Shqyrtim Rasti dhe debat në kuadër të programit “Ngritja e një Sistemi mbi bazën e evidencave për mbledhjen e të dhënave, për Avokaci dhë Ndërmarrjen e Veprimeve me Qëllim garantimin e të Drejtave të Fëmijëve”

Emigrimi masiv i qytetarëve shqiptarë drejt vendeve të BE-së dhe kapaciteti i njësive të reja administrative dhe njësive funksionale për të përballuar nevojat e emigrantëve të kthyer

  1. Analiza e Situatës

Në dy vitet e fundit Shqipëria po kalon një situatë të emigrimit masiv të qytetarëve të saj. Situata është parë të jetë shumë problematike për disa nga qarqet e vendit, të cilat shihen si “pikat e nxehta” për këtë fenomen. Shumë refugjatë po synojnë vendet e BE-së si azilkërkues politikë dhe ekonomikë. Nga  të dhënat e fundit të publikuara nga EUROSTAT numri total i azilkërkuesve në fund të vitit 2014, në 28 vendet e Bashkimit Evropian ishte 69,165 aplikantë. Vendi me numrin më të lartë të kërkesave për azil për vitin 2014 ishte Gjermania me 20,375 aplikime, e ndjekur nga Hungaria me 14,075 aplikime.

Situata paraqitet më problematike nëse i referohemi Zyrës Federale për Migrim dhe Refugjatë (BAMF) në Gjermani. Sipas BAMF numri i përgjithshëm i azilkërkuesve në Gjermani, në fund të vitit 2014 ishte 173,072 persona dhe në 4 muajt e parë të 2015 është 100,755 azilkërkues.  Këto të dhëna po  bëhen shumë alarmante. Nga numri i përgjithshëm i aplikimeve në Gjermani, në prill të vitit 2015 , azilkërkuesit shqiptarë u renditën të parët, me një numër total prej 4794 azilkërkuesish, e ndjekur nga shtetasit e Kosovës, me një total prej 4608 aplikimesh,. Sipas BAMF numri i përgjithshëm i azilkërkuesve shqiptarë, gjatë vitit 2015 është 11,053.

Pavarësisht të gjitha lajmërimeve që Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka bërë, që proçesi i kërkimit të azilit politik dhe ekonomik nga qytetarët Shqiptarë dëmton integrimin e Shqipërisë në BE dhe azil këkruesit Shqiptarë nuk kanë shanse të përfitojnë nga azili, ata ende vazhdojnë ta ndërmarrin këtë risk dhe vazhdojnë të tentojnë.

Edhe pse BAMF ka bërë publik numrin e përgjithshëm të  azilkërkuesve që vijnë nga Shqipëria, ka një mungesë të informacionit, në lidhje me numrin e refugjatëve dhe rajoneve nga vijnë këta refugjatë.  Ka disa rajona të cilat mendohen problematike dhe që janë  identifikuar, por nuk ka të dhëna zyrtare ose informacion nga institucionet shtetërore në Shqipëri.  Deri më tani, institucionet përgjegjëse shtetërore, në nivel qëndror të qeverisjes, si dhe njësitë e qeverisjes vendore nuk kanë dhënë informacion, në lidhje me numrin e refugjateve, rajonet  nga vijnë këta refugjatë ose arsyet kryesore pse kjo situatë është përkeqësuar dhe pasojat e saj, për zhvillimin socio-ekonomik të vendit.

Çfarë eshte konsideruar dhe vëzhguar si një problem madhor,  është koha kur këta refugjatë do të kthehen përsëri në Shqipëri. Një nga tezat e supozuara është se ata do të kthehen më të varfër nga sa  u larguan, sepse ata kanë shitur gjithçka zotëronin për të siguruar të ardhura që të largoheshin nga Shqipëria, si dhe nevoja do të jetë më e madhe kur ata të kthehen.

Qeveria vendore, nuk ka bërë ende një skanim dhe nje vlerësim të gjendjes ekzistuese dhe gjendjes  se pritshme. Komunat nga të cilat këta njerëz  kanë emigruar do të riorganizohen me reformën e re territoriale – administrative dhe do të jenë pjesë e bashkive të reja që do të krijohen pas zgjedhjeve lokale të 21 qershorit 2015. Pyetja kryesore është: këto bashki të reja do të kenë potencialin për të administruar këtë situate të re për ta? Cilat janë kapacitetet e tyre, rolet, kompetencat dhe burimet për t’u marrë me situatën emergjente që do të rezultojë nga kthimi i emigrantëve?

Duke marrë në konsideratë situatën problematike të përshkruar si më sipër, në Maj 2015 Observatori për të Drejtat e Fëmijëve ka bërë një hulumtim fillestar, në lidhje me situatën në nivel rajonal dhe ka mbledhur disa informacione në lidhje me këtë fenomen ,në rajonet kryesore të vendit. Informacioni  kryesor i mbledhur nga stafi  i Observatorit, targetoi të gjitha rajonet e vendit dhe në bazë të të dhënave dhe informacionit fillestar, rajonet e prekura më së shumti nga ky fenomen janë: Kukësi, Fieri, Korça dhe Vlora.

Në qarkun e Fierit, numri i refugjatëve llogaritet të jetë me mijëra. Refugjatët janë kryesisht nga fshati Cakran, fshati Portez, Libofsh, Darzeze, Levan dhe qyteti I  Fierit. Në qarkun e Kukësit, numri më i lartë i refugjatëve është nga Shishatveci, Zapod, Topojan, Tërthore, Shtiqën, Gjinaj dhe Fajza. Deri më tani numri i supozuar i refugjatëve nga Qarku i Kukësit është 3500 refugjatë, dhe Qarku i Kukësit është konsideruar të jetë si një nga pikat e nxehta të Shqipërisë.

Emigrantët nga rajoni Vlorës ishin nga të parët që u larguan nga vendi dhe fshatrat më të prekura janë Novosela dhe Shushica. Mënyra sesi  këta refugjatë janë larguar nga vendi dhe kanë planifikuar për këtë është pothuajse e njëjtë. Shumica e tyre kanë shitur bagëtinë, tokat në pronësi dhe shtëpitë e tyre për të bërë para për emigracionin.

  1. Strategjia e propozuar për ndërhyrje

Bazuar në analizën e situatës, strategjia për një ndërhyrje propozohet të jetë fokusuar në dy komponentë kryesorë:

  1. Kryerja e një hulumtimi kombëtar për të monitoruar situatën e emigrimit masiv të qytetarëve shqiptarë. Qëllimi i hulumtimit do të jetë:

i. Së pari të identifikohet numri i refugjatëve deri në nivelin më të ulët administrativ, me qëllim përcaktimin e zonave të nxehta

ii. Së dyti, të identifikohen arsyet kryesore të këtij emigracioni masiv. Bazuar në hulumtimin e parë nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve, gjendja e keqe ekonomike shihet si një nga arsyet kryesore, dhe stanjacioni ekonomik shihet si një faktor kryesor i këtij fenomeni.

iii.Së treti, të jetë për të identifikuar kapacitetin dhe për të përcaktuar strategjitë që do të përdoren nga njësitë e reja të qeverisjes vendore sipas reformës së re  territoriale – për riintegrimin e të kthyerve. Cilat janë kapacitetet aktuale dhe cilat do të jenë nevojat e institucioneve vendore për t’u përballur me nevojat e emigrantëve të kthyer, si dhe nevojat e qytetarëve qe të mos largohen nga vendi.

  1. Organizimi i një fushate ndrgjegjësuese dhe avokuese për të ndikuar në politikëbërjen dhe vendimmarrjen në nivel qëndror dhe lokal të qeverisjes për të adresuar çështjet dhe rekomandimet e dala nga kërkimi, me një fokus të veçantë në ri-integrimin e emigrantëve të kthyer. Rezultatet mund të sigurojnë të dhëna të vlefshme dhe indikacione për qeverinë, në lidhje me funksionet e reja dhe rolet e njësive të qeverisjes vendore, si dhe përgatitjen e strategjive kombëtare, rajonale dhe lokale të zhvillimit socio-ekonomik të njësive të reja të qeverisjes vendore.

Duke pasur në konsideratë ndryshimet e pritshme në kuadrin ligjor në rolet dhe kompetencat e pushtetit vendor në Shqipëri, duke ndjekur reformën –e re administrative  dhe përgatitjen e Strategjisë së re të mbrojtjes sociale dhe të planit të saj të veprimit, koha për një ndërhyrje të tillë është konsideruar si e përshtatshme për të sjellë ndryshime pozitive në lidhje me situatën problematike të emigracionit dhe efektet e saj në shoqëri.