“Procedurë prokurimi për kontraktimin e shërbimeve të ekspertizës së jashtme për zbatimin e aktiviteteve të projektit “RISTOR – Rural Innovation Centres for Sustainable and Inclusive Tourism”
KËRKESË PËR OFERTA
Titulli: “Procedurë prokurimi për kontraktimin e shërbimeve të ekspertizës së jashtme për zbatimin e aktiviteteve të projektit “RISTOR – Rural Innovation Centres for Sustainable and Inclusive Tourism”
Programi Interreg VI-A IPA Greqi – Shqipëri 2021–2027
Autoriteti Kontraktor:
Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve
Data e publikimit: 27/ 02/ 2026
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave: 03/ 04/ 2026, ora 17:00
Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve (“Observatori”) është një organizatë jofitimprurëse e themeluar në vitin 2013, e cila punon për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe mirëqenies së fëmijëve dhe të rinjve përmes kërkimit shkencor, analizës së politikave, advokimit, ngritjes së kapaciteteve, si dhe bashkëpunimit me institucionet publike dhe aktorët kryesorë.
Kjo procedurë prokurimi zbatohet në kuadër të projektit “Rural Innovation Centers for Sustainable and Inclusive Tourism (RISTOR)”, i cili është miratuar për zbatim në kuadër të Thirrjes së Parë për Propozime për Projekte të Përbashkëta të Programit të Bashkëpunimit INTERREG (VI-A) IPA CBC “Greece–Albania 2021–2027”, nën Aksin Prioritar 3, Objektivi Specifik RSO4.
- QËLLIMI
Observatori në kuadër të zbatimit të projektit RISTOR, fton subjekte juridike (kompani/organizata) dhe persona fizikë të regjistruar që ofrojnë shërbime profesionale dhe disponojnë një NIPT aktiv, të paraqesin ofertat e tyre për kontraktimin e shërbimeve të ekspertizës së jashtme për zbatimin e aktiviteteve të projektit RISTOR.
“Kjo procedurë prokurimi zhvillohet në përputhje me rregullat e përcaktuara në Interreg VI-A IPA Greece–Albania 2021–2027 Programme Manual (Kapitulli: Zbatimi i Projektit – Prokurimi Publik), me parimet përkatëse të Bashkimit Evropian dhe ato kombëtare për prokurimin publik, si dhe me rregullat e brendshme të menaxhimit financiar të Observatorit.”
- STRUKTURA E LOT-EVE
Kjo procedurë zhvillohet me:
- LOT 1 – Ekspert i jashtëm për menaxhim dhe koordinim të projektit (D.1.2) – Buxheti indikativ: 4,000 EUR
- LOT 2 – Ekspertë për hartimin e analizës së aktorëve dhe analizës së tregut për turizëm të qëndrueshëm (rajoni Korçë) (D.4.1 & D.4.2) – Buxheti indikativ: 16,200 EUR
- LOT 3 – Hartim dhe zbatim i programit të trajnimit për turizëm të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës (D.4.5 & D.5.2) – Buxheti indikativ: 11,300 EUR
- LOT 4 – Zhvillim i modeleve të biznesit dhe planit lokal të veprimit (D.4.3 & D.5.1) – Buxheti indikativ: 9,000 EUR
- LOT 5 – Shërbime ekspertize për evente rrjetëzimi dhe mbështetje për platformën e turizmit (D.5.3 & D.5.4) – Buxheti indikativ: 12,900 EUR
- PJESËMARRJA NË LOT-E
Në këtë procedurë mund të aplikojnë subjekte juridike (kompani/organizata) dhe persona fizikë të regjistruar që ofrojnë shërbime profesionale dhe disponojnë një NIPT aktiv. Të interesuarit mund të paraqesin ofertë:
- për një (1) LOT,
- për më shumë se një LOT, ose
- për të gjithë LOT-et,
me kusht që të përmbushin kriteret e kualifikimit dhe kërkesat teknike të përcaktuara për secilin LOT për të cilin aplikojnë.
Çdo LOT do të vlerësohet në mënyrë të pavarur. Për secilin LOT mund të lidhet një kontratë e veçantë.
Autoriteti Kontraktor rezervon të drejtën të shpallë fitues të ndryshëm për LOT-e të ndryshme ose të akordojë më shumë se një LOT të njëjtit ofertues, nëse ai përmbush kriteret dhe renditet i pari në vlerësimin përkatës.
- KËRKESA TË DETYRUESHME PËR APLIKIMIN NË MË SHUMË SE NJË LOT
Për çdo LOT për të cilin aplikon, ofertuesi duhet të paraqesë dokumentacion teknik dhe financiar të plotë, të ndarë qartazi dhe të identifikuar specifikisht për secilin LOT.
Mosparaqitja e dokumentacionit të ndarë për secilin LOT mund të çojë në skualifikimin e ofertës për LOT-in përkatës.
Kapaciteti teknik dhe financiar do të vlerësohet veçmas për secilin LOT për të cilin paraqitet ofertë.
- SPECIFIKIMET DHE TERMAT E REFERENCËS
Specifikimet e detajuara për secilin LOT përfshihen në Termat e Referencës (ToR), të cilat janë pjesë integrale e kësaj Thirrjeje (Aneks C).
- BURIMI I FINANCIMIT
Kjo procedurë prokurimi zbatohet në kuadër të projektit “Rural Innovation Centers for Sustainable and Inclusive Tourism (RISTOR)”, i cili është miratuar për zbatim në kuadër të Thirrjes së Parë për Propozime për Projekte të Përbashkëta të Programit të Bashkëpunimit INTERREG (VI-A) IPA CBC “Greece–Albania 2021–2027”, nën Aksin Prioritar 3, Objektivi Specifik RSO4.
- GJUHA
Gjuha e punës për këtë procedurë prokurimi është shqip, megjithatë nuk ka nevojë të përktheni në shqip çdo çertifikim të marrë nga Institucionet Qeveritare dhe kontratat/ çertifikimet / referencat e marra nga palët e treta në anglisht.
- DOKUMENTET QË DUHET TË PARAQESË OFERTUESI
Dokumentet që duhet të paraqesë ofertuesi janë:
- Përshkrim i shkurtër i Propozimit Teknik/ Metodologjik për LOT-in, duke përfshirë qasjen metodologjike, aktivitetet kryesore, rezultatet e pritshme.
- Oferta financiare e detajuar (kostot për orë/ditë pune), brenda buxhetit maksimal të LOT-it.
- Dokumenti i Regjistrimit Ligjor
- Për kompanitë: Ekstrakt nga Qendra Kombëtare e Biznesit ose ekuivalente, që konfirmon statusin ligjor dhe fushën e veprimtarisë në lidhje me këtë procedurë prokurimi.
- Për ekspertët individualë: Dokument që vërteton regjistrimin si person fizik i regjistruar me NIPT për ofrimin e shërbimeve profesionale.
- Deklaratë mbi Gjendjen Ligjore e nënshkruar nga ofertuesi (jo më e vjetër se 3 muaj) që konfirmon se:
- nuk është në falimentim ose likuidim;
- nuk është subjekt i procedurave gjyqësore që mund të ndikojnë në realizimin e kontratës;
- nuk është dënuar për shkelje profesionale.
- Vërtetim për Shlyerjen e Detyrimeve Tatimore dhe të Sigurimeve Shoqërore, i lëshuar nga Drejtoria e Tatimeve, që konfirmon se aplikanti nuk ka detyrime të papaguara.
- Minimalisht 1 referencë/kontratë e ngjashme e përfunduar (ose vërtetim)/ raport/produkt i ngjashëm
- CV e ekspertit(ëve) që dëshmon përvojën profesionale dhe ekspertizën në fushën përkatëse.
- Deklaratat e Ofertuesit:
- DORËZIMI I OFERTAVE
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është: 03 Prill 2026, ora 17:00. Ofertat e paraqitura pas këtij afati nuk do të merren në konsideratë. Operatorët ekonomikë ose ekspertët individualë të interesuar duhet të dorëzojnë ofertën e tyre së bashku me të gjithë dokumentacionin e kërkuar në zarf të mbyllur ose nëpërmjet email.
Dorëzimi i ofertave dorazi, ose me postë duhet të bëhet në adresën e mëposhtme:
Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve
Rruga “Brigada e VIII”
Pall. LID, Kati 1, Zyra 1
Tiranë, Shqipëri
Oferta Financiare dhe dokumentacioni tjeter teknik/kualifikues duhet te jene te ndara ne zarfe te vecanta.
Zarfi duhet:
- Të mbajë emrin, numrin e idenfikimit (NIPT) dhe adresën e ofertuesit;
- T‘i adresohet Observatorit në adresën e përshkruar më lart;
- Të ketë të shënuar titullin e tenderit – Procedurë prokurimi për kontraktimin e shërbimeve të ekspertizës së jashtme për zbatimin e aktiviteteve të projektit “RISTOR – Rural Innovation Centres for Sustainable and Inclusive Tourism;
- Të ketë të shënuar numrin e Lotit për të cilin po aplikon;
- Të ketë të shënuar në krye të zarfit njoftimin “Të mos hapet para kohës dhe datës së hapjes së Ofertave”
Dorëzimi i ofertave me email duhet të bëhet në postën elektronike: hr@observator.org.al
Oferta Financiare dhe dokumentacioni tjeter teknik/kualifikues duhet te jene te ndara ne emaile te vecanta.
Titulli i email duhet të:
- Të mbajë emrin, numrin e idenfikimit (NIPT);
- Të ketë të shënuar titullin e tenderit – Procedurë prokurimi për kontraktimin e shërbimeve të ekspertizës së jashtme për zbatimin e aktiviteteve të projektit “RISTOR – Rural Innovation Centres for Sustainable and Inclusive Tourism;
- Të ketë të shënuar numrin e Lotit për të cilin po aplikon;
- Të ketë specifikuar Dokumenta Teknike apo Ofertë Financiare
- VLERËSIMI I OFERTAVE
Vlerësimi do të kryhet në dy faza: vlerësim teknik dhe vlerësim financiar.
Kontrata do të akordohet bazuar në renditjen përfundimtare të ofertave të kualifikuara për secilin LOT.
- Vlerësimi Teknik
Ofertat do të vlerësohen fillimisht për përputhshmërinë e tyre teknike, duke vlerësuar kapacitetin e ofertuesit për të realizuar me sukses furnizimin e pajisjeve të kërkuara në përputhje me specifikimet teknike.
10.2 Vlerësimi financiar
Vlerësimi financiar pason vlerësimin teknik dhe bazohet në çmimin e ofertës. Kriteri i kostos vlerësohet duke i dhënë ofertës më të ulët të kualifikuar vendin e parë në renditje e kështu me radhë deri tek oferta më e lartë ekonomike qe do te zërë vendin e fundit në renditje.
- Shpallja e Fituesit të Kontratës
Kontrata do të akordohet mbi bazën e renditjes përfundimtare të ofertave të kualifikuara, në përputhje me kriteret e vlerësimit të përcaktuara në dokumentacionin e tenderit. Ofertuesi fitues do të njoftohet me shkrim dhe mund t’i kërkohet të paraqesë dokumentet origjinale për verifikim.
- INFORMACION SHTESË
- Të gjitha dokumentet e tenderit duhet të plotësohen plotësisht, në mënyrë që të shmanget skualifikimi.
- Ofertat duhet të përgatiten në përputhje të plotë me dokumentacionin e tenderit.
- Asnjë ofertues nuk lejohet të ndryshojë apo të modifikojë kushtet dhe termat e përcaktuara në dokumentet origjinale të tenderit.
- Kërkesat për sqarime duhet të paraqiten me shkrim jo më vonë se tre (3) ditë pune përpara afatit të dorëzimit të ofertave.
- Kërkesat për sqarime mund të dërgohen në adresën e mëposhtme:
- Përgjigjet do të jepen brenda dy (2) ditëve pune nga momenti i marrjes së kërkesës
- MASHTRIMI DHE KORRUPSIONI
Observatori kërkon që aplikantët të respektojnë standardet më të larta të etikës gjatë prokurimit dhe ekzekutimit të kontratave. Në ndjekje të një politike të tillë, Observatori përcakton për qëllimin e kësaj dispozite, termat e përcaktuara më poshtë:
- “Praktikë korruptive” nënkupton Ofertimin, dhënien, marrjen ose kërkimin e çfarëdo vlere për të ndikuar veprimin e një zyrtari publik në procesin e prokurimit ose në ekzekutimin e kontratës.
- “Praktika mashtruese” do të thotë një keqpërfaqësim i fakteve me qëllim të ndikimit të një procesi të prokurimit ose ekzekutimit të një kontrate në dëm të Observatorit dhe përfshin praktikat sekrete të marrëveshjeve të paligjshme midis tenderuesve (para ose pas paraqitjes së ofertës) të dizajnuara për të vendosur çmimet e ofertës në nivele artificiale, jo konkurruese dhe të privojë huamarrësin nga përfitimet e konkurrencës së lirë dhe të hapur.
Observatori do të refuzojë një propozim nëse përcakton që Ofertuesi është angazhuar në praktika korruptive ose mashtruese në konkurrencën e kontratës. Observatori gjithashtu do të deklarojë një firmë të papërshtatshme për dhënien e një kontrate, ose në një kohë të pacaktuar ose për një periudhë të caktuar kohe, nëse përcakton që firma është angazhuar në praktika korruptive ose mashtruese në konkurrencë, ose në ekzekutimin e një kontrate të financuar nga Observatori.
Kontakti i drejtpërdrejtë me punonjësit ose menaxherët e Observatorit në lidhje me paraqitjen tuaj gjatë periudhës së vlerësimit të tenderit është i ndaluar.
Cdo përpjekje e tenderuesve për të ndikuar në përfaqësuesit e Observatorit në vlerësimin e ofertave ose vendimeve për dhënien e kontratës, do të rezultojë në refuzimin e menjëhershëm të ofertës së tyre.
- ETIKA
Gjatë kohës së bashkëpunimit me Observatorin, Ofertuesi duhet të respektojë politikat e brendshme të Observatorit dhe duhet të mbrojë gjithmonë interesat dhe të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve, sipas politikës dhe legjislacionit të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve; dhe të verë këto interesa mbi interesin e tij/saj personal si dhe të mos kryejë akte që kompromentojnë apo dëmtojnë fëmijët dhe të rinjtë.
- NDRYSHIMI I DOKUMENTIT TË THIRRJES KËRKESË PËR OFERTË
Në çdo kohë përpara afatit të fundit për dorëzimin e tenderëve, Observatori mund të ndryshojë Dokumentin e Tenderit duke lëshuar shtesa. Cdo shtesë e lëshuar do të jetë pjesë e Dokumentit të Tenderit dhe do t’u komunikohet me shkrim të gjithë atyre që janë regjistruar. Për t’i dhënë ofertuesve të ardhshëm një kohë të arsyeshme në të cilën marrin një shtesë në përgatitjen e tenderëve të tyre, Observatori mund, sipas gjykimit të saj, të zgjasë afatin për paraqitjen e tenderëve.
- KOSTOJA E APLIKIMIT
Ofertuesi do të përballojë të gjitha kostot që lidhen me përgatitjen dhe dorëzimin e ofertës së tij, dhe Observatori në asnjë rast nuk është përgjegjës për ato kosto, pavarësisht nga sjellja ose rezultati i procesit të tenderimit.
