Shërbime Përkthimi: Nga Anglishtja në Shqip
Tiranë, më 15 Qershor 2025
“Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve”, në kuadër të zbatimit të projektit “Strengthening Child and Youth Statistics for Policy Impact in Albania” të zbatuar në partneritet me UNICEF në Shqipëri, po përgatit raportin statistikor “Census 2023 – Analiza Dytësore: Me Fokus te Fëmijët dhe të Rinjtë”, i cili synon të analizojë treguesit demografikë, socialë dhe ekonomikë që prekin fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri.
Për të siguruar që ky raport të jetë i aksesueshëm për të gjithë aktorët kombëtarë—përfshirë vendimmarrësit, studiuesit, shoqërinë civile dhe publikun e gjerë—është thelbësore sigurimi i një përkthimi cilësor në gjuhën shqipe.
Titulli i punës:
Të ofrojë një përkthim profesional dhe të saktë nga anglishtja në shqip i raportit të plotë statistikor, duke siguruar qartësi, përputhshmëri të terminologjisë dhe ruajtje të kuptimit teknik.
Kohëzgjatja e angazhimit:
1 Korrik – 15 Korrik 2025
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Në koordinim me Observatorin, si dhe në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë dhe kombëtarë të përzgjedhur për zhvillimin e listës së treguesve dhe planeve të tabulimit, eksperti do të angazhohet në detyrat si në vijim:
- Të përkthejë afërsisht 150 faqe (format Word, përfshirë tabela, grafikë, fusnota dhe anekse) nga anglishtja në shqip.
- Të sigurojë përkthim të saktë të terminologjisë teknike të lidhur me statistikën.
- Të ruajë strukturën e formatimit të dokumentit origjinal.
- Të koordinohet me ekipet e INSTAT dhe UNICEF Shqipëri dhe/ose me redaktorë të caktuar për të adresuar komente apo sqarime.
Kualifikimet e kërkuara:
- Eksperiencë e provuar në përkthimin profesional me fokus në përmbajtje statistikore, teknike dhe/ose të lidhura me zhvillimin.
- Njohje të rrjedhshme të gjuhëve anglisht dhe shqip.
- Kuptim i dëshmuar i terminologjisë përkatëse.
Si të aplikoni?
Individët e interesuar (persona fizikë ose juridikë) janë të ftuar të shprehin interesin e tyre duke dërguar CV-në e tyre fizikisht ose email deri më 28 Qershor 2025.
Adresa: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjve
Rruga Brigada e VIII, Pall.LID, K.1, Z.1, Tiranë – Shqipëri
Email: hr@observator.org.al
📅 Thirrja është e hapur nga 15 Qershor deri më 28 Qershor 2025.
📢 Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
