Nisma “Cdo fëmijë Romë në kopësht”

Nisma-Roma1

Të dhëna informuese
Nisma “Cdo fëmijë Romë në kopësht” (Viti I)

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve, Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare (YWCA), Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA) në bashkëpunim me UNICEF Shqipëri, që në Tetor 2013 po zbatojnë nismën “Çdo fëmijë Rom në kopsht”. Ky projekt mundësohet nga Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri dhe Kooperimi Austriak për Zhvillim.

Zbatimi i kësaj nisme në cdo qark dhe rajon te vendit, ndër të tjera, ka mundësuar përfshirjen e shumë fëmijëve romë në kopësht, e cila pavarësisht sfidave dhe problemeve të hasura në terren, rezultoi që në fund të vitit shkollor 2013-2014 dhe fillimi i vitit shkollor 2014-2015, të kemi në total 981 fëmijë romë në kopësht nga e 12461, ose 79% e fëmijë romë në nivel kombëtar. Si rezultat i zbatimit të nismës “Çdo fëmijë romë në kopsht”, numri i fëmijëve romë në kopsht, në nivel kombëtar, është rritur me 409 fëmijë të regjistruar në kopsht ose 33% më shumë.
Nga studimi i realizuar nga UNICEF në vitin 2011, evidentohet të jenë 396 fëmijë nga 1079 fëmijë romë në total, ose 36% të regjistuar në kopsht, në nivel kombëtar (http://www.sidalbania.org/romacom.html).

Suksese të tjera të arritura nga zbatimi i kësaj nisme në vitin e parë tij (Tetor 2013 – Tetor 2014), janë dhe 184 fëmijë Romë të vaksinuar, 44 fëmijë të regjistruar në Gjendjen Civile dhe 74 fëmijë (të moshave të ndryshme) të regjistruar në arsimin e detyruar, në nivel kombëtar.

I gjithë ky proçes i përfshirjes së fëmijëve romë në kopësht, pati një vëmëndje të vecantë dhe tek komuniteti i prindërve. Gjatë zbatimit të nismës “Cdo fëmijë Romë në kopësht”, në vitin e parë të saj janë kontaktuar dhe biseduar me 2,162 prindër të fëmijëve të komuniteti romë në lidhje me rëndësinë dhe vëmëndjen përkushtuar fëmijëve gjatë zhvillimit të hershëm të tyre.