Thirrje për shprehje interesi-Ekspert për organizimin dhe lehtësimin e workshopeve
Tiranë, më 30 Maj 2022
“Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjëve”, në kuadër të zbatimit të projektit “Monitoring and reporting on children rights for better policy options” të zbatuar në partneritet me UNICEF në Shqipëri, është i interesuar të angazhojë 1 ekspert, person fizik, ose person juridik.
Detyrat e punës:
- Ekspert për organizimin dhe lehtësimin e 3 workshopeve me Bording Drejtues të Nismës Bashkia Mike e Fëmijëve në Bashkinë Korçë- 15 ditë pune
Kohëzgjatja e angazhimit: 23 qershor – 29 korrik 2022
Të interesuarit duhet të jenë të pajisur me diplomë master dhe të kenë të paktën 5 vite eksperiencë pune në fushën për të cilën aplikojnë, ose me diplomë bachelor dhe të kenë të paktën 7 vite eksperiencë pune.
Individët, personat fizik dhe/ose juridik të interesuar janë të lutur anë të lutur që të shprehin interesin duke dërguar bashkëngjitur një CV deri me datë 08.06.2022 (fizikisht ose me email):
Adresa: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjëve,
Rruga.Bridaga e VIII, Pall.LID, K.1,Z.1, Tirane – Shqipëri
Email: info@observator.org.al
Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur që nga data e bërjes publike (30.05.2022) e deri në mbylljen e saj (08.06.2022). Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.