrierën;
  6. Cilësia e Ajrit dhe Mbrojtja e Mjedisit;
  7. Aktivizmi Rinor etj.
  • Të pajisë të rinjtë me një certifikatë pjesëmarrëse të njohur në promovimin e platformës U-Report në Shqipëri.

Informacione në lidhje me idetë promovuese

Ideja duhet të konsistojë në një nga pikat e mëposhtme:

  • Të trajtojë një temë/çështje që prek të rinjtë drejtpërdrejtë.
  • Të jetë në përputhje me të gjithë temat e trajtuara deri tani në platformën U-Report ose që mund të lind si rrjedhojë e tyre (linku i së cilës më poshtë)

https://westernbalkans.ureport.in/opinions/

  • Të jetë një ide e zbatueshme dhe që vjen nga të rinjtë si një risi.duke trajtuar problematikat e tyre dhe çështje që shqetësojnë ata ose komunitetin rreth tyre.

Shpenzimet: Organizata do të mbulojë të gjithë koston e zbatimit të idesë fituese deri në shumën prej 50,000 lekë të reja.

Cilët mund të aplikojnë?

Kjo thirrje është e hapur për gjithë të rinjtë të cilët janë:

  • Midis moshës 15-29 vjeç
  • Të jenë banues në qytetin e Tiranës
  • Të gatshëm për të dhënë ide promovuese dhe për të ndjekur rrjedhën e zbatimit të tyre.

Si të aplikoni?

Të gjithë të rinjtë e interesuar duhet të plotësojnë formën e aplikimit në linkun: https://docs.google.com/forms/d/1UfdxQB5fyDMnjfuxgYDAëvM1hlaF9Rqcot4x6P7351I/edit

Observatori ofron mundësi të barabarta angazhimi për të gjithë individët e interesuar dhe inkurajon aplikime nga të gjithë, pavarësisht nga feja, raca, etnia, gjinia, orientimi seksual apo pikëpamjet politike.

Nëse keni ndonjë pyetje apo nevojë për informacione të tjera ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në info@observator.org.al

THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI-EKSPERT PËR PËRMIRËSIMIN E KURIKULËS MBI MONITORIMIN DHE VLERËSIMIN

Tiranë, më 9 Janar 2023

 

Thirrje për shprehje interesi- Ekspert për të prmirësimin e kurikulës mbi monitorimin dhe vlerësimin

 

“Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve”, në kuadër të zbatimit të projektit “Monitoring and reporting on children rights for better policy options” të zbatuar në partneritet me UNICEF në Shqipëri është i interesuar të përfitojë shërbim për ekspertizë nga individë, persona fizik ose juridik.

Titulli i punës:

  1. Ekspert për përmirësimin e kurikulës mbi monitorimin dhe vlerësimin, duke përfshirë: Përmirësimin e kurikulës së lëndës “Vlerësimi i Programeve dhe Politikave Sociale” që zhvillohet në nivel masteri në Departamentin e Punës dhe Politikës Sociale; Përmirësimi i kurikulës duke patur më tepër në fokus çështjet e fëmijëve, çështjet gjinore, të drejtat e njeriut dhe çështje të etikës; Përmirësimi i leksioneve, përgatitja e mjeteve praktike për studentët dhe një guidë- 40 ditë pune

 

Kohëzgjatja e angazhimit 16 janar– 28 shkurt 2023

Të interesuarit duhet të jenë të pajisur me diplomë master dhe të kenë të paktën 7 vite eksperiencë pune në fushën për të cilën aplikojnë, ose me diplomë bachelor dhe të kenë të paktën 9 vite eksperiencë pune.

 

Individët, personat fizik dhe/ose juridik të interesuar janë të lutur anë të lutur që të shprehin interesin duke dërguar bashkëngjitur një CV deri me date deri me date 14.01.2023 (fizikisht ose me email):

Adresa: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjëve,

Rruga.Bridaga e VIII, Pall.LID, K.1,Z.1, Tirane – Shqipëri

Email: info@observator.org.al

 

Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur që nga data e bërjes publike (09.01.2023) e deri në mbylljen e saj (14.01.2023).  Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.