Thirrje për shprehje interesi- Trajner

Tiranë, më 20 Tetor 2022

 

“Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve”, në kuadër të zbatimit të projektit “Monitoring and reporting on children rights for better policy options” të zbatuar në partneritet me UNICEF në Shqipëri është i interesuar të përfitojë shërbim për 1 ekspertizë nga individë, persona fizik ose juridik.

 

Titulli i punës: Trajner për 2 workshope me këshillin e fëmijëve në Bashkinë Korcë duke përfshirë dizenjimin e workshopeve, dakordësimin e axhendës me aktorët përgjegjës, përgatitjen e aktiviteteve,  drejtimin dhe dokumentimin e tyre-15 ditë pune

Titulli i punës: Lehtësues përaktivitet bootcamp me fëmijë (2 evente * 1 ditë) në Bashkinë Korcë duke përfshirë dizenjimin e aktiviteteve, dakordësimin e strukturës me aktorët përgjegjës, përgatitjen e eventeve, moderimin dhe drejtimin si dhe dokumentimin e tyre -15 ditë pune

Kohëzgjatja e angazhimit: 01 Nentor 2022 -28 Shkurt 2023

Të interesuarit duhet të jenë të pajisur me diplomë master dhe të kenë të paktën 3 vite eksperiencë pune në fushën për të cilën aplikojnë, ose me diplomë bachelor dhe të kenë të paktën 5 vite eksperiencë pune.

 

Individët, personat fizik dhe/ose juridik të interesuar janë të lutur që të shprehin interesin duke dërguar bashkëngjitur një CV deri me date deri me datë 26.10.2022 (fizikisht ose me email):

Adresa: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjëve,

Rruga.Bridaga e VIII, Pall.LID, K.1,Z.1, Tirane – Shqipëri

Email: info@observator.org.al

 

Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur që nga data e bërjes publike (20.10.2022) e deri në mbylljen e saj (26.10.2022).  Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.