Ripublikuar-Njoftim punësimi- Akelius Project Assistant

Tiranë, më 26 Shtator 2022

Ripublikuar-Njoftim punësimi

“Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve” është e interesuar që të punësoj Project Assistant për zbatimin e Projektit me donator UNICEF “ Reaching the unreached” .

Personi/at duhet të plotesojne kriteret e mëposhtme :

  • Të jenë të pajisur me diplomë në degën: Gjuhë e huaj (anglisht), Informatikë, Shkenca kompjuterike ose në fusha të ngjashme;
  • Të kenë të paktën 7 vite  eksperiencë pune në mësimdhënie dhe punë me fëmijët;
  • Të njohin dhe përdorin: Platformën Akelius, një platformë digjitale për mësimdhënien dhe të nxënit e gjuhëve të huaja;
  • Të jenë të njohur me metodat e studimeve të kombinuara brenda klasës (blended learning);
  • Të interesuarit me diplomë master apo nivele me të larta kualifikuese do të kenë prioriret.

Personat e interesuar preferohet të kenë eksperienca të mëparshme angazhimi me Organizatat, Nderkombetare dhe Institucionet lokale dhe Qendrore, .

Personat e interesuar janë të lutur që të dërgojnë CV e tyre brenda dt. 30.09.2022  në adresën:

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe Të Rinjve

Rruga “Brigada e VIII”, Pall LID”

Kt 1, Z. 1 Tirane – Albania

E-mail: info@observator.org.al

Web: www.observator.org.al

 

Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur që nga data e ripublikimit (26 Shtator 2022) e deri në mbylljen e saj (30 Shtator 2022).  Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.