Julia Alushi

Julia Alushi

Administratore e të dhënave kombëtare

Julia Alushi është diplomuar pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë në vitin 2016 në degën Ekonomiks. Ajo ka mbaruar studimet master shkencor në Ekonomiks në Universitetin e Tiranës. Ajo është angazhuar në projekte të ndryshme për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave. Që nga shtatori i vitit 2016, ajo punon si Administratore e të Dhënave Kombëtare pranë Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve.