Thirrje per Shprehje Interesi

 

Tiranë, më 24 Maj 2022

 

Thirrje për shprehje interesi

 

“Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve”, në kuadër të zbatimit të projektit “Monitoring and reporting on children rights for better policy options” të zbatuar në partneritet me UNICEF në Shqipëri, është i interesuar të angazhojë 2 ekspertë, persona fizik, ose persona juridik.

Tituli i punës:

  1. Ekspert për analizën e situatës në Bashkinë Korçë në mbështetje të hartimit të planit të veprimit “Bashkia mike për fëmijë” – 5 ditë pune
  2. Ekspert për hartimin e planit të punës të “Bashkia mike për fëmijë”- 35 ditë pune

 

Secili individ, person fizik, ose juridik mund të aplikojë vetëm në një pozicion pune.

 

Kohëzgjatja e angazhimit: 13 qershor – 29 korrik 2022

Të interesuarit duhet të jenë të pajisur me diplomë master dhe të kenë të paktën 5 vite eksperiencë pune në fushën për të cilën aplikojnë, ose me diplomë bachelor dhe të kenë të paktën 7 vite eksperiencë pune.

 

Individët, personat fizik dhe/ose juridik të interesuar janë të lutur anë të lutur që të shprehin interesin duke dërguar bashkëngjitur një CV deri me datë 03.06.2022 (fizikisht ose me email):

Adresa: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjëve,

Rruga.Bridaga e VIII, Pall.LID, K.1,Z.1, Tirane – Shqipëri

Email: info@observator.org.al

 

Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur që nga data e bërjes publike (24.05.2022) e deri në mbylljen e saj (03.06.2022).  Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.