Observatori Shkodër – 20 nëntor 2011
Në kuadër të 20 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, Observatori Shkodër në bashkëpunim me zyrën ACA në këtë qark, organizuan aktivitetin ndërgjegjësues për të drejtat e fëmijëve. Pjesëmarrës në këtë veprimtari ishin përfaqësues të Këshillit të Komunës, mësues dhe prindër. Veprimtaria konsistoi në pjesëmarrjen e fëmijëve të shkollave 9-vjeçare. Fëmijët me anë të esseve dhe vizatimeve shprehën mendimet lidhur me të drejtat që ata gëzojnë.
Qëllimi kryesor i kësaj veprimtarie ishte promovimi i të drejtave të fëmijëve tek institucionet të cilat kanë lidhje të drejtpërdrejtë me ta, tek mësuesit, prindërit si dhe tek vetë fëmijët. Për këtë arësye në nisje të aktivitetit, Observatori Shkodër bëri një prezantim me qëllim informimi mbi Konventën e të Drejtave të Fëmijëve.
Në përfundim të kësaj veprimtarie, fëmijët u shprehen entuziast dhe organizatorët gjithashtu, duke shprehur interesin për të organizuar dhe veprimtari të tjera në të ardhmen.
