Observatori Berat – 14 Nëntor 2011

Komente mbi Draft- Planin e Veprimit 2011-2015 të Strategjisë Kombëtare për Fëmijë

Zyra e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve në Berat ka njohur aktorët lokalë me Draft- Planin e Veprimit 2011-2015 të Strategjisë Kombëtare për Fëmijë, të hartuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Gjithashtu Observatori ka marrë opinionet e aktorëve në lidhje me këtë draft. Disa nga institucionet lokale që morrën pjesë në diskutimet rreth Planit të Veprimit ishin: Drejtoria e Shërbimeve Sociale Shtetërore, Drejtoria e Shërbimit Social në Bashkinë Berat, Shërbimet Sociale në Bashkinë Berat, Njësia e Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve, Save the Children, Shërbimi Social në Qark, Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijëve në Prefekturë dhe Njësia e Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve në Bashkinë e Kuçovës. Institucionet shprehën mendimet e tyre për përmirësimin e disa pikave në Draft- Planin e Veprimit:

  • Të mendohet se si do të mblidhen gjobat si një masë ndëshkuese në mënyrë që të ndihet pesha e ligjit.
  • Bashkëpunimi Institucional për menaxhimin e rasteve, që është edhe një nga çështjet më kryesore të të drejtave të fëmijëve, duhet të rregullohet me aktye nënligjore dhe jo me marrëveshje formale institucionale.
  • Në mënyrë që ndërhyrja e psikologut në shkolla të jetë e efektshme, duhet të ekzistojë  një psikologë në çdo shkollë çdo ditë të javës.