Thirrje për shprehje interesi-Ekspert për të përgatitur sondazhet dhe mesazhet

Tiranë, më 10 Qershor 2022

 

Thirrje për shprehje interesi

“Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve”, në kuadër të zbatimit të projektit “U-report- I am young and my voice matters” të zbatuar në partneritet me UNICEF në Shqipëri, është i interesuar të angazhojë 1 ekspert, person fizik, ose person juridik.

Tituli i punës:

Ekspert për të përgatitur sondazhet dhe mesazhet që do të ndahen me të rinjtë në platformën U-Report- 32 ditë pune

Kohëzgjatja e angazhimit: 22 qershor 2022 – 10 maj 2023

Të interesuarit duhet të jenë të pajisur me diplomë master dhe të kenë të paktën 5 vite eksperiencë pune në fushën për të cilën aplikojnë, ose me diplomë bachelor dhe të kenë të paktën 7 vite eksperiencë pune.

Individët, personat fizik dhe/ose juridik të interesuar janë të lutur anë të lutur që të shprehin interesin duke dërguar bashkëngjitur një CV deri me datë 17.06.2022 (fizikisht ose me email):

Adresa: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjëve,

Rruga.Bridaga e VIII, Pall.LID, K.1,Z.1, Tirane – Shqipëri

Email: info@observator.org.al

Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur që nga data e bërjes publike (10.06.2022) e deri në mbylljen e saj (17.06.2022).  Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.