Observatori Elbasan – 20 nëntor 2011

Në kuadër të 20 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, zyra e Aleancës për të Drejtat e Fëmijëve në qarkun e Elbasanit organizoi një veprimtari informuese mbi ligjin nr.10347 “Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve”. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin Zëri 16+, mësues, prindër, psikologë të shkollave si dhe një grup përfaqësuesish të fëmijëve. Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie ishte informimi mbi ligjin nr.10347. Si rezultat i informacionit që fëmijët morrën mbi këtë ligj vendosën të hartojnë një deklaratë për shtyp dhe ta lexojnë atë përpara mediave duke iu drejtuar drejtuesve të institucioneve kryesore. Fëmijët dhe pjesëmarrësit e tjerë treguan mjaft interes për këtë veprimtari informuese dhe ata u shprehën mbi domosdoshmërinë e këtij informimi.