THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI- Hartimi i një Raporti Statistik Dygjuhësh (Anglisht & Shqip, afërsisht 150 faqe)

Tiranë, më 15 Qershor 2025

“Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve”, në kuadër të zbatimit të projektit “Strengthening Child and Youth Statistics for Policy Impact in Albania” të zbatuar në partneritet me UNICEF në Shqipëri është i interesuar të përfitojë shërbim për ekspertizë nga kompani profesionale apo individ i regjistruar

Sfondi: Raporti tematik i Censit 2023 “Raport statistikor i përqendruar te fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri” paraqet të dhëna dhe analiza kyçe të përgatitura nga INSTAT, me mbështetje teknike nga UNICEF në Shqipëri. Raporti synon shpërndarjen e gjetjeve tek vendimmarrësit, studiuesit, partnerët për zhvillim dhe publiku i gjerë.

 

Qëllimi i punës: Të angazhohet një kompani profesionale apo individ i regjistruar për të realizuar dizajnin grafik, formatimin dhe dorëzimin e një raporti statistikor dygjuhësh me cilësi të lartë (rreth 150 faqe), duke siguruar lexueshmëri, pamje tërheqëse, saktësi të të dhënave dhe përputhshmëri të plotë në të dyja gjuhët.

 

Kohëzgjatja e angazhimit: 1 Korrik – 15 Korrik 2025

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:
Kompania/individi i kontraktuar do të jetë përgjegjës për:

  1. Koncepti i dizajnit:
  • Të zhvillojë 2–3 koncept dizajni fillestar (kopertinë dhe modele Dizajnje) për miratim.
  • Të përfshijë udhëzimet mbi identitetin vizual (p.sh. logot, paleta e ngjyrave, fontet).
  1. Dizanj dhe formatimi:
  • Të formatojë tekstin, tabelat dhe grafiqet në një stil të lexueshëm dhe estetikisht tërheqës.
  • Të sigurojë renditje të qartë, hapësirë të njëtrajtshme dhe hierarki vizuale.
  • Të formatizojë versionin anglisht dhe atë shqip në mënyrë identike.
  • Të sigurojë që të gjithë elementët vizualë të jenë të kuptueshëm në të dyja gjuhët.
  1. Dizajn të përshtatura për gjuhët:
  • Të përshtatë Dizajnn për dallimet gjuhësore (p.sh. zgjatje/shkurtim të tekstit).
  • Të sigurojë formatim të duhur për shkronjat me theks dhe karakteret speciale në shqip.
  1. Sigurimi i cilësisë:
  • Të zbatojë cikle feedback-u (deri në 3 raunde rishikimi për secilën gjuhë).
  • Të verifikojë cilësinë teknike të dizajnit (p.sh. renditja, rezolucioni i imazheve, përputhshmëria vizuale).
  1. Produktet që do të dorëzohen:
  • Skedarët finalë gati për printim.
  • Version digjital i optimizuar për ueb (PDF interaktiv, i kompresuar).
  • Template të redaktueshme për raportet e ardhshme, nëse kërkohet.

 

Dorëzimi duhet të bëhet brenda datës 14 korrik 2025.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Eksperiencë e provuar në dizajn raportesh, dizajn dhe formatim dygjuhësh.
  • Portfolio me të paktën 3 projekte të ngjashme (preferohet me INSTAT).
  • Aftësi të shkëlqyera në përdorimin e Adobe Creative Suite (InDesign, Illustrator, Photoshop).

Dokumentacioni që duhet të dorëzohet

Palët e interesuara duhet të dorëzojnë:

  1. Profili i kompanisë/individit dhe përvoja përkatëse.
  2. CV/portofoli i personelit kryesor.
  3. Konfirmim i afatit të dorëzimit.
  4. Propozim financiar (në lekë, duke përfshirë të gjitha taksat).
  5. Dy referenca nga klientë të fundit me punë të ngjashme.

 

 

 

 

Si të aplikoni?

Individët e interesuar (kompani profesionale apo individ i regjistruar) janë të ftuar të shprehin interesin e tyre duke dërguar dokumentacionin e tyre fizikisht ose email deri më 28 Qershor 2025.

Adresa: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjve

Rruga Brigada e VIII, Pall.LID, K.1, Z.1, Tiranë – Shqipëri

Email:  hr@observator.org.al

 

📅 Thirrja është e hapur nga 15 Qershor deri më 28 Qershor 2025.
📢 Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Shërbime Përkthimi: Nga Anglishtja në Shqip

Tiranë, më 15 Qershor 2025

“Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve”, në kuadër të zbatimit të projektit “Strengthening Child and Youth Statistics for Policy Impact in Albania” të zbatuar në partneritet me UNICEF në Shqipëri, po përgatit raportin statistikor “Census 2023 – Analiza Dytësore: Me Fokus te Fëmijët dhe të Rinjtë”, i cili synon të analizojë treguesit demografikë, socialë dhe ekonomikë që prekin fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri.
Për të siguruar që ky raport të jetë i aksesueshëm për të gjithë aktorët kombëtarë—përfshirë vendimmarrësit, studiuesit, shoqërinë civile dhe publikun e gjerë—është thelbësore sigurimi i një përkthimi cilësor në gjuhën shqipe.

 

Titulli i punës:
Të ofrojë një përkthim profesional dhe të saktë nga anglishtja në shqip i raportit të plotë statistikor, duke siguruar qartësi, përputhshmëri të terminologjisë dhe ruajtje të kuptimit teknik.

 

Kohëzgjatja e angazhimit:
1 Korrik – 15 Korrik 2025

 

Detyrat dhe përgjegjësitë:
Në koordinim me Observatorin, si dhe në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë dhe kombëtarë të përzgjedhur për zhvillimin e listës së treguesve dhe planeve të tabulimit, eksperti do të angazhohet në detyrat si në vijim:

  • Të përkthejë afërsisht 150 faqe (format Word, përfshirë tabela, grafikë, fusnota dhe anekse) nga anglishtja në shqip.
  • Të sigurojë përkthim të saktë të terminologjisë teknike të lidhur me statistikën.
  • Të ruajë strukturën e formatimit të dokumentit origjinal.
  • Të koordinohet me ekipet e INSTAT dhe UNICEF Shqipëri dhe/ose me redaktorë të caktuar për të adresuar komente apo sqarime.

 

Kualifikimet e kërkuara:

  • Eksperiencë e provuar në përkthimin profesional me fokus në përmbajtje statistikore, teknike dhe/ose të lidhura me zhvillimin.
  • Njohje të rrjedhshme të gjuhëve anglisht dhe shqip.
  • Kuptim i dëshmuar i terminologjisë përkatëse.

 

Si të aplikoni?

Individët e interesuar (persona fizikë ose juridikë) janë të ftuar të shprehin interesin e tyre duke dërguar CV-në e tyre fizikisht ose email deri më 28 Qershor 2025.

Adresa: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjve

Rruga Brigada e VIII, Pall.LID, K.1, Z.1, Tiranë – Shqipëri

Emailhr@observator.org.al

 

📅 Thirrja është e hapur nga 15 Qershor deri më 28 Qershor 2025.
📢 Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.