Projekti

“Mobilizimi i rinisë dhe i komunitetit për llogaridhënien e zyrtarëve publikë”

Donator: Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC)

Entiteti zbatues: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve, Qendra Ballkanike për Bashkëpunim dhe Zhvillim (BCCD)

Kohëzgjatja: 20 Prill 2015- 18 Dhjetor 2015

Zonat e projektit: Fier, Vlorë

Projekti “Mobilizimi i rinisë dhe i komunitetit për llogaridhënien e zyrtarëve publikë” është një projekt inovativ që ka në fokus edukimin qytetar të të rinjve (18-25 vjeç) në Shqipëri, për t’i inkurajuar ata që të marrin pjesë nëpërmjet votimit. Fokusi kryesor i projektit është nxitja e të rinjve, jo vetëm për të qenë votues aktiv, por edhe për të qenë qytetarë aktivë të zhvillimit të tyre, komunitetit dhe shoqërisë në përgjithësi

Qëllimi i projektit është rritja e pjesëmarrjes dinamike të të rinjve në mënyrë që të jenë qytetarë aktivë, protagonistë të zhvillimit të tyre. Ky projekt ndihmon dhe mbështet të rinjtë (18-25 vjeç), për të marrë pjesë në mënyrë aktive në vendimmarrje, në ndërtimin e një komuniteti që i mban zyrtarët publik të përgjegjshëm.

Ndër objektivat kryesore të projektit janë ndërgjegjësimi i të rinjve për pjesëmarrje aktive qytetare në vendimmarrje, inkurajimin e debatit politik dhe dialogut publik, matjen e perceptimit të të rinjve mbi prioritetet e strategjisë politike të vendimmarrësve.

Disa nga aktivitetet kryesore në fokus të projektit janë:

 

  • Trajnimet ndërgjegjësuese me të rinjtë e grupmoshës 18-25 vjeçare, për të rritur pjesëmarrjen e tyre aktive në votim dhe në aspektet e rëndësishme të vendimmarrjes, të cilat influencojnë drejtpërdrejtë në mënyrën e tyre të jetesës.
  • Dëgjimet publike ndërmjet kandidatëve të forcave të ndryshme politike me qëllim rritjen e angazhimit qytetar nëpërmjet njohjes së platformave dhe programeve politike që ofrohen si mundësi zgjedhjeje për të rinjtë.
  • Matja e përceptimit të të rinjve lidhur me rolin dhe ndikimin e tyre në prioritetet lokale të përcaktuara.
  • Ndjekja e sesioneve të dëgjimeve publike, si një mekanizëm për të garantuar transparencën e shërbimeve të premtuara nga ana e kandidatëve fitues në zonat që janë përzgjedhur për të qenë pjesë e projektit.

 

Të gjitha veprimtaritë e projektit janë nën vëmendjen dhe fokusin e veçantë të medias së shkruar, elektronike në median lokale që ka një audiencë të konsiderueshme.