Observatori Durrës – 20 nëntor 2011
Në kuadër të 20 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, zyra e Aleancës për të Drejtat e Fëmijëve në qarkun e Durrësit organizoi veprimtarinë me moton “Një zë”. Bashkë organizatorë të kësaj veprimtarie Bashkia e Durrësit, Zëri i Fëmijëve 16+, Parlamenti Rinor, etj. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte ndërgjegjësimi i pushtetarëve, përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe përfaqësuesve të institucioneve të tjera në lidhje me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve. Fëmijët me anë të krijimeve shprehën mendimet e tyre lidhur me të drejtat që ata gëzojnë.
Në përfundim të kësaj veprimtarie, fëmijët u shprehen entuziast dhe organizatorët gjithashtu, duke shprehur interesin për të organizuar dhe veprimtari të tjera në të ardhmen.
