Ofertë për organizim eventesh në kuadër të zbatimit të projektit “Reaching the
Unreached-2”
13 Shtator 2023
Informacion i përgjithshëm mbi Termat e Referencës
Kërkesa për shprehje interesi realizohet nga “Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të
Rinjve” (Observatori), me adresë: Rruga “Brigada e VIII, Pall. LID, Kt. 1, Z. 1, Tirana, Albania”.
Observatori është një entitet jo-fitimprurës shqiptar i themeluar në vitin 2013, me misionin e
sigurimit të dinjitetit dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve në të gjithë vendin nëpërmjet
vëzhgimeve, kërkimeve dhe analizave, komunikimeve dhe advokacisë; duke bashkëpunuar me
aktorët kyç dhe institucionet; duke u angazhuar në fushata ndërgjegjësuese dhe edukuese.
Observatori është i interesuar për të kontraktuar sherbimet sipas tabelës në vijim:
Shërbimi Sasia
1 – Qera salle trajnimesh (ditë të plota, me kapacitet për 25-30 persona) 18 ditë
2 – Shërbim kafe/ pije freskuese (fruta të freskëta, lëngje me fruta të
freskëta, kafe, çaj, qumësht, pije pa gaz dhe jo alkolike), dhe
embëlsira të ndryshme në formë katering. 380 persona
3 – Shërbim dreke (dreka të jetë shërbim katering, dy pjata për person
(starter dhe pjatë kryesore me mish/ peshk), embëlsirë dhe pije jo
alkolike dhe jo me gaz, ujë). 360 persona
4 – Kosto printimi për materiale të trajnimit (set dokumentash të
printuar, dosje, stilolapsa, bllok shënimesh) 380 persona
5 – Kosto printimi për Udhëzues Trajnimi për Mësues dhe Nxënës
(një Udhëzues ka 30 faqe, letër kopertine 300 g me laminim, faqe
brenda 150 g letër, printim me ngjyra, lidhje me qepje + ngjitje,
format libri) 240 copë
6 – Kosto Transporti jashtë Tiranës:
– 4 ditë Tiranë-Dibër-Tiranë (290 km vajtje-ardhje)
– 4 ditë Tiranë-Durres (76 km vajtje-ardhje)
– 5 ditë Tiranë-Elbasan-Tiranë (90km vajtje-ardhje)
– 2 ditë Tiranë-Krujë-Tiranë (76km vajtje-ardhje)
– 2 ditë Tiranë-Lezhë-Tiranë (115km vajtje-ardhje) 17 ditë
7 – Kosto Transporti brenda Tiranës 2 ditë
1. Burimi i Financimit: Kjo shprehje interesi është financuar nga Observatori, nëpërmjet
donacionit të bërë nga zyra e UNICEF – Shqipëri, në kuadër të projektit “Reaching the
Unreached 2”.
2. Gjuha: Gjuha e dokumentacionit për këtë proçedurë prokurimi është shqip.
Proceduara e thirrjes është e hapur dhe mund të marrin pjesë persona fizik dhe/ose juridik.
3. Dokumentat e kërkuara
Lista e Dokumentacionit që duhet të dorëzohet është:
1. Oferta financiare e shoqëruar me buxhet të detajuar për shërbimet e kërkuara sa mkë
sipër;
2. Ekstrakt historik i kompanisë aplikuese nga Qendrës Kombëtare të Biznesit ose nga EAlbania që konfirmon fushën e veprimtarisë në përputhje me këtë procedurë prokurimi dhe
statusin e tyre aktiv.
3. Vërtetim që kompania nuk ka procese gjyqësore me palë të tjera apo procese ekzekutimi
të penaliteteve të ndryshme (jo më i vonë se tre muaj e fundit). Ky dokument mund të
zëvendësohet edhe me vetëdeklarim.
4. Vërtetim nga e-Albania qe subjekti nuk ka detyrime.
5. Deklaratat e nënshkruara të Aplikantit (Shtojca A dhe Shtojca B)
4. Dorëzimi i dokumenteve: Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është 27 Shtator 2023 në
orën 16:00. Aplikimet e paraqitura pas kësaj kohe nuk do të pranohen. Të gjithë të interesuarit,
duhet të sjellin dokumentacionin e kërkuar me postë ose dorazi në zyrën e Observatorit në
Tiranë me adresë:
Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve
Rruga “Brigada e VIII”,
Pall. LID, Kt. 1, Z. 1
Tirana, Albania.
Për aplikimet e dërguara me anë të postës do të shikohet nëse orari i dorëzimit në postë të
dokumentave është brenda afatit të fundit për dorëzim, sipas pikës 4. Oferta Financiare dhe
dokumentacioni tjeter teknik/kualifikues duhet të jenë të ndara në zarfe të veçanta, dhe të dyja
zarfat duhet të jenë brenda një zarfi të vetëm.
Pjesa e jashtme e zarfit duhet:
(a) Të mbajë emrin, numrin idenfikuar (NIPT/NUID) dhe adresën e aplikantit;
(b) T’i adresohet Observatorit në adresën e përshkruar më lart;
(c) Të ketë të shënuar titullin e thirrjes- Ofertë për organizim eventesh në kuadër të zbatimit
të projektit “Reaching the Unreached-2”
(d) Të ketë të shënuar në krye të zarfit njoftimin “Të mos hapet para kohës dhe datës së
hapjes së Ofertave”
5. Pagesat e shërbimit: Pagesat do të ekzekutohen në disa faza kundrejt miratimit përfundimtar
nga stafit drejtues të Observatorit.
6. Vlerësimi i aplikimeve: Vlerësimi do të bëhet më 29 Shtator 2023 në zyrat e Observatorit,
ora 10:00 nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) që është krijuar tek Observatori dhe
vetëm fituesi do të njoftohet brenda afatit 5 ditor nga data e marrjes së vendimit. Një nga
anëtarët e KVO hap zarfat e dorëzuar dhe nxjerr prej tyre vetëm zafat e ofertës ekonomike dhe
lexon emri i Ofertuesit dhe vlerën e Ofertës, të cilat shkruhen në procesverbalin e evidentimit
të ofertave.
7. Vlerësimi financiar, pason parakualifikimin dhe vlerësimin teknik dhe bazohet në çmimin e
ofertës. Kriteri i kostos vlerësohet duke i dhënë ofertës më të ulët të kualifikuar vendin e parë
në renditje e kështu me radhë deri tek oferta më e lartë ekonomike qe do te zërë vendin e fundit
në renditje.
8. Vlerësimi teknik: Aplikimet do të vlerësohen së pari në meritat teknike. Vlerësimi teknik merr
në shqyrtim aftësinë e aplikantit për të përmbushur me sukses detyrën, bazuar në
dokumentacionin teknik të paraqitur. Mangësitë në këtë të fundit do të skualifikojnë ofertuesin.
9. Përzgjedhja e Fituesit: Përzgjedhja e aplikantit të suksesshëm do të bazohet në renditjen
përfundimtare të aplikimeve (të gjithë ato që kanë kaluar administrative) dhe do t’i njoftohet
fituesit. Fituesit mund t’i kërkohet të paraqesë të gjitha origjinalet e kopjeve të paraqitura për
verifikim.
10. Vlefshmëria e Dokumentacionit: Dokumentat e kërkuara për këtë thirrje duhet të jenë të
vlefshme deri tre muaj para datës së thirrjes.
11. Informacion shtesë:
1- Të gjithë Dokumentat e Thirrjes duhet të dorëzohen për të shmangur skualifikimin;
2- Të gjitha ofertat bëhen në përputhje me shërbimet e kërkuara në këtë thirrje;
3- Të gjitha çmimet/ofertat duhet të përfshijnë të gjitha taksat, tatimet, detyrimet doganore,
etj;
4- Buxheti i detajuar duhet të përfshijë të gjitha informacionet e kërkuara.
5- Sqarimet në lidhje me thirrjen duhet të bëhen me shkrim tek Observatori deri në tre ditë
pune para datës së mbylljes. Pyetjet mund të dërgohen me e-mail në adresën:
info@observator.org.al. Përgjigjet për çdo pyetje të ngritur nga çdo aplikant do t’i jepen
atij aplikanti me e-mail, brenda dy ditëve të punës nga data e marrjes.
12. Mashtrimi dhe korrupsioni: Observatori kërkon që aplikantët, të respektojnë standardet më
të larta të etikës gjatë aplikimit dhe realizimit të kontratave. Në ndjekje të një politike të tillë,
Observatori përcakton për qëllimin e kësaj dispozite, termat e përcaktuara më poshtë:
a. “Praktikë korruptive” nënkupton Ofertimin, dhënien, marrjen ose kërkimin e
çfarëdo vlere për të ndikuar veprimin e një përfaqësueso në procesin e prokurimit/
aplikimit ose në realizimin e kontratës.
b. “Praktika mashtruese” do të thotë një keqpërfaqësim i fakteve me qëllim të ndikimit
të një procesi të prokurimit/ aplikimit ose realizimit të një kontrate në dëm të
Observatorit dhe përfshin praktikat sekrete të marrëveshjeve të paligjshme midis
aplikantëve (para ose pas paraqitjes së ofertës) të dizajnuara për të vendosur çmimet
e ofertës në nivele artificiale, jo konkurruese dhe të privojë huamarrësin nga
përfitimet e konkurrencës së lirë dhe të hapur.
Observatori do të refuzojë një propozim nëse përcakton që aplikanti është angazhuar në praktika
korruptive ose mashtruese në konkurrencën e kontratës. Observatori gjithashtu do të deklarojë
një aplikant të papërshtatshëm për dhënien e një kontrate, ose në një kohë të pacaktuar ose për
një periudhë të caktuar kohe, nëse përcakton që aplikanti është angazhuar në praktika korruptive
ose mashtruese në konkurrencë, ose në realizimin e një kontrate të financuar nga Observatori.
Kontakti i drejtpërdrejtë me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të Observatorit në
lidhje me paraqitjen tuaj gjatë periudhës së vlerësimit të thirrjes është i ndaluar.
Çdo përpjekje e aplikantëve për të ndikuar në përfaqësuesit e Observatorit në vlerësimin e
aplikimeve ose vendimeve për dhënien e kontratës, do të rezultojë në refuzimin e menjëhershëm
të aplikimit të tyre.
13. Etika: Gjatë kohës së bashkëpunimit me Observatorin, Aplikanti duhet të respektojë politikat
e brendshme të Observatorit dhe duhet të mbrojë gjithmonë interesat dhe të drejtat e fëmijëve
dhe të rinjve, sipas politikës dhe legjislacionit të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe të
rinjve; dhe të verë këto interesa mbi interesin e tij/saj personal si dhe të mos kryejë akte që
kompromentojnë apo dëmtojnë fëmijët dhe të rinjtë.
14. Periudha e shërbimit. Kohëzgjatja e shërbimit do të jetë nga momenti i lidhjes së kontratës, e
deri në fund të muajit dhjetor 2024.
15. Standardet e performancës: Shërbimi duhet të ndërmerret në përputhje me të gjitha rregullat
dhe rregulloret përkatëse që janë aktualisht në fuqi në Shqipëri. Shërbimet duhet të jenë sipas
specifikimeve teknike të detajuara në Termat e Referencës së kësaj Thirrje.
16. Kostoja e aplikimit: Aplikanti do të përballojë të gjitha kostot që lidhen me përgatitjen dhe
dorëzimin e aplikimit të tij dhe Observatori në asnjë rast nuk është përgjegjës për ato kosto,
pavarësisht nga rezultati i vlerësimit të aplikimit.
Shtojca A
Datë: __/ __/ ____
DEKLARATA E OFERTUESIT
Oferta jonë është e vlefshme për 30 ditë kalendarike nga data e caktuar për afatin e paraqitjes së
tenderit, në përputhje me dokumentet e tenderit, dhe ai do të mbetet detyrues për ne dhe mund të
pranohet në çdo kohë para skadimit të asaj periudhe.
Për të ofruar çmimin e lartpërmendur, ne e pranojmë që kemi marrë parasysh të gjitha dokumentet
e tenderit të dhënë duke përfshirë shtojcat.
Marrim përsipër, nëse oferta jonë pranohet të fillojë punën brenda 2 ditëve nga data e nënshkrimit
të kontratës dhe të përfundojë dhe dorëzojë produktet në përputhje me kontratën brenda afateve te
dakortësuar por jo më shumë se afatet e llogaritura nga data e fillimit të kontratës.
Në rast përzgjedheje, personi i përmendur më poshtë do të veprojë si Përfaqësuesi i Kontraktuesit:
_________________________________________ (Emri, mbiemri, nënshkrimi)
Përfaqësuesi ligjor