THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI- EKSPERT
Tiranë, më 7 Shtator 2022
Thirrje për shprehje interesi
“Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve”, në kuadër të zbatimit të projektit “U-report- I am young and my voice matters” të zbatuar në partneritet me UNICEF në Shqipëri, është i interesuar të angazhojë 1 ekspert, person fizik, ose person juridik.
Tituli i punës: Ekspert për të analizuar gjetjet nga sondazhet dhe për të përgatitur një përmbledhje politikash- 34 ditë pune
Kohëzgjatja e angazhimit: 19 shtator 2022 – 10 maj 2023
Të interesuarit duhet të jenë të pajisur me diplomë master dhe të kenë të paktën 5 vite eksperiencë pune në fushën për të cilën aplikojnë, ose me diplomë bachelor dhe të kenë të paktën 7 vite eksperiencë pune.
Individët, personat fizik dhe/ose juridik të interesuar janë të lutur anë të lutur që të shprehin interesin duke dërguar bashkëngjitur një CV deri me datë 13.09.2022 (fizikisht ose me email):
Adresa: Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe te Rinjëve,
Rruga.Brigada e VIII, Pall.LID, K.1,Z.1, Tirane – Shqipëri
Email: info@observator.org.al
Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur që nga data e bërjes publike (07.09.2022) e deri në mbylljen e saj (13.09.2022). Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.
