Observatori Kukës – 18 Nëntor 2011
Komente mbi Draftin “Plani i Veprimit 2011-2015 të Strategjisë Kombëtare për Fëmijë”
Zyra e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve – Kukës ka organizuar tryeza të rrumbullakta me aktorët lokalë për t’i njohur ata me Draft- Planin e Veprimit 2011-2015 të Strategjisë Kombëtare për Fëmijë të hartuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Gjithashtu Observatori ka marrë opinionet dhe mendimet e aktorëve në përmirësimin e disa pikave të këtij drafti:
- Të transferohen kompetencat e arsimit parauniversitar në Njësitë e Qeverisjes Vendore,
- Nxënësit e Qarkut Kukës janë të përjashuar nga arsimi cilësor
- Familjet në nevojë të kenë akses në të gjitha shërbimet
- Të stimulohen fëmijët e talentuar të familjeve të varfra
- Të shtrihet shërbimi psikologjik në të gjithë Qarkun
- Të rritet roli i Qeverive të nxënësve në shkolla duke i mbështetur financiarisht ato
- Të rritet numri i mjekëve në Qendrat shëndetësore sidomos në zonat rurale
- Të krijohet një faqe Ëeb-i ku të mund të jepen të dhëna nga të gjitha Institucionet
- Administratorët socialë të ndërhyjnë në rastet e fëmijëve në rrezik për të parandaluar ngjarje të rënda
- Të përmirësohet infrastruktura në shkolla për fëmijët me Aftësi të Kufizuara
- Të lehtësohet puna e mjekut duke reduktuar numrin e detyrueshëm të dokumenatave që kanë për të plotësuar
- Të bëhen studime të popullsisë në lidhje me shëndetësinë
- Të gjithë Institucionet të marrin përgjegjësitë e tyre për rastet e referuara të fëmijëve në rrezik, pasi shpesh këto raste neglizhohen
- Të mos përdoret spitali si strehë për fëmijët e braktisur, por të merren masa për akomodimin e tyre në institucionet përkatëse
- Plani i Veprimit të përshtatet sipas nevojave të Qarqeve
- Të parashikohet financimi i konvikteve në mënyrë që të evitohet rritja e klasave kolektive
- Të përfshihet kurrikula e gjuhës së huaj në shkollat e zonave rurale
- Krijimi i mekanizmit të kontrollit që secili Institucion të marrë përgjegjësitë e veta
- Njësitë e qeverisjes vendore duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje buxhetit për fëmijë gjatë hartimit të buxhetit.