Observatori Shkodër – 15 Nëntor 2011
Komente mbi Draftin “Plani i Veprimit 2011-2015 të Strategjisë Kombëtare për Fëmijë”
Zyra e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve në Shkodër ka njohur aktorët lokalë me Draft- Planin e Veprimit 2011-2015 të Strategjisë Kombëtare për Fëmijë, të hartuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Gjithashtu Observatori ka marrë opinionet dhe mendimet e aktorëve në përmirësimin e disa pikave të këtij drafti:
- Është e nevojshme që të ketë mësues mbështetës për fëmijët që integrohen në shkollat normale dhe trajnim për normat e sjelljes së mësuesve, që jo gjithmonë janë pozitive
- Të ketë kurse dhe trajnime për mësuesit mbështetës, gjithashtu edhe kurse informimi për mësuesit parësor që të kuptojnë punë dhe rolin e mësuesve mbështetës
- Të ketë bashkëpunim mes mësuesve parësor dhe mësuesve mbështetës
- Krijimin e programeve dhe testeve për fëmijët me Aftësi të Kufizuara
- Të krijohet mundësi shkollimi për ato persona që nuk kanë mundur të vazhdojnë shkollën në përputhje me moshën e tyre kronologjike
- Propozohen aktorë të pavarur për aspektin e familjeve kujdestare
- Propozohet kryerja e dënimit të minorenëve brenda strukturave të mbrojtura.