Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit midis Këshillit të Qarkut të Tiranës dhe Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve

memorandum-signing-jan2016Më dt.21.12.2015  në mjediset e Këshillit të Qarkut Tiranë u nënshkrua Memorandumi i bashkëpunimit midis K.Q. Tiranë përfaqësuar nga N/kryetarja  e Këshillit Znj.Bora Panajoti dhe Drejtoresha Ekzekutive e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve. Në momentin e nënshkrimit të Memorandumit ishte pranishëm edhe Kryetari i K.Qarkut Z. Aldrin Dalipi. Ky Memorandum është vazhdim i bashkëpunimit që ka pasur Observatori me Këshillin e Qarkut dhe ka një shtrirje kohore 2015-2017. Angazhimet e të dypalëve nënshkruese në këtë Memorandum bashkëpunimi do të kontribuojnë në nxitjen e programeve dhe hartimin e zbatimin e strategjive e planeve të veprimit në funksion të rritjes së respektimit të të drejtave të fëmijëve nga institucionet shtetërore në të gjitha fushat e jetës e veçanërisht në arsim, shëndetësi, mbrojtje sociale dhe drejtësi.