KËRKESË PËR OFERTA-Prokurim pajisjesh IT-RISTOR

KËRKESË PËR OFERTA

 

Titulli: Prokurim pajisjesh IT në kuadër të zbartimit të projektit “RISTOR – Rural Innovation Centres for Sustainable and Inclusive Tourism”

Programi Interreg VI-A IPA Greqi – Shqipëri 2021–2027

Autoriteti Kontraktor:Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve

Data e publikimit: 27/ 04/ 2026

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave: 25/ 05/ 2026, ora 17:00

 

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve (“Observatori”) është një organizatë jofitimprurëse e themeluar në vitin 2013, e cila punon për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe mirëqenies së fëmijëve dhe të rinjve përmes kërkimit shkencor, analizës së politikave, advokimit, ngritjes së kapaciteteve, si dhe bashkëpunimit me institucionet publike dhe aktorët kryesorë.

Kjo procedurë prokurimi zbatohet në kuadër të projektit “Rural Innovation Centers for Sustainable and Inclusive Tourism (RISTOR)”, i cili është miratuar për zbatim në kuadër të Thirrjes së Parë për Propozime për Projekte të Përbashkëta të Programit të Bashkëpunimit INTERREG (VI-A) IPA CBC “Greece–Albania 2021–2027”, nën Aksin Prioritar 3, Objektivi Specifik RSO4.

  1. QËLLIMI

Observatori në kuadër të zbatimit të projektit RISTOR, fton operatorët ekonomikë të paraqesin ofertat e tyre për:

“Furnizim me pajisje IT”

“Kjo procedurë prokurimi zhvillohet në përputhje me rregullat e përcaktuara në Interreg VI-A IPA Greece–Albania 2021–2027 Programme Manual (Kapitulli: Zbatimi i Projektit – Prokurimi Publik), me parimet përkatëse të Bashkimit Evropian dhe ato kombëtare për prokurimin publik, si dhe me rregullat e brendshme të menaxhimit financiar të Observatorit.”

  1. LOTI

Kjo procedurë zhvillohet me:

  • 1 LOT të vetëm
  1. SPECIFIKIMET TEKNIKE
Produkti Sasia
Laptop

Mobile Workstation me procesor Intel Core i5-1340P (12 cores, deri 4.6 GHz)

16GB RAM LPDDR5

SSD 512GB M.2 PCIe NVMe

ekran 16” WUXGA (1920×1200) IPS anti-glare

kartë grafike NVIDIA RTX A500 4GB GDDR6

Intel Iris Xe Graphics

lidhje Wi-Fi 6E, Bluetooth 5.x, porte USB-C Thunderbolt 4, USB-A, HDMI, Ethernet RJ-45

kamerë FHD me IR dhe mikrofon dual array, audio Dolby Audio,

bateri deri 52.5Wh ose 86Wh (varësisht konfigurimit), sistem operativ Windows 11 Pro

2 copë
Kamera Digjitale

120° wide field of view

5x digital zoom with digital pan and tilt

AI-powered auto framing

Omnidirectional microphones with noise suppression

Mic range up to 6 m (20 ft)

Superb low-light performance

Dual-stream support

USB 3.0 plug and play

1 copë
Dron me kamerë

Drone foldable, portativ

Kamera: 12MP, video 4K, gimbal 3-axis

Fluturimi: ≥21 min, distancë ≥4 km

Navigim: GPS/GLONASS, obstacle

avoidance, RTH Transmetim: Live video

1080p në smartphone Memoria: ≥8GB

internal + microSD Ndërlidhja: Wi-Fi,

USB-C Pesha: ~430g Aksesorë: 3x

bateri, remote controller, charging hub,

propellers rezervë, çantë transporti

Funksione: QuickShot, Smart Capture,

Panorama Garanci: ≥1 vit

 

1 copë
Mikrofon wireless (sistem me 2 mikrofonë + 1 marrës)

Teknologjia e transmetimit: 2.4 GHz digital Drejtimi I kapjes së zërit: 360° omnidirectional

Distanca e punës: deri në 100 m (pa pengesa)

Reduktim zhurme: Po(Environmental Noise Cancellation / ENC)

Monitorim në kohë reale: Po

Bateri mikrofoni: 300 mAh

Bateri kutie karikimi: 1100 mAh

Koha e punës: deri në 7–10 orë (deri 25 orë me kuti karikimi)

Koha e karikimit: 1–2 orë

Porta e karikimit: Type-C

Frekuenca e punës: 2.4 GHz (digital transmission)

Përgjigja e frekuencës: 20 Hz – 20 kHz

Përdorimi: vlogging, intervista, livestream, video/recording

Veçori shtesë: wind muff (mbrojtje ndaj erës), display digital, dizajn kompakt dhe portativ

 

1 set

 

Canva Pro

Abonim 1 vjeçar per 1 perdorues

1
Hard Drive të Jashtëm

HDD I jashtem 4TB,

ndërfaqe USB 3.0 /USB 3.2 Gen 1 me shpejtësi transferimi deri në 5 Gb/s,

Disk mekanik 5400 RPM, performancë reale rreth 100–120 MB/s shkrim/lexim,

Plug & Play, ipërshtatshëm për backup dhe ruajtje të të Dhënave,

Kompatibil me Windows 10/11 dhe macOS.

 

4 copë
SSD HDD

SSD i jashtëm me kapacitet 2TB,

teknologji NVMe Solid State Drive,

ndërfaqe USB 3.2 Gen 2 (10Gbps), me shpejtësi leximi deri në 1050 MB/s dhe shkrimi deri në 1000 MB/s,

Ndërtim kompakt dhe rezistent me mbrojtje IP55ndaj ujit dhe pluhurit, si dhe rezistencë ndaj goditjeve deri në 2–3 metra,

Pajisje portable me dizajn gome silikoni për qëndrueshmëri,

kompatibil me Windows, macOS, Android dhe pajisje me USBC/USB-A (me adaptor),

Plug&Play, pa instalim software.

 

2 copë
Ekran Smart Board

Screen Diagonal 65′;

Backlight Direct LED;

Resolution 4K UHD (3840 X 2160);

Aspect Ratio 16 : 9;

Brightness 350nits (with glass) / 400nits (without glass);

Contrast Ratio 1200:1;

Dynamic Contrast Ratio 30,000:1;

Viewing Angle 178 degree (H) / 178 degree (V);

Color gamut (x% NTSC) 72%;

Frame Rate 60Hz;

Response Time 8ms;

Color Depth 10-bit;

Light life 50,000hrs;

Orientation Landscape;

Number of touches -Up to 40 Point Multi-touch;

Touch interface USB- B X 2;

Touch Resolution 32767 x 32767;

Built-in speaker 16W x 2)

Wifi Connection

 

1 copë
Document Sharing Station

CPU: Intel Core i5 (Gen 13 ose më i ri), ≥10 cores

RAM: 16GB DDR5 (expandable)

Storage: 512GB SSD NVMe

Grafikë: Integrated UHD (mbështetje 4K)

Porta: USB-C, ≥6x USB-A, HDMI, DP, VGA, RJ-45

Rrjet: Gigabit LAN, Wi-Fi 6 (opsional),

Bluetooth

OS: Windows 11 Pro

PSU: ≥180W

Formë: Tower

Siguri: TPM 2.0

Aksesorë: Tastierë + Mouse

 

1 copë
Monitor

Madhësia ekranit: 23.8” (IPS, panel i sheshtë) Rezolucioni: Full HD

(1920 × 1080) Raporti i aspektit: 16:9

Ndriçimi: 250 cd/m² Kontrasti: 1300:1 (dinamik deri 3,000,000:1) Këndet e shikimit: 178° / 178° Koha e reagimit: 4– 6 ms Frekuenca e rifreskimit: 48Hz – 100Hz Ngjyrat: 16.7 milion (99% sRGB)

Teknologji paneli: IPS, anti-glare (kundër reflektimit) Portat: 1× HDMI 1.4 1× VGA (D-Sub)

Konsumi i energjisë: ~16W tipik (maks 19W) VESA mount: 100 × 100 mm (montim në mur/krah)

Veçori shtesë: Low Blue Light, Flicker

Free, dizajn “NearEdgeless” (korniza të holla)

 

1 copë

Tabelë 1: Të gjithë artikujt duhet të jenë të rinj dhe në ambalazhimin origjinal

  1. KUSHTE TË PËRGJITHSHME
  • Pajisjet duhet të jenë të reja
  • Garanci minimumi 24 muaj
  • Çmimi të përfshijë transportin dhe dorëzimin
  1. BURIMI I FINANCIMIT

Kjo procedurë prokurimi zbatohet në kuadër të projektit “Rural Innovation Centers for Sustainable and Inclusive Tourism (RISTOR)”, i cili është miratuar për zbatim në kuadër të Thirrjes së Parë për Propozime për Projekte të Përbashkëta të Programit të Bashkëpunimit INTERREG (VI-A) IPA CBC “Greece–Albania 2021–2027”, nën Aksin Prioritar 3, Objektivi Specifik RSO4.

  1. GJUHA

Gjuha e punës për këtë procedurë prokurimi është shqip, megjithatë nuk ka nevojë të përktheni në shqip çdo çertifikim të marrë nga Institucionet Qeveritare dhe kontratat/ çertifikimet / referencat e marra nga palët e treta në anglisht.

  1. DOKUMENTET QË DUHET TË PARAQESË OFERTUESI

Dokumentet që duhet të paraqesë ofertuesi janë:

  1. Ekstraktin nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit të Biznesit ose ekuivalente, që konfirmon statusin ligjor dhe fushën e veprimtarisë në lidhje me këtë procedurë prokurimi.
  2. Vërtetim mbi Gjendjen Ligjore, që konfirmon se shoqëria nuk është në proces falimentimi, likuidimi apo në procese gjyqësore që mund të ndikojnë në zbatimin e kontratës (Deklarata nuk duhet të jetë më e vjetër se tre (3) muaj.)
  3. Pasqyrat Financiare të aplikantit për tre (3) vitet e fundit financiare, ose dokumentacion ekuivalent që dëshmon kapacitetin financiar të shoqërisë.
  4. Vërtetim për Shlyerjen e Detyrimeve Tatimore dhe të Sigurimeve Shoqërore, i lëshuar nga Drejtoria e Tatimeve, që konfirmon se aplikanti nuk ka detyrime të papaguara.
  5. Dëshmi e Përvojave të Ngjashme, që konsiston në të paktën një (1) kontratë të ngjashme për nga natyra dhe vlera, të përfunduar me sukses. Dokumentacioni mbështetës ose letrat e referencës mund të kërkohen.
  6. Oferta Financiare, që përfshin një preventiv të detajuar për pajisjet e kërkuara, duke treguar qartë çmimet për njësi, çmimet totale, si dhe duke përfshirë të gjitha kostot përkatëse, si transporti dhe dorëzimi.
  7. Deklaratat e Ofertuesit (Aneks A dhe Aneks B i kësaj Thirrjeje).

 

  1. DORËZIMI I OFERTAVE

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është: 25 Maj 2026, ora 17:00. Ofertat e paraqitura pas këtij afati nuk do të merren në konsideratë. Operatorët ekonomikë të interesuar duhet të dorëzojnë ofertën e tyre së bashku me të gjithë dokumentacionin e kërkuar në zarf të mbyllur. Dorëzimi i ofertave mund të bëhet dorazi, ose me postë në adresën e mëposhtme:

Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve

Rruga “Brigada e VIII”

Pall. LID, Kati 1, Zyra 1

Tiranë, Shqipëri

Ofertuesit do të dorëzoj një palë dokumenta origjinale dhe një palë dokumenta kopje të të gjithë dokumentacionit të tenderit. Dokumentet duhet të vendoset në zarf të mbyllur, duke i ndarë dhe shënuar zarfet: Origjinal dhe Kopje. Pra, gjithësej janë dy zarfe nga të cilët njëri përmban dokumentacionit original dhe njëri dokumentacionin kopje.  Këto zarfe që përmbajnë origjinalin dhe kopjet do të bashkohen në një paketë të vetme të mbyllur. Oferta Financiare dhe dokumentacioni tjeter teknik/kualifikues duhet te jene te ndara ne zarfe te vecanta, si origjinali ashtu edhe kopja.

Paketat e brendshme dhe të jashtme duhet:

  1. Të mbajnë emrin, numrin e idenfikimit (NIPT) dhe adresën e ofertuesit;
  2. T‘i adresohet Observatorit në adresën e përshkruar më lart;
  3. Të ketë të shënuar titullin e tenderit – Prokurim pajisjesh IT në kuadër të zbartimit të projektit “RISTOR – Rural Innovation Centres for Sustainable and Inclusive Tourism”;
  4. Të ketë të shënuar në krye të zarfit njoftimin “Të mos hapet para kohës dhe datës së hapjes së Ofertave”.

 

  1. VLERËSIMI I OFERTAVE

Komisioni do të kontrollojë ofertat për të siguruar që ato nuk përmbajnë gabime matematikore apo ndryshime në specifikimet teknike të mallrave. Për të ndihmuar në ekzaminimin, vlerësimin dhe krahasimin e ofertave, Komisioni, në diskrecionin e tij, mund të kërkojë ndihmë nga profesionistë të tjerë në cilësinë e konsulentit pranë Komisionit. Observatori rezervon të drejtën të ndryshojë sasinë mallrave të kërkuara të përcaktuara në Dokumentet e Tenderit pa ndonjë ndryshim në çmimin e njësisë ose kushteve dhe kushteve të tjera dhe të pranojë ose refuzojë çdo, të gjitha ose një pjesë të ofertave të paraqitura.

Një konsideratë e ulët do t’i jepet ofertave për anomalitë e çmimeve. Ofertat e gjetura nga Komisioni i Vlerësimit të jenë jorealiste të ulta do të skualifikohen mbi këtë bazë pavarësisht nga rezultati i tyre.

  • Vlerësimi Teknik

Ofertat do të vlerësohen fillimisht për përputhshmërinë e tyre teknike, duke vlerësuar kapacitetin e ofertuesit për të realizuar me sukses furnizimin e pajisjeve të kërkuara në përputhje me specifikimet teknike.

  • Vlerësimi financiar

Vlerësimi financiar pason vlerësimin teknik dhe bazohet në çmimin e ofertës. Kriteri i kostos vlerësohet duke i dhënë ofertës më të ulët të kualifikuar vendin e parë në renditje e kështu me radhë deri tek oferta më e lartë ekonomike qe do te zërë vendin e fundit në renditje.

  • Shpallja e Fituesit të Kontratës

Kontrata do të akordohet mbi bazën e renditjes përfundimtare të ofertave të kualifikuara, në përputhje me kriteret e vlerësimit të përcaktuara në dokumentacionin e tenderit. Ofertuesi fitues do të njoftohet me shkrim dhe mund t’i kërkohet të paraqesë dokumentet origjinale për verifikim.

  1. VLEFSHMËRIA E DOKUMENTACIONIT

Dokumentat e kërkuara për këtë tender nuk mund të jenë më të vjetra se tre muaj në datën e tenderit.

Aplikantët nuk mund të aplikojnë nëse:

  • Nuk janë të regjistruar në Shqipëri si tregtar apo shoqëri tregtare.
  • Janë të falimentuar ose në proces falimentimi.
  1. AFATI I DORËZIMIT TË MALLRAVE

30 ditë nga nënshkrimi i kontratës.

  1. PAGESA

Pagesa kryhet me transferee bankare pas:

  • dorëzimit të mallrave
  • faturës së rregullt tatimore
  • procesverbalit të marrjes në dorëzim

 

  • INFORMACION SHTESË
  • Të gjitha dokumentet e tenderit duhet të plotësohen plotësisht, në mënyrë që të shmanget skualifikimi.
  • Ofertat duhet të përgatiten në përputhje të plotë me dokumentacionin e tenderit.
  • Asnjë ofertues nuk lejohet të ndryshojë apo të modifikojë kushtet dhe termat e përcaktuara në dokumentet origjinale të tenderit.
  • Kërkesat për sqarime duhet të paraqiten me shkrim jo më vonë se tre (3) ditë pune përpara afatit të dorëzimit të ofertave.
  • Kërkesat për sqarime mund të dërgohen në adresën e mëposhtme:

📧 info@observator.org.al

  • Përgjigjet do të jepen brenda dy (2) ditëve pune nga momenti i marrjes së kërkesës.
  1. MASHTRIMI DHE KORRUPSIONI

Observatori kërkon që aplikantët të respektojnë standardet më të larta të etikës gjatë prokurimit dhe ekzekutimit të kontratave. Në ndjekje të një politike të tillë, Observatori përcakton për qëllimin e kësaj dispozite, termat e përcaktuara më poshtë:

  1. “Praktikë korruptive” nënkupton Ofertimin, dhënien, marrjen ose kërkimin e çfarëdo vlere për të ndikuar veprimin e një zyrtari publik në procesin e prokurimit ose në ekzekutimin e kontratës.
  2. “Praktika mashtruese” do të thotë një keqpërfaqësim i fakteve me qëllim të ndikimit të një procesi të prokurimit ose ekzekutimit të një kontrate në dëm të Observatorit dhe përfshin praktikat sekrete të marrëveshjeve të paligjshme midis tenderuesve (para ose pas paraqitjes së ofertës) të dizajnuara për të vendosur çmimet e ofertës në nivele artificiale, jo konkurruese dhe të privojë huamarrësin nga përfitimet e konkurrencës së lirë dhe të hapur.

Observatori do të refuzojë një propozim nëse përcakton që Ofertuesi është angazhuar në praktika korruptive ose mashtruese në konkurrencën e kontratës. Observatori gjithashtu do të deklarojë një firmë të papërshtatshme për dhënien e një kontrate, ose në një kohë të pacaktuar ose për një periudhë të caktuar kohe, nëse përcakton që firma është angazhuar në praktika korruptive ose mashtruese në konkurrencë, ose në ekzekutimin e një kontrate të financuar nga Observatori.

Kontakti i drejtpërdrejtë me punonjësit ose menaxherët e Observatorit në lidhje me paraqitjen tuaj gjatë periudhës së vlerësimit të tenderit është i ndaluar.

Cdo përpjekje e tenderuesve për të ndikuar në përfaqësuesit e Observatorit në vlerësimin e ofertave ose vendimeve për dhënien e kontratës, do të rezultojë në refuzimin e menjëhershëm të ofertës së tyre.

  1. ETIKA

Gjatë kohës së bashkëpunimit me Observatorin, Ofertuesi duhet të respektojë politikat e brendshme të Observatorit dhe duhet të mbrojë gjithmonë interesat dhe të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve, sipas politikës dhe legjislacionit të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve; dhe të verë këto interesa mbi interesin e tij/saj personal si dhe të mos kryejë akte që kompromentojnë apo dëmtojnë fëmijët dhe të rinjtë.

  1. NDRYSHIMI I DOKUMENTIT TË TENDERIT

Në çdo kohë përpara afatit të fundit për dorëzimin e tenderëve, Observatori mund të ndryshojë Dokumentin e Tenderit duke lëshuar shtesa. Cdo shtesë e lëshuar do të jetë pjesë e Dokumentit të Tenderit dhe do t’u komunikohet me shkrim të gjithë atyre që janë regjistruar. Për t’i dhënë ofertuesve të ardhshëm një kohë të arsyeshme në të cilën marrin një shtesë në përgatitjen e tenderëve të tyre, Observatori mund, sipas gjykimit të saj, të zgjasë afatin për paraqitjen e tenderëve.

  1. KOSTOJA E TENDERIT

Ofertuesi do të përballojë të gjitha kostot që lidhen me përgatitjen dhe dorëzimin e ofertës së tij, dhe Observatori në asnjë rast nuk është përgjegjës për ato kosto, pavarësisht nga sjellja ose rezultati i procesit të tenderimit.