Observatori Lezhe – Veprimtari

31 Janar 2012, – Ceremonia e hapjes se zyres se „Observatorit per te Drejtat e Femijeve“. Aleanca per Femijet ne Shqiperi me mbeshtetjen e UNICEF-it zhvilluan aktivitetin e hapjes dhe lançimit te Zyres se Observatorit te Drejtave te Femijeve ne Qarkun Lezhe.

Aktiviteti u zhvillua ne ambientet e salles se biblotekes se qytetit “At Gjergj Fishta“dhe qene te pranishem 54 persona. Ne kete aktivitet moren pjese nje sere personalitete te rendesishme te jetes politike, shoqerore e kulturore te qarkut te Lezhes .Ishin te pranishem Kryetari i Keshillit te Qarkut Pashk Gjoni, Prefekti i Qarkut Pal Dajçi, Drejtoresha e DAR Shpresa Hoxhaj.Drejtori i DRSSSH Gjergj Lulaj, Kryetaret e shume bashkive dhe komunave te qarkut ku mund te permendim Milot, Fushe Kuqe, Shenkoll, Zejmen , Balldre, Rubik, Kolsh, Kallmet. Ndersa njesite e tjera vendore pothuase te gjitha kishim perfaqesuer kryesisht nenkryetaret e bashkive ose komunave. Ne takim kishte perfaqesues edhe te Drejtorise se Pergjithshme te Policise, nga DSHP, drejtues te gjimnazit“Hydajet Lezha“, te shkolles se Bashkuar Balldre “Karl Gega“, shkolles 9-vjecare “Nene Tereza“. Ishin te pranishem gjithashtu edhe prefaqesues te “Qeverise se nxenesve“ te shkollave te ndryshme si dhe perfaqesues te organizatave te tjera si Worl Vision.

Ne takim u vleresua hapja e Observatorit te Drejtave te Femijeve dhe u shprehen se ishin te gatshem vazhdonin te bashkepunonin dhe te mbeshtesin zyren me te gjitha menyrat e mundeshme kur ajo te kete nevoje .

Te pranishmit falenderuan Aleancen per Femije ne Shqiperi per kete zyre qe tashme do jete nje dere e hapur per te gjithe personat apo institucionet qe kerkojne bashkepunim dhe mbeshtetje te dy-anshme.

Observatori Kukës – 20 nëntor 2011

Në kuadër të 20 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, Observatori Kukës organizoi veprimtarinë me temë “Të drejtat e fëmijëve”. Bashkë organizatore e kësaj veprimtarie ishte edhe organizata Partnerët për Fëmijët. Pjesëmarrës në këtë veprimtari ishin përfaqësues të DAR, të Shëndetit Publik, pushtetit lokal, mësues, nxënë, prindër si dhe përfaqësues të mediave kombëtare dhe lokale. Veprimtaria konsistoi në pjesëmarrjen e fëmijëve të shkollave 9-vjeçare. Fëmijët me anë të esseve dhe vizatimeve shprehën mendimet lidhur me të drejtat që ata gëzojnë.
Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie ishte ndërgjegjësimi i institucioneve të cilët punojnë me fëmijët, në lidhje me respektimin e të drejtave të tyre.
Në përfundim të kësaj veprimtarie, fëmijët u shprehen entuziast dhe organizatorët gjithashtu, duke shprehur interesin për të organizuar dhe veprimtari të tjera në të ardhmen.

Observatori Kukës – 18 Nëntor 2011

Zyra e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve – Kukës ka organizuar tryeza të rrumbullakta me aktorët lokalë për t’i njohur ata me Draft- Planin e Veprimit 2011-2015 të Strategjisë Kombëtare për Fëmijë të hartuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Gjithashtu Observatori ka marrë opinionet dhe mendimet e aktorëve në përmirësimin e disa pikave të këtij drafti:

  • Të transferohen kompetencat e arsimit parauniversitar në Njësitë e Qeverisjes Vendore,
  • Nxënësit e Qarkut Kukës janë të përjashuar nga arsimi cilësor
  • Familjet në nevojë të kenë akses në të gjitha shërbimet
  • Të stimulohen fëmijët e talentuar të familjeve të varfra
  • Të shtrihet shërbimi psikologjik në të gjithë Qarkun
  • Të rritet roli i Qeverive të nxënësve në shkolla duke i mbështetur financiarisht ato
  • Të rritet numri i mjekëve në Qendrat shëndetësore sidomos në zonat rurale
  • Të krijohet një faqe Ëeb-i ku të mund të jepen të dhëna nga të gjitha Institucionet
  • Administratorët socialë të ndërhyjnë në rastet e fëmijëve në rrezik për të parandaluar ngjarje të rënda
  • Të përmirësohet infrastruktura në shkolla për fëmijët me Aftësi të Kufizuara
  • Të lehtësohet puna e mjekut duke reduktuar numrin e detyrueshëm të dokumenatave që kanë për të plotësuar
  • Të bëhen studime të popullsisë në lidhje me shëndetësinë
  • Të gjithë Institucionet të marrin përgjegjësitë e tyre për rastet e referuara të fëmijëve në rrezik, pasi shpesh këto raste neglizhohen
  • Të mos përdoret spitali si strehë për fëmijët e braktisur, por të merren masa për akomodimin e tyre në institucionet përkatëse
  • Plani i Veprimit të përshtatet sipas nevojave të Qarqeve
  • Të parashikohet financimi i konvikteve në mënyrë që të evitohet rritja e klasave kolektive
  • Të përfshihet kurrikula e gjuhës së huaj në shkollat e zonave rurale
  • Krijimi i mekanizmit të kontrollit që secili Institucion të marrë përgjegjësitë e veta
  • Njësitë e qeverisjes vendore duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje buxhetit për fëmijë gjatë hartimit të buxhetit.

Observatori Korçë – 20 nëntor 2011

Në kuadër të 20 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, Observatori Korçë në bashkëpunim me zyrën ACA në këtë qark, organizuan veprimtarinë ‘’së bashku për fëmijët”. Bashkë organizatorë të kësaj veprimtarie ishin dhe Qarku Korçë, Bashkia Korçë, etj. Veprimtaria konsistoi në një koncert të zhvilluar nga vetë fëmijët e shkollës artistike me mesazh “ të gjithë së bashku në garantimin e të drejtave të fëmijëve”.
Në përfundim të kësaj veprimtarie, fëmijët u shprehen entuziast dhe organizatorët gjithashtu, duke shprehur interesin për të organizuar dhe veprimtari të tjera në të ardhmen.

Observatori Korçë – 16 Nëntor 2011

Zyra e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve – Korçë ka organizuar tryeza të rrumbullakta me aktorët lokalë për t’i njohur ata me Draft- Planin e Veprimit 2011-2015 të Strategjisë Kombëtare për Fëmijë të hartuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Gjithashtu Observatori ka marrë opinionet e aktorëve në lidhje me këtë draft. Disa nga institucionet lokale që morrën pjesë në diskutimet rreth Planit të Veprimit ishin: përfaqësues nga Qarku, Bashkia, Arsimi dhe OJF-të. Institucionet shprehën mendimet e tyre për përmirësimin e disa pikave në Draft- Planin e Veprimit:

  • Duhet të hapet Njësia e Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve
  • Nuk ka institucione rehabilitimi për djem (që të funksionojnë të gjitha pikat e renditura në draft).
  • Qeveritë e nxënësve kanë nevojë për trajnime (më tepër për komunat)
  • Inspektoriati i punës duhet të ketë kompetenca për të ndërhyrë edhe në subjektet informale me qëllim parandalimin e punës së fëmijëve.
  • Nuk ka dhoma të veçanta për shoqërimin e fëmijëve në paraburgim.
  • Gjykata duhet të ketë salla të vogla për gjykimin e të miturve.
  • Institucionet vendore duhet të jenë funksionale me buxhete përkatëse, përmendim këtu buxheti për fëmijë
  • Duhet të ketë psikologë në kopshte dhe punonjës socialë në shkolla.

Observatori Gjirokastër – 20 nëntor 2011

Në kuadër të 20 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, zyra e Aleancës për të Drejtat e Fëmijëve në qarkun e Gjirokastrës organizoi veprimtarinë me temë “Mesazh për respektimin e të drejtave të fëmijëve”. Pjesëmarrës në këtë veprimtari ishin përfaqësues nga Drejtoria Arsimore Rajonale Gjirokastër, Zyra Arsimore, Bashkia Gjirokastër, Policia e Qarkut, shkolla të ndryshme, etj. Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie ishte promovimi i të drejtave të fëmijëve tek institucionet të cilat kanë lidhje të drejtpërdrejtë me ta, tek mësuesit, prindërit si dhe tek vetë fëmijët. Veprimtaria pati formën e një krosi masiv të fëmijëve të shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve. Gjithashtu fokus të veçantë në këtë aktivitet kishin edhe fëmijët rom dhe ata me aftësi të kufizuar.

Observatori Fier – 14 Nëntor 2011

Zyra e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve – Fier ka organizuar tryeza të rrumbullakta me aktorët lokalë për t’i njohur ata me Draft- Planin e Veprimit 2011-2015 të Strategjisë Kombëtare për Fëmijë të hartuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Gjithashtu Observatori ka marrë opinionet e aktorëve në lidhje me këtë draft. Disa nga institucionet lokale që morrën pjesë në diskutimet rreth Planit të Veprimit ishin: Drejtoria e Shërbimeve të Përkujdesjes Shoqërore Qarku Fier, Zyra Rajonale e Shërbimeve Sociale Shtetërore, Terre des Hommes Fier, Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve, Drejtoria rajonale e Shëndetësisë, Zyra e Ndihmës Ekonomike dhe Përkrahjes Sociale Komuna Fratar, Zyra e Ndihmës Ekonomike dhe Përkrahjes Sociale Komuna Qendër dhe Zyra e Ndihmës Ekonomike dhe Përkrahjes Sociale Bashkia Lushnje . Institucionet shprehën mendimet e tyre për përmirësimin e disa pikave në Draft- Planin e Veprimit:

  • Mjekët e familjes në përputhje me ligjin në fuqi nr 9669 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet famijlare”, duhet të depistojnë rutinë në çdo familje, në mënyrë që të evidentojnë që në momentet e para dhunën tek fëmijët
  • Të promovohet ushqyerja e shëndetshme e fëmijëve.
  • Të përmirësohet aksesi i shërbimeve të fëmijëve në kujdesin shëndetësor parësor, dytësor etj, kjo pasi në shumë zona të vecuara rurale të qarkut të Fierit, shumë fëmijë për shkak të infrastrukturës jo të favorshme e kanë të vështirë të marrin shërbime shëndetësore cilësore.
  • Përmirësimi i ligjit për median në mënyrë që të specifikohen llojet e programeve që mund të sjellin pasoja negative tek fëmijët.
  • Krijimi i mundësive të njëjta për fëmijët me aftësi të kufizuar.
  • Të mos ketë problem në proçesin e rregjistrimit të fëmijëve
  • Masivizimi i numrit të shkollave verore në zonat periferike të qarkut të Fierit, ku të integrohen edhe fëmijët romë dhe egjyptian
  • Studime më në detaje për fëmijët e zonave rurale që braktisin shkollën si pasojë e punës në bujqësi dhe blegtori dhe marrja e masave lehtësuese.
  • Kurrikulat duhet të kenë sa më shumë informacion ndërgjegjësues për fëmijët për dhunën, Hiv- Aids, braktisjen e shkollës, duhanin etj.

Observatori Elbasan – 20 nëntor 2011

Në kuadër të 20 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, zyra e Aleancës për të Drejtat e Fëmijëve në qarkun e Elbasanit organizoi një veprimtari informuese mbi ligjin nr.10347 “Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve”. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin Zëri 16+, mësues, prindër, psikologë të shkollave si dhe një grup përfaqësuesish të fëmijëve. Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie ishte informimi mbi ligjin nr.10347. Si rezultat i informacionit që fëmijët morrën mbi këtë ligj vendosën të hartojnë një deklaratë për shtyp dhe ta lexojnë atë përpara mediave duke iu drejtuar drejtuesve të institucioneve kryesore. Fëmijët dhe pjesëmarrësit e tjerë treguan mjaft interes për këtë veprimtari informuese dhe ata u shprehën mbi domosdoshmërinë e këtij informimi.

Observatori Elbasan – 14 Nëntor 2011

Zyra e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve – Elbasan ka organizuar tryeza të rrumbullakta me aktorët lokalë për t’i njohur ata me Draft- Planin e Veprimit 2011-2015 të Strategjisë Kombëtare për Fëmijë të hartuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Gjithashtu Observatori ka marrë opinionet e aktorëve në lidhje me këtë draft. Disa nga institucionet lokale që morrën pjesë në diskutimet rreth Planit të Veprimit ishin: Aid to the Balkans, Drejtoria e Policisë Elbasan, Zëri 16+, World Vision, I.C.C dhe Terre des Hommes. Institucionet shprehën mendimet e tyre për përmirësimin e disa pikave në Draft- Planin e Veprimit:

  • Shoqërimi i Plan Veprimit me buxhet përkatës nga Qeveria Qëndrore
  • Treguesit e monitorimit të jenë më real dhe të matshëm
  • Unifikimi i të dhënave që mblidhen nga institucionet shtetërore duhet të jenë më konkrete me qëllim analizimin e drejtë të situatave mbi të cilat më vonë hartohen politika.
  • Ti kushtohet rëndësia e duhur Shërbimit Alternativ, si një shërbim shumë i nevojshëm për kohët që po kalojmë dhe me efikas përsa i përket cilësisë.
  • Mbështjeta e CPU-ve në ngritje kapacitetesh
  • Krijimi i hapsirave ligjore financiare për mbështetjen e inisiativave të CPU-ve
  • Krijimin e mekanizmave detyrues që Pushteti Vendor të marrë përgjegjësitë e veta në hartimin e Politikave Efikase peër Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve nëpërmjet Planeve Lokale të Veprimit dhe fuqizimit të CPU-ve.

Observatori Durrës – 20 nëntor 2011

Në kuadër të 20 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, zyra e Aleancës për të Drejtat e Fëmijëve në qarkun e Durrësit organizoi veprimtarinë me moton “Një zë”. Bashkë organizatorë të kësaj veprimtarie Bashkia e Durrësit, Zëri i Fëmijëve 16+, Parlamenti Rinor, etj. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte ndërgjegjësimi i pushtetarëve, përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe përfaqësuesve të institucioneve të tjera në lidhje me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve. Fëmijët me anë të krijimeve shprehën mendimet e tyre lidhur me të drejtat që ata gëzojnë.
Në përfundim të kësaj veprimtarie, fëmijët u shprehen entuziast dhe organizatorët gjithashtu, duke shprehur interesin për të organizuar dhe veprimtari të tjera në të ardhmen.