Albana Kastrati

Albana Kastrati

Eksperte e ODF - Shkodër

Albana Kastrati (Kullolli) është diplomuar në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, pranë Fakultetit Ekonomik, Dega Financë – Kontabilitet, në vitin 2004. Po në këtë vit emërohet pedagoge definitive pranë këtij departamenti.

Më pas në vitin 2006 – 2008 ka marrë Masterin në “Kontabilitet” pranë departamentit të Kontabilitetit, pranë Universitetit të Tiranës.

Më 19 Janar të vitit 2017 ka mbrojtur gradën “Doktor i Shkencave” në Universitetin e Tiranës, pranë departamentit të Kontabilitetit.

Gjatë këtyre viteve ajo ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme në lidhje me profesionin e kontabilistit. Gjithashtu, ka marrë pjesë në konferenca dhe ka shkruar artikuj të ndryshëm shkencorë.

Ajo është eksperte e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve në Shkodër, që nga muaji tetor 2017. Gjatë kësaj kohe, ajo është angazhuar në projekte të ndryshme që observatori ka realizuar në këtë qytet.