Estela Koka (Çuka)

Eksperte e ODF - Berat

Estela Koka (Çuka) është diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë, si dhe ka përfunduar studimet në Master për Mësimdhënie për Arsimin e mesëm. Që nga 2007 është angazhuar vullnetarisht në projekte të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të gruas, nxitjen e pjesëmarrjes se mbrojtjes ne te drejtat e fëmijëve, aktivitete sociale me fëmijët jetim, te dhunuar dhe Rome, menaxhim vullnetaresh dhe mbledhje fondesh. Në fillim të karrieres së saj ka qenë e angazhuar si mësuese, në lidhje të drejtpërdrejt me fëmijët, dhe aktualisht është Eksperte e “Observatorit për të Drejtat e Fëmijës” për Qarkun e Beratit.

Estela ka kontribuar në hartimin e Strategjisë Rajonale 2012-2015 për Qarkun e Beratit. Si pjesë e punës dhe angazhimit të saj me Observatorin, ajo ka realizuar dhe raportet vjetore(që prej 2 vitesh) për realizimin e të drejtave të fëmijëve.