Jonida Rustemaj

Jonida Rustemaj

Eksperte e ODF - Vlore

Jonida Rustemaj është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë pranë Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, ka përfunduar studimet në Master të shkencave në Matematikë Financë.
Që nga viti 2010 është angazhuar si eksperte rajonale pranë “Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve “ në qarkun e Vlorës.

Jonida është pjesë aktive e lobimeve për të drejtat e fëmijëve në Qarkun e Vlorës , në hartimin e Strategjive Rajonale për të Drejtat e Fëmijëve , në Menaxhim Vullnetarësh dhe Mbledhje fondesh për fëmijët jashtë kujdesit prindëror në qendra rezidenciale . Pjesë e punës së saj janë dhe raportet vjetore në fushën e të Drejtave të Fëmijëve.